Trend Safety- Health & Safety

Trend Safety- Health & Safety Shërbime profesionale nga lëmia e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

20/10/2021
13/08/2020
Menaxhimi i Shëndetit dhe SigurisëCili eshte qëllimi i këtij sektori? Ky sektor fokusohet në ndërmarrjet e mëdha, me str...
08/10/2019

Menaxhimi i Shëndetit dhe Sigurisë

Cili eshte qëllimi i këtij sektori?
Ky sektor fokusohet në ndërmarrjet e mëdha, me strukturë menaxheriale të qartë, ku siguria profesionale dhe menaxhimi i shëndetit mund të integrohen në sistemin e përgjithshëm menaxherial të kompanisë. Në veçanti, ky sektor fokusohet në përsonat të cilët merrën me aktivitetet e biznesit, psh., drejtorët ekzekutiv, bordi i drejtorëve, bordet tjera të menaxhmentit dhe organëve kontrolluese të menaxhmentit të lartë në vendet e punës, të gjithë menaxheret e lartë të cilët bartin pergjegjësitë për sigurinë dhe shëndetin në punë, dhe profesionistet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Kompanive me të vogla me strukture menaxheriale me pak formale mund te sherbehen me informacionin e dhënë në këto faqe, në varësi të nevojave që kanë. Gjithashtu, ky material mund t'u vie në ndihmë edhe përfaqesuesve të sigurisë.

Pse është e rëndësishme të kemi Sistem Menaxherial të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë?
Për arsye të forta ekonomike në zvogelimin e aksidenteve në vendin e punës, gjithashtu, dhe arsye të tjera që kanë të bëjnë me shëndetin, etiken dhe qështjet regulative.

Shkaqet ekonomike
Përveq zvogëlimit të kostos, menaxhimi efektiv i sigurisë dhe shëndetit promovon efiçiencën e biznesit.
Menaxhmenti proaktiv i sigurisë dhe shendetit ne pune ndihmon organizatat/ kompanite te parandalojne lendimet dhe semundjet ne vendin e punes. Ky udhezues do t'u ndihmoje organizatave te zvogelojne humbjet personale te shkaktuara si pasoje e aksidenteve dhe semundjeve ne vendin e punes.ncës, por të cilat si pasojë kanë më shumë se një milion ditë pune të humbura, siq raportohet për çdo vit. Këto raste të aksidentëve dhe sëmundjeve në vendin e punës, vijnë si pasoë e dështimeve dhe mosefiçiencës së menaxhimit profesional të sigurisë dhe shëndetit nëë organizata.

Shkaqet Ligjore
LIGJI NR. 04/L-161 PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË
Neni 5.1
Punëdhënësi është përgjegjës për të krijuar kushtet e punës të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës.
Neni 5.3
Punëdhënësi është i detyruar të bëjë vlerësimin e hollësishëm mbi rreziqet për secilën vend të punës.
Neni 7.1
Punëdhënësi detyrohet të zbatojë masat parandaluese, bazuar në parimet e përgjithshme të parandalimit, si:

1.1. shmangien e rreziqeve;
1.2. vlerësimin e rreziqeve të pashmangshme;
1.3. luftimin e rrezikut prej fillimit ose burimit
1.4. tejkalimin e shkaqeve të rrezikut;
1.5. adaptimin e punës ndaj individit, veçmas në lidhje me karakteristikat e vendit të punës dhe ambientit të punës;
1.6. zgjedhjen e pajisjeve, metodave të punës dhe të procesit të punës, për të lehtësuar punën e njëtrajtshme- monotone dhe për t’i reduktuar efektet e saj në shëndet;
1.7. përshtatjen me progresin teknik;
1.8. zëvendësimin e kushteve të rrezikshme, me kushte të pa rrezikshme ose më pak të rrezikshme;
1.9. zhvillimin e një politike parandaluese gjithëpërfshirëse që ka të bëjë me teknologjinë, organizimin e punës, kushtet e punës, marrëdhëniet shoqërore dhe ndikimin e faktorëve që lidhen me mjedisin e punës;
1.10. Dhënien e përparësisë së sigurisë kolektive në raport me sigurinë individuale;
1.11. sigurimin e udhëzimeve të përshtatshme për punë të sigurtë dhe të shëndetshme, për të punësuarin dhe vendosjen e tyre në vendet e dukshme dhe në gjuhën që e kupton ai/ajo

Shkaqet Morale dhe Etike
Menaxhmenti proaktiv i sigurise dhe shëndetit në punë ndihmon organizatat/ kompanitë të parandalojnë lëndimet dhe sëmundjet në vendin e punës. Ky udhëzues do t'u ndihmojë organizatave të zvogelojnë humbjet përsonale të shkaktuara si pasojë e aksidentëve dhe sëmundjeve në vendin e punës.

15/08/2019

Kompania N.SH.T “ Trend Cmsh ” është kompani vendore në lëminë e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Kompania jonë ofron këto shërbime:
-Vlerësimi i Riskut dhe përpilimi i dokumentit për vlerësimin e riskut.
-Inspektimi dhe testimi sistematik i mjeteve të punës.
-Përgatitja dhe realizimi i trajnimit të punëmarrësve për punë të sigurt.
-Kryerja e matjeve periodike të dëmtueseve fizik, kimik dhe biologjik si dhe kushteve mikroklimatike në ambientin e punës.
-Dhe shërbime tjera profesionale të domosdoshme nga fusha e Sigurisë dhe mbrojtjes nga rreziqet tjera në ambientin e punës.

Për kryerjen e këtyre shërbimeve N.SH.T “ Trend Cmsh ” garanton cilësi dhe kualitet duke angazhuar staf profesional i cili gjatë gjithë procesit të punës do të jetë në shoqërim të vazhdueshëm nga personi i autorizuar nga kontraktuesi.

14/08/2019
14/08/2019

Address

Ferizaj
70000

Telephone

+38344174569

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Trend Safety- Health & Safety posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Trend Safety- Health & Safety:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram