Psikologe -Kaltrina Buqani Spahiu

Psikologe -Kaltrina Buqani Spahiu Mësojmë, luajmë dhe rritemi se
bashku…!♥️

02/04/2026

Më 2 prill, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, është thelbësore të reflektojmë mbi përgjegjësinë tonë kolektive për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për çdo fëmijë.

Fëmijët në spektrin e autizmit nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mirëkuptim, pranim dhe mbështetje të sinqertë.
Ata meritojnë të trajtohen me dinjitet, pa paragjykime dhe pa etiketime që kufizojnë potencialin e tyre.

Çdo fëmijë ka ritmin dhe mënyrën e vet të zhvillimit, dhe është detyrë e jona – si prindër, psikologë/e, edukatorë dhe si shoqëri – të krijojmë hapësira ku ata ndihen të sigurt, të respektuar dhe të vlerësuar.

Mësuesit, asistentët dhe institucionet arsimore luajnë një rol kyç në këtë proces.
Ndërgjegjësimi profesional, empatia dhe përkushtimi janë elementë thelbësorë për të siguruar që të drejtat e këtyre fëmijëve të mos anashkalohen apo keqpërdoren, por të mbrohen dhe të zbatohen me integritet të plotë.

Le të angazhohemi që të mos i përjashtojmë, por t’i përfshijmë; të mos i nënvlerësojmë, por t’i fuqizojmë; të mos flasim për ta, por të dëgjojmë dhe të mësojmë prej tyre.

Sepse një shoqëri e drejtë matet nga mënyra se si kujdeset për më të ndjeshmit e saj.

Në heshtjen tuaj, unë do të flas për ju
• Zemra ime flet për ju
• Nuk do të ndal kurrë së qëndruari pranë jush
• Për çdo hap tuajin, unë jam aty 🤍
• Zëri juaj jeton në mua
• Nuk jeni vetëm, as sot e as kurrë
• Për ju, me gjithë zemër 🤍
• Kur ju heshtni, unë do të dëgjoj dhe do të flas

Psikologe Kaltrina Buqani Spahiu

🖐️ Aktivitete për zhvillimin e aftësive motorike fineZhvillimi i aftësive motorike fine është thelbësor për shkrimin, vi...
04/03/2026

🖐️ Aktivitete për zhvillimin e aftësive motorike fine

Zhvillimi i aftësive motorike fine është thelbësor për shkrimin, vizatimin dhe pavarësinë e fëmijës në aktivitetet e përditshme.

Përmes aktiviteteve të thjeshta si:
✔️ Futja e rruazave në pe
✔️ Përdorimi i piskatores
✔️ Shtrydhja e shishes me spërkatës
✔️ Rrotullimi i topit në pëllëmbë
✔️ Shtrëngimi me kapëse rrobash
✔️ Mbledhja e mermerëve

Fëmijët:
✨ Forcojnë gishtërinjtë
✨ Përmirësojnë koordinimin sy-dorë
✨ Rrisin përqendrimin
✨ Përgatiten për procesin e shkrimit.

Të punosh me fëmijë me autizëm do të thotë të përballesh çdo ditë me një lloj shqetësimi që shumë njerëz nuk e shohin ku...
06/02/2026

Të punosh me fëmijë me autizëm do të thotë të përballesh çdo ditë me një lloj shqetësimi që shumë njerëz nuk e shohin kurrë.

Jo shqetësim për atë që janë fëmijët, por për mënyrën se si bota mund t’i trajtojë.

Shqetësim se dikush mund të mos gjejë kohë për t’i kuptuar.
Shqetësim se ndryshimet e tyre mund të gjykohen në vend që të respektohen.
Shqetësim se mirësia nuk do të jetë gjithmonë reagimi i parë që do të marrin.

Sepse e dimë sa shpesh njerëzit gjykojnë atë që nuk e kuptojnë, sa lehtë bëhen supozime pa njohur historinë, përpjekjen dhe potencialin e tyre.

Është e vështirë të pranosh që fëmijë të cilët i sheh si të pastër, të ndjeshëm dhe plot potencial, mund të ndihen ndonjëherë më pak se të tjerët.

Çdo fëmijë me autizëm meriton respekt, mirëkuptim dhe dinjitet.
Ata nuk duhet të ndihen kurrë të vegjël, të thyer apo “më pak” për shkak të mënyrës se si përjetojnë botën.

Për këtë arsye, roli ynë si profesionistë është të mbështesim më fort, të flasim më qartë dhe të mbrojmë me përgjegjësi.
Të edukojmë, të ndërgjegjësojmë dhe të krijojmë hapësira të sigurta ku fëmijët të ndihen të pranuar.

Derisa bota të bëhet më e duruar, më e drejtë dhe më e dhembshur, ne mbetemi zëri, mbështetja dhe siguria e tyre💙

Zhvillimi i empatisë te fëmijët…Empatia përfaqëson aftësinë për të njohur, kuptuar dhe ndarë gjendjet emocionale të tjet...
03/02/2026

Zhvillimi i empatisë te fëmijët…

Empatia përfaqëson aftësinë për të njohur, kuptuar dhe ndarë gjendjet emocionale të tjetrit dhe konsiderohet një komponent thelbësor i zhvillimit socio-emocional të fëmijës. Ajo nuk është një aftësi e lindur plotësisht, por zhvillohet gradualisht si rezultat i maturimit neuro-psikologjik dhe ndërveprimeve sociale.

Sipas literaturës zhvillimore, empatia kalon disa faza:
• Empatia afektive, e pranishme që në vitet e para të jetës, ku fëmija reagon emocionalisht ndaj gjendjes së tjetrit.
• Empatia kognitive, e cila zhvillohet më vonë dhe lidhet me aftësinë për të marrë perspektivën e tjetrit dhe për të kuptuar emocionet e tij.
• Sjellja prosociale, ku empatia shprehet përmes veprimeve ndihmëse, bashkëpunimit dhe ndjeshmërisë ndaj nevojave të të tjerëve.

Zhvillimi i empatisë ndikohet ndjeshëm nga cilësia e marrëdhënieve të hershme, veçanërisht nga lidhja e sigurt (secure attachment), modelimi i sjelljeve empatikë nga të rriturit, si dhe nga praktikat edukative që përfshijnë emërtimin dhe validimin e emocioneve.

Nxitja e empatisë në fëmijëri përbën një faktor mbrojtës të rëndësishëm për shëndetin mendor, rregullimin emocional dhe ndërtimin e marrëdhënieve sociale të shëndetshme në moshat e mëvonshme.
Shembuj praktikë për zhvillimin e empatisë

Në kopsht:
• Rrethi i emocioneve: çdo mëngjes fëmijët tregojnë si ndihen dhe pse, duke mësuar të dëgjojnë njëri-tjetrin.
• Emërtimi i ndjenjave në situata reale:
“Shoh që Ana është e mërzitur sepse lodra iu mor pa leje.”
• Modelimi nga edukatorja: shprehja e ndjenjave me qetësi dhe respekt në konflikt.
• Lojërat me role: fëmijët vendosen në role të ndryshme për të kuptuar perspektivën e tjetrit.
• Inkurajimi i ndihmës: përfshirja e fëmijëve në detyra të vogla ndihmëse për njëri-tjetrin.

Në familje:
• Biseda për ndjenjat pas një situate emocionale:
“Si u ndjeve? Si mendon se u ndje tjetri?”
•Leximi i librave emocionalë dhe reflektimi mbi personazhet.
•Validimi i emocioneve, edhe kur vendosen kufij:
“E kuptoj që je i mërzitur, por nuk lejohet të godasim.”
•Shembulli i prindit: mënyra si prindi flet për të tjerët dhe menaxhon konfliktet.
•Nxitja e sjelljeve prosociale: falënderimi,ndarja, kujdesi për të tjerët.

Zhvillimi i empatisë kërkon kohë, qëndrueshmëri dhe marrëdhënie të sigurta.
Çdo situatë e përditshme është një mundësi për të mësuar.

Mirënjohje nga zemra për fëmijët e mrekullueshëm dhe prindërit e përkushtuar me të cilët punoj çdo ditë 🤍Fëmijët janë fr...
29/12/2025

Mirënjohje nga zemra për fëmijët e mrekullueshëm dhe prindërit e përkushtuar me të cilët punoj çdo ditë 🤍
Fëmijët janë frymëzimi im më i madh 💜

Çdo hap i vogël që bëni, çdo arritje dhe çdo përqafim më kujton pse kjo punë është kaq e veçantë.

Besimi që më keni dhënë është një përgjegjësi që e mbaj me shumë dashuri.

Faleminderit 🌷

Psikologe Kaltrina Buqani Spahiu

29/08/2025

Fillimi i vitit shkollor është një moment i rëndësishëm si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit.

Këshilla për prindërit

1. Mësoni fëmijët të jenë të sjellshëm – Kujtojuni që çdo shok klase është i vlefshëm, pavarësisht nga pamja, veshjet, kushtet ekonomike apo aftësitë që ka.

2. Shmangni krahasimet – Çdo fëmijë ka ritmin e vet të zhvillimit. Përqendrohuni tek përpjekjet dhe përmirësimet e tyre, jo tek krahasimi me të tjerët.

3. Bisedoni për respektin – Flisni hapur me fëmijët se si duhet të trajtojnë me mirësjellje e mirëkuptim shokët e klasës, sidomos ata që mund të kenë vështirësi në mësim ose sjellje.

4. Jini shembull – Fëmijët mësojnë nga ju. Nëse ju tregoni respekt e barazi ndaj të tjerëve, edhe ata do të sillen në të njëjtën mënyrë.

5. Mbështetni bashkëpunimin me mësuesit – Mbani komunikim të hapur me mësuesit për të kuptuar më mirë nevojat dhe ecurinë e fëmijës suaj.



Këshilla për fëmijët
1. Trego respekt – Përshëndet shokët dhe mësuesit, ndihmo kur dikush ka nevojë.

2. Je mikpritës – Nëse një shok i ri vjen në klasë ose dikush është më i turpshëm, ftoje të luajë apo të ulet pranë teje.

3. Mos tall askënd – Kujtohu që fjalët lëndojnë.
Çdo fëmijë ka vlerë dhe meriton respekt.

4. Ndihmo ata që kanë më shumë vështirësi – Në vend që të qeshësh, ofro ndihmë ose pyet: “A do të ndihmoj?”

5. Kupto ndryshimet – Jo të gjithë kanë rroba të reja, libra apo janë më të shpejtë në mësime. Kjo nuk e bën askënd më pak të rëndësishëm.

🌱 Mesazhi kryesor: Shkolla nuk është vetëm vend për të mësuar shkronja e numra, por edhe për të mësuar si të jemi njerëz të mirë, të barabartë dhe të kujdesshëm me njëri-tjetrin.

🌱 Shkolla bëhet më e bukur kur ka respekt, dashuri dhe barazi për të gjithë.

02/04/2025

Për luftëtare të heshtura - Nenat e femijeve me Autizem...❤️

Ti po bën maksimumin për familjen, për fëmijët dhe për të mbajtur qetësinë, por kush po kujdeset për ty?
Kush të jep mbështetje dhe ngrohtësi kur ndihesh keq?

Mendo për veten tënde.
Çfarë do të të bënte të ndiheshe më e fuqishme?
A ndihmon të flasësh me dikë që të kupton?
A mund të gjesh një mënyrë për t’u kujdesur më shumë për veten – qoftë edhe një pushim i vogël, një aktivitet që të sjell kënaqësi?

Sepse edhe ti ke nevojë për dikë që të të mbështesë, jo vetëm të marrë energji prej teje.
Është krejt e kuptueshme që ndihesh e lodhur dhe e pafuqishme,kur vazhdimisht përballesh me një sfide , edhe pse e shmang shume situata dhe mban distancë, pesha emocionale mbetet aty dhe të konsumon dalëngadalë.

Nënat me fëmijë me autizëm janë ndër gratë më të forta dhe më të përkushtuara që mund të takosh. Ato janë të mbushura me një dashuri të pakushtëzuar, por edhe me një forcë të pashoqe, sepse përballen me sfida të përditshme që kërkojnë durim, kreativitet dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme.

Ato janë luftëtare të heshtura – shpesh duhet të jenë avokate për fëmijët e tyre, të kërkojnë mbështetje nga shoqëria dhe institucionet, dhe njëkohësisht të jenë edukatore, terapiste, dhe mbi të gjitha, nëna të dashura.

Por, pavarësisht gjithë kësaj force, ato janë edhe njerëz, që lodhen, ndihen të vetmuara dhe ndonjëherë të pashpresa. Prandaj, ajo që u nevojitet më shumë është mirënjohja, mbështetja dhe ndjenja se nuk janë vetëm në këtë rrugëtim.

Ti, si nënë e një fëmije me autizëm, je një hero pa medalje.
Çdo ditë që lufton për fëmijën tënd, që nuk dorëzohesh edhe kur je e rraskapitur, tregon se sa e jashtëzakonshme je.
Mos harro të kujdesesh edhe për veten, sepse edhe ti meriton dashuri dhe mbështetje...

PSIKOLOGE-KALTRINA BUQANI SPAHIU

01/04/2025



Mësimdhënia e aftësive për zgjidhjen e problemeve: Fuqizoni fëmijën tuaj🧠 Inkurajoni fëmijën tuaj të mendojë për zgjidhj...
14/02/2025

Mësimdhënia e aftësive për zgjidhjen e problemeve: Fuqizoni fëmijën tuaj

🧠 Inkurajoni fëmijën tuaj të mendojë për zgjidhje kur përballet me një problem.
Në vend që të zgjidhni gjithçka për ta, pyesni: "Çfarë mund të bëjmë këtu?" Kjo rrit besimin dhe mendimin e tyre kritik.

31/12/2024

Sot dhe çdo ditë, le të kemi prioritet shëndetin mendor! Thyeni stigmën, inkurajoni kujdesin për veten dhe mbështesni të...
10/10/2024

Sot dhe çdo ditë, le të kemi prioritet shëndetin mendor! Thyeni stigmën, inkurajoni kujdesin për veten dhe mbështesni të dashurit.
Ju nuk jeni vetëm!
Botërore e Shëndetit Mendor Mendor ka rëndësi
Mendor i Shëndetit Mendor

29/08/2024

Ështe normale që fëmijët të përjetojne ankth kur fillojnë shkollën dhe shkojnë në klasë të parë. Të gjithë fëmijët, pa përjashtim, kane frike.
Disa heshtin dhe nuk demostrojne asgjë, ndërsa disa qajnë e dridhen, madje u del gjumi edhe natën nga ankthi i shkollës. Prindër ,tregoini fëmijës që shkon në klasë të parë që edhe ju, keni patur shume frike kur keni filluar klasen e parë, por nuk kish*t kurajo ta demostronit pasi ju thoshin “se është turp”. Thuajani këto fjale dhe sidomos baballarët, ti tregojnë që edhe ai kur filloi shkollen kështu dridhej, madje ndjente një dridhje në bark dhe ta pyesi:- po ti kështu e ndjen frikën?
Prindër, duhet të dini gjithashtu, se fëmijët që e tregojnë frikën apo protestojnë, se nuk duan të shkojnë në shkollë, janë më të shëndetshmit dhe më të zotët, sepse kanë kurajo të demostrojnë emocionet e tyre, pavarësisht si etiketohen.
Frika e fëmijëve që shkojnë ne klase të parë është e lidhur me statusin e ri që ka arritur, nga fëmijë kopështi është bërë i rritur, është bërë shkollar.
Dhe kjo arritje ka një kosto të lartë emocionale.
Fëmija e di që në shkollë shkohet për të mësuar si të mendosh dhe ta shprehësh mendimin.
Aty në klasë do të jetë vetëm dhe nuk është më si në kopësht ku luante vizatonte apo mësonte gërma e numra, këtu do të përballet me të qëndruarin në klasë pa lëvizur e pa folur pa leje.
Duhet të pres sa të bjeri zilja, duhet të rrijë me fëmijë që nuk i njeh dhe me mës e re dhe nuk e di si të sillet.
Dhe problemi më i madh është: a do të arrijë tja dalë ti bëjë mirrë mësimet siç do mami dhe babi.
Pra një fëmijë në fillimet e shkollës përballet me shumë vështirësi dhe dyshime njëherësh që edhe një i rritur nuk e ka të lehtë ti përballojë.

Lira Gjika

Address

Remzi Hoxha
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikologe -Kaltrina Buqani Spahiu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Psikologe -Kaltrina Buqani Spahiu:

Share

Category