Dr.Islam Abazi-Mjek-Kardiolog

Dr.Islam Abazi-Mjek-Kardiolog Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dr.Islam Abazi-Mjek-Kardiolog, Cardiologist, Ferizaj.

Permanently closed.
13/01/2023

DHIMBIA E GJOKSIT-Angina pectoris

Angina Pektoris- Apo dhimbia e gjoksit është dhimbje në gjoks ose shqetësim kur gjaku nuk qarkullon mjaftueshëm në muskujt e zemrës. Muskuli i zemrës ka nevojë për oksigjen që mbartet përmes gjakut. Angina është një ndjenjë presioni ose shtrëngimi në gjoks. Mund të ndihet si dhimbje apo djegësim në lukth. Ju gjithashtu mund të ndjeni
dhimbje në supe, krahë, qafë, nofulla ose shpinë.

Angina është një symptom i sëmundjes së arteries koronare (CAD), sëmundjes më të zakonshme të zemrës. CAD ndodh kur pllaka ateromatoze krijohet brenda arteries që furnizon zemrën me gjak, duke redukuar qarkullimin e gjakut.

Ekzistojnë tri lloje të anginës:

1. Angina e qëndrueshme është lloji më i zakonshëm. Kjo ndodh kur zemra punon më shumë se zakonisht. Angina e qëndrueshme ka një paraqitje të rregullt. Pushimi dhe terapia medikamentoze zakonisht ndihmojnë.

2.Angina e paqëndrueshme është më e rrezikshme. Nuk ndjek një paraqitje të rregullt dhe mund të ndodh pa ushtruar fizikisht. Ajo nuk largohet me pushim ose ilaçe. Kjo është një shenjë se ju mund të keni një sulm në zemër

3.Angina jo e rregullt është e rrallë. Kjo ndodh kur ju jeni nè qetèsi.

Jo çdo dhimbje në gjoks ose shqetësim është anginë. Nëse keni dhimbje në gjoks, ju duhet gjithsesi të vizitoni Kardiologun

Dr.spec.Islam Abazi-Kardiolog
+383 44 792 289

06/01/2023

Ҫfarë është hipertensioni arterial dhe si e diagnostikojmë atë

Hipertensioni nënkupton presion të lartë të gjakut dhe është një sëmundje shumë e përhapur në popullatën e rritur.

Shpesh hipertensioni është quajtur “ sëmundje e fshehtë” për faktin se sëmundja është e pranishme, por pacienti nuk është në dijeni të pranisë së saj.
E rëndësishme është të theksohet fakti se me ose pa shenja klinike tensioni e dëmton njësoj trupin e njeriut dhe prania e tij është një shkak i pavarur për sëmundje të zemrës, enëve të gjakut, veshkave, syve, trurit si dhe rrit vdekshmërinë, prandaj kjo sëmundje duhet vlerësuar dhe trajtuar me seriozitet.
Për këtë arsye është e rëndësishme matja e rregullt e presionit arterial sidomos nëse janë pikasur qoftë edhe një herë vlera të larta të presionit apo nëse keni histori familjare për hipertension.

Pse është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun kardiolog?

Përvec m***es së thjeshtë të tensionit, mjeku gjatë konsultës mjekësore do t’ju pyesë edhe për historinë mjekësore personale dhe familjare ( trashëgiminë) p.sh nëse keni patur ndonjë problem të mëparshëm nga zemra apo nëse ndonjë nga pjestarët e familjes ka patur ose ka histori me hipertension apo me sëmundje zemre. Gjithashtu, mjeku specialist kardiolog do të vlerësojë praninë e të ashtuquajturve faktorë të rrezikut si duhanpirja, kolesteroli i lartë, diabeti etj,

Mjeku pasi kryen një ekzaminim të plotë fizik, mund të rekomandojë ekzaminime të tjera shumë të vlefshme si;

– EKG- Elektrokardiograma e cila shërben për të vlerësur aktivitetin elektrik të zemrës.

– ULTRAZERI I ZEMRES- Ekokardiograma e cila është një ekzaminim i rëndësishëm që na jep informacion të detajuar mbi strukturën e zemrës dhe funksionin “ pompë” të saj.

– Holter presioni që monitoron me m***e të herëpashershme, të programuara, vlerat e tensioni.

– Analiza të gjakut për vlerësimin e yndyrës në gjak, diabetit, funksionit të veshkës, të mëlçisë etj

Cilët janë shkaktarët e Hipertensionit?!

Mendohet se në pjesën më të madhe të rasteve shkak i hipertensionit është një çrregullim në nivel qelizor që shfaqet me kalimin e moshës. Kjo e bën hipertensionin, sidomos në stade të avancuara, një sëmundje të trajtueshme që shpesh kërkon mjekim të vazhdueshëm, pra duhet të jesh në ndjekje të vazhdueshme, pra nuk kemi të bëjmë me një sëmundje të shërueshme si psh një infeksion i cili shërohet duke u trajtuar përkohësisht me antibiotik. Megjithatë ekzistojnë edhe faktorë apo gjendje të ndryshme që rrisin mundësinë e shfaqjes së hipertensionit dhe vështirësojnë trajtimin e tij, të tillë si:

Duhanpirja

Mbipesha apo obeziteti

Jeta sedentare

Kripa me tepri në ushqim

Konsumi i tepruar i alkolit

Stresi

Mosha

Trashëgimia

Dieta e varfër ushqimore me magnez, potasium, kalçium

Sëmunjdet kronike të veshkave

Ҫrregullimet e funksionit të tiroides dhe gjendrës mbiveshkore

Apnea e gjumit

Ёshtë e rëndësishme të theksohet se hipertensioni influencohet shumë nga stili i jetesës. Kripa me tepri në ushqime, dieta në përgjithësi, jeta sendentare, mbipesha, janë faktorë plotësisht të modifikueshëm që mund të ndikojnë për mirë ose për keq në shfaqjen dhe ecurinë e sëmundjes.

Cila është kategoria e personave e riskuar për t’u prekur nga hipertensioni?

Individët që kanë trashëgimi për HTA

Duhanpiresit

Gratë shtatzëna

Gratë që marrin kontraceptivë oral

Individët mbi 35 vjec

Individët obezë apo mbipeshë

Individët që bëjnë jetë sedentare

Individët që konsumojnë alkool me tepri

Individët që konsumojnë ushqime që kanë kripë dhe yndyrë me tepri

Individët që vuajnë nga apnea e gjumit

Cilat janë shenjat klinike të hipertensionit?

Siç e përmendëm edhe më lart, hipertensioni mund të jetë i pranishëm pa e kutuar praninë e tij dhe kjo është një nga karakteristikat më të rrezikshme të tij pasi mund të neglizhohet. Ёshtë fakt që 1/3 e pacientëve me hipertension arterial të konfirmuar nuk e dinin paraprakisht se vuanin nga kjo sëmundje.
Mënyra e vetme për të pikasur nëse kemi hipertension është nëpërmjet kontrolleve mjekësore të rregullta rutinë. Kjo vlen veçanërisht nëse keni ekzistencën e ndonjë prej faktorët e rrezikut të sipërpërmendur.

Simptomat tipike të tipit, dhimbje koke, veçanërisht në pjesën e pasme të kokës, marramendje , zhurmë në vesh.

Në rastet kur tensioni është shumë i lartë, gjë që nënkupton kërcënim për jetën, pacienti ankon shqetësimet e mëposhtme :

– Dhimje të fortë koke
– Lodhje dhe konfuzion
– Probleme me shikimin
– Dhimbje gjoksi
– Vështirësi në frymëmarrje
– Rrahje zemre të ç’rregullta.
– Gjak në urinë
– “ Goditje” në kraharor, qafë apo vesh

Pèr tè gjitha kèto;

Dr.Islam Abazi Kardiolog
+383 44 792 289

Kontrolli rutinè pèr zemèr dhe enè tè gjakut:Gjetja e problemeve sa mè herèt  zgjat jetèn dhe rrit cilesinè e shèndetit ...
04/01/2023

Kontrolli rutinè pèr zemèr dhe enè tè gjakut:

Gjetja e problemeve sa mè herèt zgjat jetèn dhe rrit cilesinè e shèndetit tuaj.

Ju duhet tè bèni kontrolle nese:

Mosha 60 vjec ose mè shumè

Mosha 50-59 me njè ose mè shumè nga faktoret e rrezikut tè pèrmendur mè poshtè:

Kolesteroli i larte

Tensioni i larte i gjakut

Diabeti

Duhanpirja

Nderhyrje te meparshme kirurgjikale per zemren dhe per enet e gjakut

Histori familjare per semundje te eneve te gjakut duke perfshire

Aneurizem(zgjerim ) e aortes abdominale(te barkut)

Infarkt ne zemer

Tensioni i larte i gjakut

Pamjaftueshmeri te veshkave

Goditje ne tru

Vdekje te papritur

Kontrolli rutine per zemren dhe per enet e gjakut perfshin diagnostikimin e:

Aneurizmen e aortes abdominale(AAA) – Kjo gje ndodh kur nje pjese e aortes zmadhohet ose behet si nje ballon. Aorta eshte ena kryesore e gjakut qe furnizon barkun, kocken e legenit dhe kembet.

Fibrilacioni atrial- Nje ritem i cregullt dhe i shpejte i zemres qe mund te coj ne komplikime sic eshte :infarkt ne tru , ne zorre

Egzaminimi bazè pèr zemèr:

- Egzaminimi Kardiologjik
- EKG- Elektrokardiografia
- Ekokardiografia- Ultrazeri I zemres
- Ergomatria
- Holter EKG 24, 48 h dhe
- Holter monitrorimi tensionit 24 h
Egzaminime shtes sipas nevojes

Dr.Islam Abazi Kardiolog
+383 44 792 289

06/10/2022

DHIMBIA E GJOKSIT-Angina pectoris

Angina Pektoris- Apo dhimbia e gjoksit është dhimbje në gjoks ose shqetësim kur gjaku nuk qarkullon mjaftueshëm në muskujt e zemrës. Muskuli i zemrës ka nevojë për oksigjen që mbartet përmes gjakut. Angina është një ndjenjë presioni ose shtrëngimi në gjoks. Mund të ndihet si dhimbje apo djegësim në lukth. Ju gjithashtu mund të ndjeni
dhimbje në supe, krahë, qafë, nofulla ose shpinë.

Angina është një symptom i sëmundjes së arteries koronare (CAD), sëmundjes më të zakonshme të zemrës. CAD ndodh kur pllaka ateromatoze krijohet brenda arteries që furnizon zemrën me gjak, duke redukuar qarkullimin e gjakut.

Ekzistojnë tri lloje të anginës:

1. Angina e qëndrueshme është lloji më i zakonshëm. Kjo ndodh kur zemra punon më shumë se zakonisht. Angina e qëndrueshme ka një paraqitje të rregullt. Pushimi dhe terapia medikamentoze zakonisht ndihmojnë.

2.Angina e paqëndrueshme është më e rrezikshme. Nuk ndjek një paraqitje të rregullt dhe mund të ndodh pa ushtruar fizikisht. Ajo nuk largohet me pushim ose ilaçe. Kjo është një shenjë se ju mund të keni një sulm në zemër

3.Angina jo e rregullt është e rrallë. Kjo ndodh kur ju jeni nè qetèsi.

Jo çdo dhimbje në gjoks ose shqetësim është anginë. Nëse keni dhimbje në gjoks, ju duhet gjithsesi të vizitoni Kardiologun

Dr.spec.Islam Abazi-Kardiolog
044 792 289

Poliklinika "Ferexim" Ferizaj Vizit Kardiologjike EKGEkokardiografi Mendim pèr interevenim KirurgjikAnaliza Laboratorike
15/01/2022

Poliklinika "Ferexim" Ferizaj
Vizit Kardiologjike
EKG
Ekokardiografi
Mendim pèr interevenim Kirurgjik
Analiza Laboratorike

06/01/2022
Dr Islam Abazi-Kardiolog
06/01/2022

Dr Islam Abazi-Kardiolog

05/01/2022

Pamje Ekokardiografike. Pacienti post IM dhe post PCI stenting

Address

Ferizaj
P.N

Telephone

+38344792289

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Islam Abazi-Mjek-Kardiolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr.Islam Abazi-Mjek-Kardiolog:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category