Qendra Psiko-Sociale dhe Arsimore Ri-Linda

Qendra Psiko-Sociale dhe Arsimore Ri-Linda Qendra Psiko Sociale dhe Arsimore Ri-Linda

15/11/2025

Çdo ditë është një mundësi e re për t’u bërë më i mirë se dje.

3 VITE NË SHËRBIM , 3 VITE KUJDES, BESIM DHE DASHURI PËR KLIENTET TANË🎉Sot shënojmë 3 vjetorin nga hapja e qendres  sonë...
31/10/2025

3 VITE NË SHËRBIM , 3 VITE KUJDES, BESIM DHE DASHURI PËR KLIENTET TANË🎉

Sot shënojmë 3 vjetorin nga hapja e qendres sonë, një udhëtim i mbushur me sfida, suksese dhe shumë buzëqeshje të rikthyera.
Gjatë këtyre viteve, kemi pasur nderin të kujdesemi për qindra klient dhe të fitojmë besimin e tyre, gjë që për ne është arritja më e madhe

Një falënderim i veçantë për:
Klinetet tanë, për besimin dhe dashurinë tua,
Stafin tonë, për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre që dhanë çdo ditë,
Miqtë dhe bashkëpunëtorët që na kanë mbështetur në çdo hap të rrugës.

Me zemër plot mirënjohje, premtojmë të vazhdojmë të rritemi dhe të ofrojmë shërbime edhe më të mira, gjithmonë me kujdesin që ju meritoni.

Në këtë përvjetor ndjej shumë mirënjohje dhe lumturi për gjithçka që kemi arritur deri sot.
Por mbi të gjitha, ndihem thellësisht e lumtur që kam pasur mundësinë dhe fatin të mbështes fëmijët në nevojë , pikerisht ata me kushte të vështira financiare, duke i trajtuar pa pagesë dhe duke i liruar nga çdo shpenzim.

Ky është kuptimi më i bukur i punës sime, të ndihmoj aty ku ka më shumë nevojë dhe do të vazhdoj ta bëjë prap me shumë krenari dhe vullnet💙

Mirënjohëse gjithmonë👇
Qendra Psiko-Sociale dhe Arsimore Ri-Linda

Refuzimi i fëmijëve autik në shkolla, një padrejtësi që duhet ndalur….Si psikologe klinike, çdo ditë shoh se sa potencia...
23/09/2025

Refuzimi i fëmijëve autik në shkolla, një padrejtësi që duhet ndalur….

Si psikologe klinike, çdo ditë shoh se sa potencial kanë fëmijët në spektrin e autizmit kur u ofrohet përkujdesja dhe mbështetja e duhur. Fatkeqësisht, shumë prej tyre ende përballen me refuzim dhe përjashtim nga shkollat, vetëm sepse janë ndryshe.

Ky refuzim nuk është vetëm një shkelje e të drejtës së tyre për arsim, por edhe një dëm i madh emocional për fëmijën dhe familjen.

Çdo fëmijë ka të drejtë të mësojë, të rritet dhe të jetë pjesë e shoqërisë. Integrimi i fëmijëve autik në shkolla nuk është vetëm përgjegjësi institucionale, por edhe një hap drejt një shoqërie më të drejtë, më humane dhe më gjithëpërfshirëse.

Si profesionistë dhe si shoqëri, duhet të:
Edukojmë mësuesit për spektrin e autizmit.
Sigurojmë kushte dhe asistencë për fëmijët me nevoja të veçanta.
Ndërgjegjësojmë komunitetin se autizmi nuk është pengesë për të mësuar, por një mënyrë tjetër e të qenit dhe të menduarit.

Refuzimi i fëmijëve autik në shkolla është refuzim i humanitetit tonë. Është koha të flasim, të reagojmë dhe të veprojmë!
Lindita Lika!
Qendra Psikologjike “RI LINDA”
Për fëmijët, për familjet, për të ardhmen.

Kur fëmija është i mërzitur apo i shqetësuar, është shumë e rëndësishme si reagojnë prindërit, sepse mënyra e tyre e sje...
21/09/2025

Kur fëmija është i mërzitur apo i shqetësuar, është shumë e rëndësishme si reagojnë prindërit, sepse mënyra e tyre e sjelljes ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si fëmija mëson të përballet me emocionet👇
Qëndroni të qetë;
Mos u perpiqni ta ndaloni menjëherë mërzinë apo shqetësimin e tij apo saj,
Fëmija ka nevojë të ndiejë se prindi nuk frikësohet nga emocionet e tij.

Dëgjoni me kujdes
Lejoni të shprehet, edhe nëse nuk gjen fjalët e duhura.
Përdor pyetje të buta: “Duket sikur je i mërzitur, do të flasim për këtë?”

Vlerësoni emocionin, jo vetëm sjelljen;
Thuaji: “E kuptoj që je i trishtuar” ose “Është normale të ndihesh kështu”.
Kjo i jep siguri se emocionet e tij janë të pranueshme.

Ofroni mbështetje fizike dhe emocionale
Një përqafim, një dorë mbi shpatull ose thjesht të jesh pranë mund të vlejë shumë.
Fëmijët shpesh qetësohen vetëm nga prania e sigurt e prindit.

Ndihmoni të gjejë mënyra për t’u qetësuar;
Frymëmarrje të thella, vizatim, lojë ose ecje e shkurtër jashtë.
Me kohë, ai mëson strategji vetë rregullimi.

Jepi shembull;
Nëse prindërit tregojnë si përballen me stresin në mënyrë të qetë dhe të shëndetshme, fëmija mëson duke parë.

👉 Thelbi është që prindi të mos e gjykojë ose nënvlerësojë fëmijën, por ta shohë mërzinë e tij si një shans për ta ndihmuar të rritet emocionalisht.

Sot është një ditë e veçantë për mua, një  vit më shumë, një përvojë më shumë, një arsye më shumë për të falënderuar jet...
13/09/2025

Sot është një ditë e veçantë për mua, një vit më shumë, një përvojë më shumë, një arsye më shumë për të falënderuar jetën🙏

Zyrtarisht +1 vit më shumë në pasaportë, por gjithmonë e re me zemër😜🥳🎉”

Puna me fëmijë me nevoja të veçanta është më shumë se profesion, është një thirrje zemre. Çdo fëmijë bart brenda vetes n...
08/09/2025

Puna me fëmijë me nevoja të veçanta është më shumë se profesion, është një thirrje zemre. Çdo fëmijë bart brenda vetes një botë unike, plot ngjyra, emocione dhe mundësi. Detyra jonë është t’i shohim këto mundësi, t’i ushqejmë me dashuri dhe t’i ndihmojmë të ndriçojnë.

Me durim, përkushtim dhe kreativitet, krijojmë një ambient ku fëmijët ndihen të pranuar, të respektuar dhe të inkurajuar të shprehin veten. Çdo hap i vogël për ta është një fitore e madhe për ne. Çdo buzëqeshje, çdo fjalë e re, çdo gjest i përvetësuar është dëshmi e forcës së tyre të brendshme dhe e fuqisë së mbështetjes.

Puna me ta na mëson më shumë sesa u japim, na mëson mirënjohje, durim dhe shpresë. Na kujton se zhvillimi nuk matet vetëm me hapa të mëdhenj, por edhe me përparime të vogla që e bëjnë jetën më të bukur.

Kokëfortësia te fëmijët – Si ta menaxhojmë?-Kuptoni arsyen pas sjelljesShpesh, kokëfortësia është mënyra e fëmijës për t...
30/08/2025

Kokëfortësia te fëmijët – Si ta menaxhojmë?

-Kuptoni arsyen pas sjelljes
Shpesh, kokëfortësia është mënyra e fëmijës për të shprehur nevojat ose emocionet që nuk di si t’i thotë ndryshe. Mos e merrni gjithmonë si kundërshtim, por si shenjë se ka diçka që dëshiron të tregojë.

-Vendosni kufij të qartë dhe të qëndrueshëm
Fëmijët ndihen më të sigurt kur dinë çka është e pranueshme dhe çka jo. Rregullat duhet të jenë të qarta, të thjeshta dhe të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme.

-Zgjidhni betejat me kujdes
Jo çdo “jo” e fëmijës ka nevojë për përballje. Shpesh është më mirë të zgjedhim betejat që janë me rëndësi për rritjen dhe zhvillimin e tyre, dhe të mos e kthejmë çdo situatë në konflikt.

-Ofrojuni mundësi zgjedhjeje
Fëmijët shpesh bëhen kokëfortë kur ndihen të kontrolluar. Jepuni mundësinë të zgjedhin mes dy opsioneve – p.sh. “Do ta veshësh bluzën e kaltër apo të kuqe?” Kjo i bën të ndihen të respektuar dhe të përfshirë.

-Përdorni komunikim pozitiv
Në vend të urdhrave, përdorni fjalë inkurajuese dhe shpjegime të thjeshta. Një ton i qetë dhe i butë shpesh është më efektiv se ngritja e zërit.

-Jepni shembullin tuaj
Fëmijët mësojnë nga mënyra si silleni ju. Nëse ju tregoni durim, respekt dhe qetësi, ata do të fillojnë ta pasqyrojnë të njëjtën sjellje.

✨ Kokëfortësia nuk është gjithmonë negative, ajo mund të jetë shenjë e forcës së karakterit dhe vendosmërisë. E rëndësishme është ta kanalizojmë në mënyrë të shëndetshme.

Qendra Psikologjike RI LINDA
📞 045/606/213

27/08/2025

27/08/2025
Nuk ke pse i përballon vetë vështirësitë. Flis me një psikolog, një hap i vogël përpara mund të bëjë ndryshim të madh.Li...
20/08/2025

Nuk ke pse i përballon vetë vështirësitë. Flis me një psikolog, një hap i vogël përpara mund të bëjë ndryshim të madh.
Lindita Lika👇
Qendra Psiko-Sociale dhe Arsimore Ri-Linda

Mirë se vini në Qendrën Psikologjike “Ri Linda” Në një botë gjithnjë e më të zhurmshme, ku shëndeti mendor shpesh lihet ...
28/07/2025

Mirë se vini në Qendrën Psikologjike “Ri Linda”

Në një botë gjithnjë e më të zhurmshme, ku shëndeti mendor shpesh lihet në hije, Qendra Psikologjike
“Ri Linda” është vendi ku gjen kuptim, mbështetje dhe rilindje emocionale.

E themeluar nga Lindita Lika, qendra jonë operon si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K.) dhe ofron shërbime profesionale në fushat:

•Psikologji klinike dhe këshillim individual
•Terapist/e për fëmijë dhe adoleshentë
•Logopedi – trajtim për të folur, të lexuar dhe të shkruar
•Terapia familjare dhe çiftore
•Punëtori dhe trajnime për zhvillim personal e profesional
•Këshilla për orientime profesionale.

📍 Adresa:
Ferizaj,
📞 Kontakt: 045/606/213
📧 Email: qendrarilinda@gmail.com

Në “Ri Linda” ne besojmë se çdo njeri meriton të dëgjohet, të kuptohet dhe të udhëhiqet drejt një jete më të shëndetshme mendore.
Na beso veten, dhe ne do të jemi pranë teje në çdo hap.

Address

Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38345606213

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Psiko-Sociale dhe Arsimore Ri-Linda posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Psiko-Sociale dhe Arsimore Ri-Linda:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category