Mesimet e Dioles

KONDOMI I RI “I MENÇUR” NDRYSHON NGJYRË KUR ZBULON SËMUNDJE SEKSUALISHT TË TRANSMETUESHME!Një grup adoleshentësh shpikës...
30/09/2025

KONDOMI I RI “I MENÇUR” NDRYSHON NGJYRË KUR ZBULON SËMUNDJE SEKSUALISHT TË TRANSMETUESHME!

Një grup adoleshentësh shpikës nga Mbretëria e Bashkuar kanë dizajnuar një kondom që ndryshon ngjyrë në prani të sëmundjeve të zakonshme seksualisht të transmetueshme (SST).
Koncepti përfshin antitrupa të futur në materialin e kondomit, të cilët reagojnë me antigenet nga infeksione si klamidia, sifilizi, herpesi dhe HPV.
Çdo infeksion shkakton një ndryshim unik me ngjyra fluorescente: jeshile për klamidian, e verdhë për herpesin, vjollcë për HPV, e kështu me radhë.
Edhe pse nuk ka dalë ende në treg, prototipi u krijua për një garë shkencore shkollore dhe tashmë ka ndezur një debat global për të ardhmen e teknologjisë së shëndetit seksual.

Burimet:
www.science.org/content/article/teens-invent-condom-changes-color-when-it-detects-sti
www.cbsnews.com/news/teens-invent-color-changing-condom-to-warn-of-stds/
www.forbes.com/sites/tarahelle/2015/06/25/std-testing-color-changing-condoms-sound-awesome-but-arent-feasible-or-wise/

Qerpikët fallco ju bëjnë që t’ju bien qerpikët tuaj?Ato ju ekspozojnë ndaj ngjitësve toksikë që përmbajnë komponime të r...
28/09/2025

Qerpikët fallco ju bëjnë që t’ju bien qerpikët tuaj?

Ato ju ekspozojnë ndaj ngjitësve toksikë që përmbajnë komponime të rrezikshme si formaldehidi.
Fëmijët po fillojnë të përdorin grim dhe produkte toksike bukurie si qerpikët fallco gjithnjë e më herët, pavarësisht rreziqeve potenciale.

E vërteta? Produktet sintetike të bukurisë mund t’ju japin rezultate afatshkurtra, por mund t’ju kushtojnë shëndetin dhe bukurinë tuaj natyrale në planin afatgjatë.

Ja çfarë thuhet për përbërësit e ngjitësit në qerpikë fallco:

Studime dhe raporte që lidhen me “ngjitësin për qerpikë” dhe formaldehidin
1. “Formaldehyde Release From Eyelash Glues” (Xiong et al., 2022)
Ky studim analizoi 37 ngjitës për qerpikë (17 për konsumatorë dhe 20 për përdorim profesional) për praninë e formaldehidit me metodën “chromotropic acid method (CAM)”. Rezultatet treguan:
Nga ngjitësit për konsumatorë, 2 që deklaronin formaldehid dhe 2 që nuk e deklaronin, pra gjithsej 4 prej tyre dhanë rezultat pozitiv për formaldehid. 
Nga 20 ngjitës për përdorim profesional, 15 (75 %) rezultuan pozitivë për çlirim formaldehid. 
Autori e përdor këtë si argument për të paralajmëruar që ngjitësit për qerpikë edhe kur nuk deklarojnë formaldehid, mund të jenë burime të çlirimit të formaldehidit. 
Kjo studim mbështet idenë që disa ngjitës për qerpikë mund të çlirojnë formaldehid, që është një substancë e njohur me rreziqe toksike/irgjitëse.
2. IARC — Monografia për Formaldehidin
Formaldehid është klasifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) si karcinogjen për njeriun (Grupi 1). 
Raporti i “Report on Carcinogens” të NTP (USA) thotë se formaldehid “dihet që është karcinogjen për njeriun” bazuar në prova nga njerëz dhe provë mbështetëse nga kafshët. 
Në epidemiologi, ekspozime industriale ndaj formaldehidit janë lidhur me rritje të riskut për kancer të nazofaringut dhe disa forma leukemie. 
Kjo tregon se ne fakt formaldehidin nuk është vetëm një “përmendje” alarmiste por është një substancë me rrezik të njohur për shëndetin, veçanërisht në ekspozim të lartë ose i gjatë.
3. Toksiciteti i cyanoacrylate (komponent i përhershëm i shumë ngjitësve për qerpikë)
Cyanoacrylate, lloji i ngjitësit (“super glue”) që përdoret shpesh në aplikim të qerpikëve, mund të lëshojë avuj që irritojnë membranat (sy, hundë, fyt). 
Rreth 5 % e popullsisë mund të sensibilizohet nga avujt e cyanoacrylate pas përdorimeve të përsëritura, duke përjetuar simptoma alergjike ose grip-like. 
Kjo sugjeron se edhe përveç formaldehidit, komponentë kimikë të ngjitësve mund të sjellin irritime ose reagime të ndjeshme.

Për një herë rrallë që vendosni nuk ka problem, por mbajtja e tyre gjatë, shoqërohet me rreziqe!

26/09/2025

Fëmijët tuaj nuk do dëgjojnë leksionet tuaja për shëndet. Por ata do kopjojnë pjatën tuaj!

Çdo raft ku qëndron Dr. Botanica në Albi Mall më kujton se dashuria ime për natyrën dhe për njerëzit ka marrë formë. Kjo...
26/09/2025

Çdo raft ku qëndron Dr. Botanica në Albi Mall më kujton se dashuria ime për natyrën dhe për njerëzit ka marrë formë. Kjo është arsyeja pse kjo linjë bën diferencën!

www.drbotanica.com

Okra & Fenugreek = Shpresa natyrale kundër mikroplastikës💁‍♀️Studime të reja shkencore tregojnë se ekstraktet bimore nga...
25/09/2025

Okra & Fenugreek = Shpresa natyrale kundër mikroplastikës💁‍♀️

Studime të reja shkencore tregojnë se ekstraktet bimore nga okra (bamja) dhe fenugreek mund të largojnë deri në 90% të mikroplastikës nga uji i pijshëm.

Si funksionon?

Okra është e pasur me polisakaride natyrale ngjitëse, që veprojnë si magnet, i bashkojnë mikroplastikat në grumbuj, duke i bërë ato më të lehta për t’u filtruar.
Fenugreek përmban fibra të tretshme unike, të afta të kapin edhe më shumë mikroplastika, sidomos në ujin nëntokësor.

Kjo e bën kombinimin e tyre një nga metodat më premtuese dhe ekologjike të pastrimit të ujit, duke ofruar një alternativë natyrore ndaj kimikateve sintetike.

Ju gatuajini ose përdorini si të doni.

Një tjetër dëshmi që natyra shpesh ka zgjidhje më të zgjuara se teknologjia.

Mirëmëngjesi🌿

Një vizitë në qendrën relaksuese më të re në Prishtinë,  , Women and babies wellness studio.Një atmosferë relaksi dhe si...
24/09/2025

Një vizitë në qendrën relaksuese më të re në Prishtinë, , Women and babies wellness studio.
Një atmosferë relaksi dhe sigurie për mamin dhe bebin.
Përfitova nga rasti të bëj edhe një masazh nga fizioterapistë të certifikuar. Gjithashtu këtu gjeni dhe Japanese Head SPA (s’mu nda Japonia as këtu 😉☺️) dhe Hidroterapi për bebet dhe fëmijët tuaj!

Kush ka fëmijë nën 13 vjeç, ju sugjeroj hidroterapinë për përmirësim të qarkullimit të gjakut, qetësim të fëmijës, përmirësim të zhvillimit të muskujve, lehtësim të dhimbjeve të barkut dhe kolikave, mbështetje të zhvillimit fizik, përmirësim të cilësisë së gjumit, forcim të sistemit imunitar, përmirësim të ndjesisë së sigurisë dhe lidhjen emocionale mami–bebi, reduktim i tensioneve muskulare dhe zhvillim i sensoreve (shqisat) etj…

Hajdeni vetë dmth se i zbuloni më mirë live përfitimet! 🌊✨

Faleminderit për trëndafilat 🌹 (nuk e di si e gjete që unë vdes për to 🥺) 🥰

P. S. Këtu gjeni dhe linjën Dr. Botanica. Në Emshir❤️

https://www.facebook.com/share/1B6cUHcqtP/?mibextid=wwXIfr

Autizmi nuk është ndonjë rrufe e rastësishme nga qielli. Nuk është ‘misterioz’. Është rezultati i parashikueshëm i grumb...
23/09/2025

Autizmi nuk është ndonjë rrufe e rastësishme nga qielli. Nuk është ‘misterioz’. Është rezultati i parashikueshëm i grumbullimit të ‘goditjeve biologjike’ mbi trurin në zhvillim derisa ai thyhet.

Mjekësia tradicionale thotë: ‘Nuk e dimë çfarë e shkakton autizmin, por me siguri nuk janë vaksinat. Apo Tylenol. Apo kimikatet. Apo ndonjë ilaç tjetër që bëjmë ne.’
Kjo është si të kërkosh që kompanitë që shesin pije me sheqer, të studiojnë diabetin tek fëmijët!

Ja çfarë ndodh realisht:
- Nënat dhe foshnjat ekspozohen para lindjes ndaj bisphenol A, phtalate dhe disruptorëve endokrinë.
- Glyphosate është në ushqim, ujë dhe qumësht gjiri dhe nuk vret vetëm barërat e këqija, por prish mikrobiomen.
- Shto mungesat ushqyese nga ‘dieta moderne’ (ushqime të përpunuara që duken si ushqim), sëmundje autoimune të nënës, stres kronik, trauma gjatë lindjes, antibiotikë, prerje cezariane që ndryshojnë trashëgiminë e mikrobiomës.
- Pastaj ndotja e ajrit, produktet kozmetike me kimikate, make up me kadmium, metalet e rënda, enët me alumin dhe …. goditjet vazhdojnë.

Rreziku i autizmit nuk është një plumb i vetëm. Është një skuadër pushkatimi. Është një ngarkesë kritike faktorësh si mjedisorë, ushqimorë, imunë, që mbingarkojnë dritaret e brishta zhvillimore.

Autizmi është pasojë e parashikueshme e një shoqërie që mbytet në toksina ndërkohë që shtiret sikur ushqimi dhe biologjia nuk kanë rëndësi.

Pra jo, nuk është vetëm Tylenol. Është gjithë ‘supë’ kimike. Dhe derisa ta pranojmë këtë, thjesht po vendosim leukoplast mbi simptomat, duke injoruar përmbytjen!!!

Hajde shkojmë pak me studimet për të mbështetur çdo fjali që thashë:

Studimi #1

Një studim spanjoll me 20,743 fëmijë (mosha 6–7) dhe adoleshentë (mosha 13–14) gjeti se:
• Fëmijët që përdornin acetaminofen (Tylenol) të paktën një herë në muaj kishin risk më shumë gjasa të zhvillonin astmë.
• Edhe një dozë e vetme para moshës 1 vjeç lidhej me 60% rrezik më të lartë për astmë.
• Tek adoleshentët, përdorimi mujor lidhej me 250% rrezik më të lartë për astmë.

https://academic.oup.com/eurpub/article/23/4/706/426235

Studimi #2

Në vitin 2010, shkencëtarë nga Imperial College London analizuan të dhënat e ISAAC (International Study of Asthma and Allergies in Childhood) me mbi 200,000 fëmijë në 31 vende.
• Tek 11,000 fëmijë nën moshën 1 vjeç, përdorimi i acetaminofenit gjatë 6 muajve të parë lidhej me 46% rrezik më të lartë për zhvillimin e simptomave të astmës deri në moshën 6–7 vjeç.
• Po ashtu, u gjet lidhje me ekzemë dhe alergji nazale.

Studimi #3

Në 2009, kërkues në Kanada bënë një meta-analizë me 425,000 pacientë:
• Përdorimi i rregullt i acetaminofenit lidhej me 63% rrezik më të lartë për astmë.
• Tek fëmijët, rreziku ishte edhe më i lartë.
• Përfundimi: ekziston një “asociacion i qëndrueshëm” midis acetaminofenit dhe astmës në grupe të ndryshme.

Publikimet e studimeve origjinale:
1. European Journal of Public Health (2013) – Paracetamol use and risk of asthma in children and adolescents
2. International Study of Asthma and Allergies in Childhood (ISAAC), Lancet 2008 / 2010 follow-up
Lancet – Acetaminophen use and risk of asthma
3. Meta-analizë kanadeze, Chest Journal 2009 – Acetaminophen and the Risk of Asthma

4. Systematic review & meta-analysis, PMC 2017 – Acetaminophen use and risk of asthma in children

Ky është rezultati kur beson në linjën që ka bazë natyrën! Dr. Botanica Purely Hair Shampo me rozmarinë, hudhër dhe biot...
23/09/2025

Ky është rezultati kur beson në linjën që ka bazë natyrën! Dr. Botanica Purely Hair Shampo me rozmarinë, hudhër dhe biotinë, 95% natyrale dhe Dr. Botanica Hair Elixir spray herbal, kundra rënies së flokëve dhe pro- volumit!

Kudo në botë, një klik larg tek www.drbotanica.com

Të kënaqësh të  tjerët duke thënë gjithmonë “po”, dëmton drejtpërdrejt shëndetin tënd fizik.Ndalo tani.Përpjekja për t’u...
23/09/2025

Të kënaqësh të tjerët duke thënë gjithmonë “po”, dëmton drejtpërdrejt shëndetin tënd fizik.
Ndalo tani.

Përpjekja për t’u bërë qejfin të tjerëve mund të nisë si një mënyrë për të ruajtur paqen ose për të shmangur konfliktin, por me kohën, kjo gërryen në heshtje shëndetin tënd mendor dhe fizik.

Sipas studimeve, ky model i vendosjes së nevojave të të tjerëve mbi të tuat çon në shterim emocional, kufij të turbullt, stres kronik dhe madje humbje të identitetit personal.

Edhe më keq, hulumtimet tregojnë se shtypja e zgjatur emocionale rrit rrezikun për djegie emocionale (burnout), ankth dhe gjendje serioze shëndetësore si sëmundjet autoimune. Edhe pse “të jesh plotésues dëshirash i të tjerëve” shpesh shihet si altruizëm, barra që i sjell trupit dhe marrëdhënieve të tua është gjithçka tjetër përveçse e padëmshme.

Shërimi fillon duke identifikuar rrënjën e këtyre sjelljeve, shpesh të lidhura me trauma të hershme ose frikë nga refuzimi dhe duke ndërtuar vetëvlerësim nga brenda, jo nga aprovimi i jashtëm. Vendosja e kufijve të shëndetshëm, të mësuarit të thuash “jo” pa ndjenja faji dhe prioriteti i kujdesit ndaj vetes janë hapa kritikë.

Ekspertët theksojnë se heqja dorë nga kënaqësia e të tjerëve nuk ka të bëjë me t’u bërë egoist por ka të bëjë me t’u bërë i plotë. Për individët neurodivergjentë sidomos, komunitetet mbështetëse dhe mjetet praktike miqësore për shqisat mund të ndihmojnë në rikthimin e autenticitetit. Në thelb, rruga larg kënaqjes së të tjerëve është një rikthim tek vetja, një akt i fuqishëm i ruajtjes emocionale dhe fizike.

Referencë: “How People-Pleasing Affects Your Health: Stress, Burnout, and Chronic Illness” – Julie Bjelland, LMFT

Pse vaj i mëlçisë së merlucit është superushqim krahasuar me një vaj peshku të thjeshtë?Duhen 12.000 mg vaj peshku për t...
22/09/2025

Pse vaj i mëlçisë së merlucit është superushqim krahasuar me një vaj peshku të thjeshtë?
Duhen 12.000 mg vaj peshku për të qenë të barabarta me një lugë gjelle vaj të mëlçisë së merlucit.

Një nga sëmundjet më të shpeshta është Hashimoto e ka shoqërohet me mungesën e vitaminës A, e cila gjendet në vajin e mëlçisë së merlucit.

Ky që marr unë është varianti pa mërkur dhe prodhuar nga fabrika me eksperiencë nga viti 1938.

Shumë dashuri ❤️🐟

Nëse ke pasur dhimbje të vazhdueshme të shpinës së poshtme, problemi nuk mund të jetë gjithmonë te muskujt, por tek nive...
21/09/2025

Nëse ke pasur dhimbje të vazhdueshme të shpinës së poshtme, problemi nuk mund të jetë gjithmonë te muskujt, por tek nivelet e vitaminës D.

Ky nutrient i fuqishëm nuk lidhet vetëm me kockat. Vitamina D luan një rol të madh në forcën muskulare, parandalimin e dhimbjes dhe kontrollin e inflamacionit dhe kur nivelet e tij bien, pjesa e poshtme është shpesh e para që “ankohet”.

Pse shpina?
Muskujt përgjatë shtyllës kurrizore varen shumë nga vitamina D për të funksionuar siç duhet. Pa të, mund të përjetosh dhimbje të thella, ngurtësi apo edhe spazma në zonën lumbare.

Studimet tregojnë se deri në 60% e njerëzve me nivel të ulët të vitaminës D raportojnë dhimbje muskulare e skeletore, veçanërisht në pjesën e poshtme të shpinës.

Lajmi i mirë?
Rritja e vitaminës D (përmes diellit, ushqimit ose suplementimit të zgjuar) mund të forcojë muskujt, të ulë inflamacionin dhe t’i japë shpinës tënde një pushim.

Nëse shpina jote po “flet” kohët e fundit, mund të jetë momenti të kontrollosh nivelin e vitaminës D.

Dr. Diola Dosti

Jam e nderuar të jem pjesë e trajnimeve ku një nga profesorët e mi është Dr. Bruce Lipton, ai që më bind  më thellë se u...
19/09/2025

Jam e nderuar të jem pjesë e trajnimeve ku një nga profesorët e mi është Dr. Bruce Lipton, ai që më bind më thellë se ushqimi është mesazh biologjik për qelizat tona, kurse mendja është sistemi kryesor që përcakton si ato reagojnë.

Ne jemi ato çfarë hamë e ato çfarë mendojmë! Asnjëherë të ndara! Gjithmonë bashkë!

Address

AHMET KACIKU
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mesimet e Dioles posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category