02/12/2025
Scoliosis – Qasja Moderne dhe Trajtimi Fizioterapeutik Profesional
Scolioza është një devijim tredimensional i shtyllës kurrizore, që prek strukturen, biomekanikën dhe funksionin e trupit. Ajo nuk është vetëm një lakim i dukshëm anësor – është një çrregullim kompleks që ndikon mënyrën si fëmijët dhe të rriturit ecin, qëndrojnë, marrin frymë dhe zhvillohen.
Si profesionist me përvojë shumëvjeçare në fizioterapi, vlerësimi im fillon gjithmonë me një analizë të detajuar posturale, identifikimin e shkakut, modelit të devijimit dhe faktorëve që ndikojnë progresin e deformimit. Në punën klinike jam fokusuar në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e individualizuar të scoliozës tek fëmijët dhe të rriturit.
Qasja ime terapeutike bazohet në tre shtylla kryesore:
1. Vlerësim i avancuar postural dhe funksional
– M***e të saktësisë së këndeve, devijimeve dhe simetrive
– Teste specifike muskulo-skeletore
– Analizë e faktorëve rrezikues (rritja, muskulatura, mobiliteti, aktiviteti fizik, frymëmarrja)
2. Trajtim i personalizuar fizioterapeutik
Trajtimi i scoliozës nuk është një program i përgjithshëm – është një terapi e dizajnuar posaçërisht për secilin pacient. Në qasje përdor teknikë moderne, ndër to:
Ushtrime korrigjuese 3D (metodat terapeutike të bazuara në evidencë)
Forcim të muskujve stabilizues të shtyllës kurrizore
Mobilizime të segmenteve të ngurta
Trening respirator dhe postural
Stretching të përzgjedhur specifikisht në segmentet e tendosura
Edukim për qëndrim korrekt dhe ergonomi të përditshme
3. Ndjekje dhe monitorim i vazhdueshëm
Çdo pacient ndiqet me m***e periodike, rishikim të progresit dhe përshtatje të ushtrimeve për të siguruar që trajtimi është efektiv dhe i targetuar. Qasja ime është e fokusuar në rritjen e stabilitetit, përmirësimin e simetrisë dhe parandalimin e progresit të deformimit.
Misioni im profesional
Si klinicist, pedagog dhe studiues, misioni im është të ofroj trajtim cilësor, të bazuar në evidencë shkencore, dhe të ndikoj pozitivisht në jetën e çdo pacienti me deformime spinale.
Scolioza mund të kontrollohet, të përmirësohet dhe në shumë raste të stabilizohet – kur trajtohet me kohë, me profesionalizëm dhe me protokolle të personalizuara terapeutike.
Prof. Ass. Dr. sc. Besmir Salihu, PT