Logopede Msp. Egzona Fazliu

Logopede Msp. Egzona Fazliu Logopede🗣️ dhe Terapiste ABA🧩 Kabineti logopedik në kuadër të DREAM HOSPITAL", Ferizaj

Ekolalia – pra kur fëmija përsërit menjëherë ose me vonesë fjalët apo frazat që dëgjon nga të rriturit ose televizori – ...
11/06/2025

Ekolalia – pra kur fëmija përsërit menjëherë ose me vonesë fjalët apo frazat që dëgjon nga të rriturit ose televizori – është një shenjë që shpesh shoqëron vonesën e gjuhës, por nuk është gjithmonë negative.

Femija përsërit fjalët që dëgjon nga ti, p.sh., ti thuaj: “Do ujë?”, ai thotë: “Do ujë?”
- përsërit reklama, këngë, fraza nga vizatimet
- ndonjëherë i përsërit pa e kuptuar fare kuptimin.

Fëmijët 1.5–2.5 vjeç shpesh imitojnë si pjesë e mësimit të të folurit. Në këtë moshë:
* Ekolalia është e zakonshme dhe ndihmon që fëmija të mësojë strukturën e gjuhës.

Në shumë raste, fëmijët me vonesë të gjuhës ekspresive përdorin ekolalinë sepse:
- nuk dinë akoma si ta formulojnë vetë përgjigjen,
- janë në fazën e imitimeve automatike,
- dhe ndonjëherë e përdorin si mënyrë për të komunikuar, edhe pse jo në mënyrë funksionale.

Si t'a reduktojmë ekolalinë?
Fokusohemi në gjuhën funksionale – me pak fjalë, por të qarta.
Çdo situatë që ndodh → bëje me fjalë të thjeshta + veprime:
- Kur i jep ujë: thuaj “ujë” dhe jepi gotën.
- Kur do lodër: “makinë” dhe jepi makinën.
Thuaji fjalën para se ta marrë atë që e kërkon fëmija.

Mos e pyet "çfarë është kjo?”
Në vend që të thuash “çfarë është kjo?”, thuaj:
➡️ “Kjo është makinë”
➡️ “Ja topi!”
Ai do mësojë përmes modeleve të përsëritura.

Mos i bëj pyetje të hapura si “çfarë do?” – sepse do ta përsërisë.
➤ Thuaj: “Do ujë apo qumësht?”.

⚠️Kur është shqetësuese ekolalia?
1. Vazhdon pas moshës 3 vjeç (mund të tregojë vështirësi në përpunimin gjuhësor ose çrregullime të komunikimit).
2. Fëmija nuk e kupton kuptimin e fjalëve që përsërit (nuk ka kuptim funksional).
3. Është pjesë e një gjendje më të gjerë të zhvillimit, pra kur ekolalia shoqërohet me:
- mungesë kontakti sy më sy;
- vështirësi në ndërveprim social (lojë, ndarje e vëmendjes);
- sjellje të përsëritura (lëkundje, rrotullim, etj.);
- ndjeshmëri ose mungesë reagimi ndaj stimujve të jashtëm.McFayden, T. C., Kennison, S. M., & Bowers, J. M. (2022).

Si të ndihmoni fëmijën të flasë më shumë (mosha 2-3 vjeç)Qëllimi: Të ndihmohet fëmija të zgjerojë fjalorin dhe të filloj...
24/04/2025

Si të ndihmoni fëmijën të flasë më shumë (mosha 2-3 vjeç)
Qëllimi: Të ndihmohet fëmija të zgjerojë fjalorin dhe të fillojë të formojë fjali.

1. Flisni shpesh me fëmijën – edhe nëse nuk përgjigjet
* Përdorni fjali të thjeshta: “Ja topi!”, “Po bie shi”, “Mami po gatuan”.
* Komentoni atë që bëni ju dhe çfarë po bën ai/ajo.
2. Përsëritni fjalët shpesh
* Nëse fëmija thotë "lopë", ti thuaj: “Po, lopë. Lopë bën muu!”
* Përsëritja ndihmon në përvetësim.
3. Përdorni shumë gjeste dhe mimikë
* Tregoni me gisht, tundni kokën për "jo", duart për "tung" – kjo forcon kuptimin e fjalës.
4. Jepni zgjedhje
* Në vend që të pyesni “Çfarë do?”, thuaj: “Do ujë apo qumësht?” – kështu fëmija mësohet të zgjedhë dhe të shprehë preferenca.
5. Përdorni libra me figura
* Tregoni fotografi dhe emërtoni objektet: “Kjo është macja. Macja thotë miau!”
* Lejojeni fëmijën të tregojë me gisht dhe të përpiqet të përsërisë.
6. Mos kërkoni të flasë me zor
* Mos e detyro të përsërisë fjalët; në vend të kësaj, modeloni fjalën dhe lëreni të përpiqet vetë.
7. Shpërbleni çdo përpjekje për të komunikuar
* Edhe nëse thotë vetëm një tingull ose përdor gjeste – përgëzojeni!
“Shumë mirë që e the ‘ba’ për banane!”
8. Luani lojëra që stimulojnë të folurit
* P.sh., “Ku është…?”, “Çfarë është kjo?”, loja “hap-mbyll”, kukulla që flasin, etj.
9. Kufizoni ekranet (TV, tablet, telefon)
* Ato nuk ndihmojnë në të folur – bisedat reale janë më të dobishme.
10. Konsultohuni me logoped nëse nuk ka përparim
* Ndihma profesionale në moshë të hershme bën shumë diferencë.

12/08/2024
12/08/2024

Egzona Fazliu ka përfunduar studimet e saj Bachelor në fushën e Logopedisë në Prishtinë, dhe ka vazhduar studimet Master në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.

Gjatë periudhës së studimeve, ajo ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca të ndryshme të lidhura me logopedinë, duke përfshirë edhe "Trajtimin e autizmit dhe vështirësive zhvillimore sipas parimit të ABA Therapy", ku ka marrë edhe çertifikatën e saj.

Cakto termin, konsulta falas (të Hënave, të Mërkurave dhe të Premteve)!

📞 +38349575770

Shkrimi im me temë "Vonesa gjuhësore, koha para ekraneve dhe ndërhyrja logopedike", e publikuar në Revistën "Shëndeti dh...
01/07/2024

Shkrimi im me temë "Vonesa gjuhësore, koha para ekraneve dhe ndërhyrja logopedike", e publikuar në Revistën "Shëndeti dhe Kujdesi".

Shkrimi im me temë "Vonesa gjuhësore, koha para ekraneve dhe ndërhyrja logopedike", e publikuar në Revistën "Shëndeti dh...
01/07/2024

Shkrimi im me temë "Vonesa gjuhësore, koha para ekraneve dhe ndërhyrja logopedike", e publikuar në Revistën "Shëndeti dhe Kujdesi".

Oda e Infermierëve të Kosovës

Nëse thithja e gishtit vazhdon edhe pas daljes së dhëmbëve primar (pas moshës 2 vjeç) mund të ndryshoj modelin e rritjes...
15/06/2024

Nëse thithja e gishtit vazhdon edhe pas daljes së dhëmbëve primar (pas moshës 2 vjeç) mund të ndryshoj modelin e rritjes së nofullës dhe të shkaktoj shtrembërim të dukshëm të dhëmbëve, që rrjedhimisht ka pasojë vështirësinë në gëlltitje dhe çrregullime të shqiptimit të shkronjave /s/, /z/, /t/, /d/, /n/, /l/, /sh/, /ç/, /j/, /dh/, /th/.

ASHA (Asociacioni i të folurit, gjuhës dhe dëgjimit) rekomandon që fëmijët të ndalojnë përdorimin e biberonit (memës) ng...
15/06/2024

ASHA (Asociacioni i të folurit, gjuhës dhe dëgjimit) rekomandon që fëmijët të ndalojnë përdorimin e biberonit (memës) nga mosha rreth 12 muajsh. Përdorimi i tej zgjatur i biberonit mund të ndikoj në zhvillimin e të folurit, rreshtimin e dhëmbëve dhe shëndetin oral.

Komunikimi është forma më e lartë e tëshprehurit të mendimit, të idesë, të dëshirave dhe emocioneve njerëzore përmes for...
22/04/2024

Komunikimi është forma më e lartë e të
shprehurit të mendimit, të idesë, të dëshirave dhe emocioneve njerëzore përmes formës ekspresive të gjuhës orale, të shkruar, shenjave ose mimikës.
Logopedia është një formë thelbësore e ndërhyrjes për fëmijët me vështirësi në komunikim. Ndihmon në përmirësimin e aftësisë së fëmijës për të kuptuar dhe shprehur gjuhën, si verbalisht ashtu edhe jo-verbalisht.
Roli i logopedit në zhvillimin e komunikimit te fëmijët:
Qëllimi i terapisë së të folurit është të krijoj një
mjedis ku një fëmijë mund të mësojë se si të
komunikojë me sukses mendimet, idetë dhe
ndjenjat. Logopedi bën shumë më tepër sesa thjeshtë të mësojë një fëmijë të shqiptojë saktë fjalët, por ai punon në një gamë të gjerë aftësish duke përfshirë: artikulimin e tingujve, komunikimin joverbal, të kuptuarit, pragmatikën e të folurit, aftësitë e bashkëbisedimit dhe aftësitë konceptuale.

Address

Vëllezërit Gërvalla, Rr. Tajar Hatipi
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 10:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Logopede Msp. Egzona Fazliu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Logopede Msp. Egzona Fazliu:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram