08/04/2026
Humbja e një personi të dashur është një nga përvojat më të vështira emocionale që mund të kalojë një njeri.
Nuk është vetëm mungesë.
Është një ndryshim i thellë në përditshmëri, në ndjenja, në mënyrën si e përjetojmë jetën.
Shpesh, njerëzit përreth presin që “me kohë do kalojë”, ose " koha do të shërojë dhimbjen ".
Por e vërteta është ndryshe.
Dhimbja nuk zhduket aq thjesht.
Ajo vetëm ndryshon formë… dhe ne mësojmë ta bartim atëdhimbje.
Ka ditë kur duket se gjërat po stabilizohen dhe na duket sikur po e tejkalojmë… por ka momente kur një kujtim i vogël e rikthen gjithë ndjnjën e mungesës.
Dhe nuk është dobësi...kjo është pjesë e procesit në të cilin po kalojmë.
E si mund ta ndihmojmë veten në këtë rrugëtim?
♤T’i lejojmë vetes të ndiejmë, pa e gjykuar veten
♤Të mos e shtypim dhimbjen, por ta pranojmë atë
♤ Të flasim për ndjenjat tona me njerëz që ofrojnë siguri emocionale
♤ Të kuptojmë që secili e përjeton humbjen në mënyrën e vet dhe në kohën e vet.
Në punën tonë të përditshme, shpesh dëgjojmë:
“Nuk po mund ta përballoj dot…”
Dhe përgjigjja jonë është gjithmonë e njëjtë:
Nuk ke pse të përballosh gjithçka tani dhe menjëherë.
Mjafton një ditë, një kohë ti të punosh me vetën.
Shërimi nuk nënkupton harresë.
Shërimi nënkupton të vazhdosh jetën, duke mbajtur brenda vetes dashurinë për ata që kanë qenë pjesë e saj.
Nëse po kaloni një humbje dhe ndiheni të mbingarkuar emocionalisht, është në rregull të kërkoni ndihmë.
Ne jemi këtu për t’ju mbështetur.
SAAH Clinic Klinika e Shëndetit Mendor
☎️043 911 535