24/01/2026
Fasha plantare është një ligament i gjatë i hollë që shtrihet nën lëkurë në pjesën e poshtme të këmbës e që lidhë thembren me pjesen e përparme të shputës.
Fasha plantare është e projektuar për të absorbuar streset e larta dhe tendosjet kur ne ecim. Por, ndonjëherë presioni shume i lartë e dëmton ose grisë këtë fashë. Përgjigja e natyrshme e trupit ndaj lëndimit është inflamacioni, i cili rezulton me dhimbje në thember dhe ngurtësim të fashes së shputës.
Heel spurs ose Spina kalkaneare është njera ndër arsyet e inflamimit të fashës plantare.
Sipas disa statistikave 1 në 10 persona ka spinë kalkaneare.
Heel spurs është një depozitë e kalciumit e cila shkakton një zgjatim në pjesen e poshtme të kockes së thembres e që zakonisht shoqërohet me:
- Dhimbje në pjesën e poshtme të këmbës pranë thembres,
- Dhimbje në hapat e para pas zgjimit nga shtrati në mëngjes, ose pas një periudhe të gjatë pushimi, të tille si pas një udhëtim të gjatë me makinë. Dhimbja qetësohet pas pak minutash ecjeje.
- Dhimbje e madhe pas (jo gjatë) ushtrimeve apo aktiviteteve.
Terapia SHOCKWAVE ka një efekt shumë të mirë në trajtimin e kësaj patologjie, duke ndihmuar në reduktimin e dhimbjes dhe rikthimin e funksionit normal të shputës.
Në Klinikën Fizioterapeutike “Shpëtimi”, kjo terapi aplikohet nga staf me mbi 38 vite përvojë profesionale në trajtimin e problemeve muskuloskeletare, duke kombinuar teknologjinë moderne me profesionalizem të dëshmuar ndër vite.
Kujdesi i duhur, në duar të sigurta!