
24/04/2025
Histori Suksesi
Z.Fehmi Bislimi ,një shembull i pasionit, përkushtimit dhe suksesit.
Ai ia ka kushtuar tërë jetën profesionit të tij dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shëndetin e qytetarëve.
Për 38 vjet - ndonëse i verbër - ka punuar me përkushtim të paepur, duke ofruar trajtime dhe kujdes shëndetësor të shkëlqyer.
Ka kaluar 25 vjet në Banjën e Kllokotit dhe ka qenë një nga pionierët e fizioterapisë në rajon.
Në vitin 2000, ai e hapi ordinancën e tij të parë private në Ferizaj, një hap që shënoi një moment të rëndësishëm në karrierën e tij dhe që u bë një pikë kthese për shëndetin e komunitetit.
Rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, por angazhimi dhe pasioni i tij për profesionin janë pasqyra e një karriere të jashtëzakonshme.
Historia e tij është një frymëzim për të gjithë ne, duke na treguar se me punë të palodhur, pasion dhe përkushtim mund të arrish çdo qëllim.
Ambulanca per terapi fizikale “Tretmani” është një testament i angazhimit të tij të palëkundur për të ofruar shërbime profesionale dhe cilësore për çdo pacient.