Logopede Urtina Sherifi

Logopede Urtina Sherifi Emin Duraku, Kompleksi IDEA, Hyrja B, kati parë nr.5

Logopede e Licencuar nga Ministria e Shëndetsisë!

🗣 Konsulta, vlerësime dhe ndërhyrje logopedike në fushën e gjuhës dhe të folurit
📞+38345227477
📍 Logopede në Klinikën Empatia në Ferizaj
Rr.

⏳ Mos e vononi ndërhyrjen!
30/08/2025

⏳ Mos e vononi ndërhyrjen!

A ju duket ndonjëherë se fëmija juaj flet si me “hundë”? Rinolalia – një vështirësi që ndikon në mënyrën si ai apo ajo e...
26/04/2025

A ju duket ndonjëherë se fëmija juaj flet si me “hundë”? Rinolalia – një vështirësi që ndikon në mënyrën si ai apo ajo e shqipton fjalën.

Nuk është thjesht diçka që kalon me kohën. Me ndihmën e duhur logopedike, kjo mund të rregullohet dhe fëmija të flasë më qartë e me më shumë vetëbesim. Vëzhgoni, pyesni dhe veproni – hapat e vegjël sot bëjnë ndryshim të madh nesër.

🗣️ Artikulimi i saktë i tingujve nuk është thjesht mënyra si fëmijët flasin – është mënyra si ata kuptohen, shprehen dhe...
16/04/2025

🗣️ Artikulimi i saktë i tingujve nuk është thjesht mënyra si fëmijët flasin – është mënyra si ata kuptohen, shprehen dhe lidhen me botën.

🔤 Shqiptimi i pasaktë i tingujve mund të ndikojnë në vetëbesimin, të sjellin vështirësi në të kuptuar dhe të dëmtojnë zhvillimin e mëtejshëm gjuhësor.

👂 Prandaj, le të jemi të vëmendshëm, të informuar dhe të gatshëm për të vepruar në kohë.
💬 Fjalët kanë peshë – le t’i ndihmojmë fëmijët t’i shqiptojnë drejt.

 

Trajtimi i belbëzimit nga logopedi është thelbësor për të ndihmuar individët të përmirësojnë rrjedhshmërinë e të folurit...
22/03/2025

Trajtimi i belbëzimit nga logopedi është thelbësor për të ndihmuar individët të përmirësojnë rrjedhshmërinë e të folurit dhe të reduktojnë ankthin që mund ta shoqërojë këtë vështirësi.

💡Logopedi përdor teknika dhe strategji të specializuara për të ndihmuar pacientin të kontrollojë ritmin e të folurit, të menaxhojë tensionin dhe të zhvillojë vetëbesimin në komunikim.
Ndërhyrja e hershme është veçanërisht e rëndësishme, pasi ndihmon në minimizimin e ndikimit të belbëzimit në jetën sociale, emocionale dhe profesionale të individit.

✨️Përmes terapisë së vazhdueshme, personi që belbëzon mund të mësojë mënyra efektive për të komunikuar më lirshëm dhe natyrshëm.

📚 Disleksia: Njohja dhe mbështetja e hershme 🧠✨Sot, shkolla jonë pati kënaqësinë të mirëpriste Urtina Sherifin, ish-nxën...
26/02/2025

📚 Disleksia: Njohja dhe mbështetja e hershme 🧠✨

Sot, shkolla jonë pati kënaqësinë të mirëpriste Urtina Sherifin, ish-nxënëse e shkollës sonë dhe tani logopede në kliniken Empatia në Ferizaj. Ajo mbajti një sesion informues mbi disleksinë, duke theksuar rëndësinë e identifikimit të hershëm dhe mbështetjes së duhur për fëmijët me këtë vështirësi.

Ishte një moment i veçantë të shohim një ish-nxënëse të shkollës sonë të rikthehet për të ndarë njohuritë e saj dhe për të ndihmuar në përmirësimin e procesit mësimor. Ky sesion na ofroi udhëzime praktike dhe rriti ndërgjegjësimin mbi mënyrat më të mira për të mbështetur nxënësit me disleksi.

Faleminderit Urtinës për kontributin dhe bashkëpunimin! 🙌📖

🗣️ Gjuha është superfuqia e fëmijës suaj! 🌟 Çdo bisedë, histori dhe këngë ndihmon trurin e tij të rritet dhe të lidhet m...
16/02/2025

🗣️ Gjuha është superfuqia e fëmijës suaj!
🌟 Çdo bisedë, histori dhe këngë ndihmon trurin e tij të rritet dhe të lidhet më mirë me botën! 📚🎶 Bëhuni modeli i tij më i mirë – flisni, dëgjoni dhe ndani histori çdo ditë. 🧠💬 Sa më shumë fjalë, aq më shumë mundësi për sukses! 🚀💡

💡Diagnostikimi i disleksisë është një hap i rëndësishëm për të ofruar mbështetje dhe për të ndihmuar individët të përbal...
05/02/2025

💡Diagnostikimi i disleksisë është një hap i rëndësishëm për të ofruar mbështetje dhe për të ndihmuar individët të përballen me vështirësitë në mësim.

📍Kur disleksia diagnostikohet në fazat e hershme, mund të krijohet një plan i personalizuar mësimor që mundëson zhvillimin e aftësive të leximit dhe shkrimit. Kjo ndihmon në shmangien e keqkuptimeve dhe pasojave psikologjike si humbja e besimit në vetvete. ✨️Mbështetja e duhur është thelbësore për t’i dhënë mundësinë çdo individi të arrijë potencialin e tij të plotë.

Disleksia është një çrregullim i të nxënit që prek aftësinë e individit për të lexuar, shkruar dhe përpunuar gjuhën. Tra...
22/01/2025

Disleksia është një çrregullim i të nxënit që prek aftësinë e individit për të lexuar, shkruar dhe përpunuar gjuhën. Trajtimi i hershëm i disleksisë është thelbësor, pasi ndihmon fëmijët dhe të rriturit të zhvillojnë strategji përballuese që lehtësojnë sfidat në të nxënë. Nëse nuk trajtohet, disleksia mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin, motivimin dhe arritjet akademike të individit.
Terapia logopedike, mbështetja arsimore dhe qasjet e personalizuara mund të përmirësojnë ndjeshëm aftësitë gjuhësore dhe letrare, duke krijuar një bazë të fortë për suksesin personal dhe profesional. Ndërgjegjësimi dhe ndërhyrja e hershme janë çelësi për të ndihmuar individët me disleksi të arrijnë potencialin e tyre të plotë.




Ishte kënaqësi të takonim të vegjlit tuaj! 🥰🥰🥰
21/01/2025

Ishte kënaqësi të takonim të vegjlit tuaj! 🥰🥰🥰

Sot gjatë vizites në kopshtin Dielli së bashku me psikologet klinike Blerta Shurdhani dhe Elmedina Gashi, organizuan akt...
16/01/2025

Sot gjatë vizites në kopshtin Dielli së bashku me psikologet klinike Blerta Shurdhani dhe Elmedina Gashi, organizuan aktivitete interaktive me fëmijët dhe mbajtën një ligjëratë informuese për zhvillimin dhe vështirësitë që mund të shfaqen gjatë fëmijërisë së hershme.

Address

Emin Duraku, Kompleksi IDEA, Hyrja B
Ferizaj

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Logopede Urtina Sherifi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram