Rehab Physiotherapy & Baby Spa

Rehab Physiotherapy & Baby Spa Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Rehab Physiotherapy & Baby Spa, Physical therapist, Ferizaj.

Faleminderit të gjithë pacientëve që na besuan gjatë vitit 2025 dhe që zgjodhën Rehab Physiotherapy për kujdesin e tyre ...
31/12/2025

Faleminderit të gjithë pacientëve që na besuan gjatë vitit 2025 dhe që zgjodhën Rehab Physiotherapy për kujdesin e tyre shëndetësor. Një falënderim i veçantë edhe për bebet e vogla dhe prindërit e tyre që vizituan BabySpa, duke e mbushur ambientin tonë me buzëqeshje, qetësi dhe energji pozitive. Ju falënderojmë që ish*t me ne në 2025 dhe ju mirëpresim me dashuri, kujdes profesional dhe shumë momente të bukura në vitin 2026.

✨ 11 javë pas operimit të rupturës masive të manzhetës rotatore ✨Me krenari ndajmë rezultatin e jashtëzakonshëm të pacie...
03/10/2025

✨ 11 javë pas operimit të rupturës masive të manzhetës rotatore ✨
Me krenari ndajmë rezultatin e jashtëzakonshëm të pacientes sonë, e cila sot gëzon gati 100% lëvizje pas një programi të përkushtuar rehabilitimi në Rehab Physiotherapy – Ferizaj.

👨‍⚕️ Operimi u krye me sukses nga:

Dr. Florent Dauti – Ortoped, specialist me fokus në artroskopinë e krahut

Në Rehab Physiotherapy, me stafin tonë të specializuar në rehabilitimet post-kirurgjike, ne ofrojmë kujdes profesional që sjell rikthim të shpejtë e të sigurt.

Ky rast është dëshmi se kur ka bashkëpunim mes kirurgëve dhe fizioterapeutëve, edhe sfidat më të komplikuara gjejnë rrugën drejt shërimit.

Çka është Spondiloza Cervikale?Spondiloza cervikale është një gjendje degjenerative që prek nyjet, vertebrat (unazat) dh...
06/07/2025

Çka është Spondiloza Cervikale?

Spondiloza cervikale është një gjendje degjenerative që prek nyjet, vertebrat (unazat) dhe disqet e qafës, e cila shkaktohet kryesisht nga procesi normal i plakjes dhe ndryshimet në shtyllën kurrizore me kalimin e kohës. Ajo mund të shkaktojë dhimbje, ngurtësi dhe ndjesi mpirjeje apo dobësi në duar. Trajtimi më efektiv përfshin fizioterapi të specializuar që ndihmon në lehtësimin e simptomave dhe përmirësimin e funksionit të qafës.  

Pse të zgjidhni Rehab Physiotherapy?

Në Rehab Physiotherapy, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdes profesional dhe të personalizuar për çdo pacient që përballet me probleme muskuloskeletale, përfshirë këtu  edhe Spondilozën Cervikale.

✅ Staf i kualifikuar dhe me përvojë shumëvjeçare
✅ Qasje moderne  terapeutike të bazuar në evidencë shkencore
✅ Vlerësim i detajuar dhe program rehabilitimi i përshtatur për secilin rast
✅ Ambient miqësor dhe profesional për rehabilitim të sigurt dhe efikas

🎯 Nëse keni dhimbje në qafë, ngurtësi apo ndjesi mpirjeje në duar, mos e injoroni! Na kontaktoni për një vlerësim dhe plan trajtimi të specializuar.

📍 Vizitoni klinikën tonë në Ferizaj, Rr. Emin Duraku
📞 Na kontaktoni: 049114121

🔹 Çka janë triggerpointet muskulare dhe cili është roli i dryneedling tek ato?🎯 Triggerpointet muskulare janë pika të vo...
15/05/2025

🔹 Çka janë triggerpointet muskulare dhe cili është roli i dryneedling tek ato?

🎯 Triggerpointet muskulare janë pika të vogla dhe të ndjeshme brenda fibrave muskulore që ndihen si "nyje" ose pika të forta dhimbjeje. Ato mund të shkaktojnë dhimbje lokale, por shpeshherë edhe dhimbje të referuara në zona më të largëta të trupit — pra, një triggerpoint në regjionin e supit mund të shkaktojë dhimbje në krah, qafë apo edhe në kokë. Kur një muskul ka një triggerpoint aktiv, ai vazhdon të punojë dhe të qëndroj aktiv edhe kur njeriu është në qetësi apo në gjumë, duke shkaktuar ndjesi të vazhdueshme dhimbjes apo lodhjes.

🌀 Dryneedling është një teknikë efektive që duke përdorur gjilpëra të holla mund ti trajtojmë këto pika dhe mund të ndihmojmë në:

✔️ Reduktimin e dhimbjes

✔️ Relaksimin e muskujve të tensionuar

✔️ Përmirësimin e lëvizshmërisë së kufizuar nga këto pika

Nëse ndjeni dhimbje që nuk shpjegohet si duhet dhe mjetet tjera diagnostike nuk ka treguar për ndonjë dëmtim të mundshëm të ndonjë strukture që mund ta shkaktoj atë dhimbje ndoshta mund të jetë fjala për një triggerpoint aktiv. Dryneedling mund të jetë një zgjidhje që ia vlen të provohet!

Stafi janë profesional është i certifikuar nga DGS Academy në Zvicër për aplikimin e teknikave të dryneedling.

📲 049/114-121
📍 Rr. Emin Duraku, Ferizaj

💬 Keni përjetuar ndonjëherë dhimbje të tillë? Nëse po atëherë caktoni një takim për tu konsultuar me njërin nga fizioterapistët e klinikës tonë!

🎯 Shqyerjet e Manzhetës Rotatore (Rotator Cuff Tear)Janë një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes dhe dobësisë në sup,...
14/04/2025

🎯 Shqyerjet e Manzhetës Rotatore (Rotator Cuff Tear)
Janë një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes dhe dobësisë në sup, sidomos tek personat mbi 40 vjeç ose tek ata që përdorin shumë krahun në sport apo punë fizike.

🧠 Çfarë është manzheta rotatore?
Është një grup prej katër muskujsh dhe tendinash që stabilizojnë supin dhe ndihmojnë në lëvizjen e krahut. Kur ndodh shqyerja (tear), lëvizjet si ngritja e krahut apo aktivitete e përditshme jetësore që kërkojnë ngritjen e krahut lart bëhen të dhimbshme dhe të vështira.

🔍 Simptomat kryesore përfshijnë:

Dhimbje gjatë pushimit ose natën

Dobësi kur ngre ose rrotullon krahun

Tinguj klikimi gjatë lëvizjes

Kufizim i lëvizshmërisë

💪 Si mund të ju ndihmojmë përmes fizioterapisë që aplikojmë në klinikën tonë Rehab Physiotherapy?
Në varësi të llojit dhe shkallës së dëmtimit, trajtimi mund të jetë: operativ dhe konzervativ (pa ndërhyrje kirugjike). Për secilen nga gjendjet ne ofrojmë një plan të rehabilitimit:
✅ Rehabilitimi Para operimit (pre-op rehab) – për të përmirësuar forcën dhe për të përgatitur muskujt për rikuperim më të shpejtë pas operimit.
✅ Rehabilitimi Pas operimit (post-op rehab) – rikthimi gradual i forcës, lëvizshmërisë dhe funksionit normal të shpatullës.
✅ Rehabilitimi Pa operim (konservativ) – shumë raste, sidomos shqyerjet e pjesshme, mund të trajtohen me sukses vetëm me fizioterapi të specializuar.

📍 Na kontaktoni për një vlerësim profesional dhe plan trajtimi të personalizuar!

Tel: 049/114-121
Adresa: Rr. Emin Duraku, Ferizaj

Sot Narti mbushi 3 muaj duke përjetuar një aventurë të paharrueshme në Rehab Baby Spa – një oaz relaksi për më të vegjli...
11/04/2025

Sot Narti mbushi 3 muaj duke përjetuar një aventurë të paharrueshme në Rehab Baby Spa – një oaz relaksi për më të vegjlit! Me ujë të ngrohtë, muzikë të butë dhe prekje të dashura, ai shijoi momentet e para të qetësisë dhe lumturisë absolute. Si një princ i vogël në qendrën tonë, Narti u relaksua, u argëtua dhe ndriçoi gjithë ambientin me buzëqeshjen e tij! 💙🛁👶✨

Të dashur pacientë dhe prindër,Në prag të Vitit të Ri 2025, dëshirojmë t’ju shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për b...
31/12/2024

Të dashur pacientë dhe prindër,

Në prag të Vitit të Ri 2025, dëshirojmë t’ju shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për besimin dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë këtij viti!

Ju falënderojmë që na keni zgjedhur për kujdesin tuaj shëndetësor dhe për mirëqenien e vogëlushëve tuaj në Babyspa. Ka qenë një kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe të jemi pjesë e zhvillimit dhe buzëqeshjeve të tyre!

Urojmë që viti i ri të sjellë më shumë shëndet, lumturi dhe suksese për ju dhe familjet tuaja. Ne mbetemi të përkushtuar t’ju shërbejmë me profesionalizëm dhe dashuri edhe në 2025-ën!

Gëzuar Vitin e Ri 2025!
Me respekt,
Ekipi i Rehab Physiotherapy & Babyspa

🌟 Dhuro Dashuri me Gift Card nga Rehab Baby Spa! 🌟Kërkoni një dhuratë të veçantë për dikë që ka fëmijë ose që pret një t...
09/10/2024

🌟 Dhuro Dashuri me Gift Card nga Rehab Baby Spa! 🌟

Kërkoni një dhuratë të veçantë për dikë që ka fëmijë ose që pret një të tillë? Një Gift Card nga Rehab Baby Spa është zgjidhja perfekte! 🌼

Kjo kartel ofron mundësinë për të përjetuar masazhe relaksuese dhe seanca noti në ujë të ngrohtë, të cilat ndihmojnë në zhvillimin fizik dhe emocional të bebes. Me një dhuratë të tillë, ju ofroni një moment të çmuar qetësie dhe kujdesi për prindërit dhe fëmijët e tyre.

Bleni tani dhe bëni një dhuratë të paharrueshme! 🎁✨️

📞 049 114 121

📍Rr. Emin Duraku, Ferizaj

Dhuro dashuri dhe relaks për beben tuaj duke i ofruar një përvojë të veçantë në Rehab Babyspa, ku masazhet dhe noti në u...
09/10/2024

Dhuro dashuri dhe relaks për beben tuaj duke i ofruar një përvojë të veçantë në Rehab Babyspa, ku masazhet dhe noti në ujë të ngrohtë ndihmojnë në zhvillimin fizik dhe emocional të tij/saj.

🗓 Caktoni një termin sot dhe krijoni momente të paharrueshme me beben tuaj.

📞 049 114 121

📍Rr. Emin Duraku, Ferizaj.

Urime festa e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e zotit qofshin me ju dhe familjet tuaja.
16/06/2024

Urime festa e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e zotit qofshin me ju dhe familjet tuaja.

Për nderë të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, Rehab Babyspa ofron zbritje në shërbimet e babyspa. Zbritja vlenë nga data ...
01/06/2024

Për nderë të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, Rehab Babyspa ofron zbritje në shërbimet e babyspa.

Zbritja vlenë nga data 1-5 Qershor. Shpërbleni beben tuaj me shërbimet tona!

📞 049 114 121
📍 Rr. Emin Duraku, Ferizaj

Urime Dita Ndërkombëtare e Fizioterapisë
08/09/2023

Urime Dita Ndërkombëtare e Fizioterapisë

Address

Ferizaj
70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rehab Physiotherapy & Baby Spa posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram