17/04/2023
🔷Subluksacionet vertebrale🔷
-Sistemi lëvizës i trupit, sidomos boshti kurrizorë mund të pësojë zhvendosje (subluksacione).
Zhvendosjet në shumicën e rasteve janë traumatike (të shpejta/akute), mirëpo mund të jenë edhe graduale(ngadalë të ndryshueshme/kronike).
Këto zhvendosje mund të jenë të ndryshme. Varësisht sa ka pasur rrëshqitje në nyjet e vertebrave,ashtu janë edhe simptomat.
▫️Zhvendosjet e vogla (subluksacionet) ndikojnë indirekt në sistimin muskulo-skeletor të lëvizjes, duke e përdorur sistemin nervor.
Subluksacionet bëjnë që sistemi nervor, që nga rrënja(palca kurrizore) mos t’a kryejë funksionin e tij si duhet.
🔹Një 𝐳𝐡𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞 𝙣ë 𝙥𝙟𝙚𝙨ë𝙣 𝙘𝙚𝙧𝙫𝙞𝙠𝙖𝙡𝙚
(qafë) ,shtypë rrënjët nervore që kalojnë në: kokë, qafë, krahë e duar, kështu që në këto pjesë paraqiten - dhimbje, dobësi & mpirje.
🔹 𝐙𝐡𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐚 𝐧ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐧 𝐭𝐨𝐫𝐚𝐤𝐚𝐥𝐞 shtypë rrënjët nervore që kalojnë në krahëror, në mes të shpatullave dhe nën to, në pjesën e përparme- gjoks, brinjë dhe nën to, që përcjellet me dhimbje, dobësi, dhe mpirje (ndjesi gjilpërash).
E njëjta ndodhë në ekstremitetet e poshtme.
🔹 𝐙𝐡𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐚 𝐧ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐧 𝐥𝐮𝐦𝐛𝐨-𝐬𝐚𝐤𝐫𝐚𝐥𝐞 (fundi shpinës) shtypë rrënjët nervore që kalojnë në shpinë e deri te këmba(shputa), poashtu edhe këtu paraqiten dhimbje,dobësi & mpirje.
Trajtimi : Terapia manuale, në bashkëpunim të ngushtë me teknikat kiropraktike dhe osteopatike.
Çlirim Iberhysaj - PHYSIO
𝐉𝐄𝐓𝐎𝐍𝐈 𝐏𝐀 𝐃𝐇𝐈𝐌𝐁𝐉𝐄