Harmony Psychological Clinic

Harmony Psychological Clinic Harmony Psychological Clinic ofron shërbime profesionale dhe të specializuara për mirëqenien tuaj mendore.

Dita Botërore e Autizmit nuk duhet të jetë vetëm një moment ndërgjegjësimi por një moment reflektimi profesional dhe ins...
02/04/2026

Dita Botërore e Autizmit nuk duhet të jetë vetëm një moment ndërgjegjësimi por një moment reflektimi profesional dhe institucional.

Autizmi nuk është thjesht një diagnozë.
Është një mënyrë e ndryshme e përjetimit, përpunimit dhe reagimit ndaj botës.

Si profesionistë të shëndetit mendor, e dimë që sfida nuk qëndron vetëm te fëmija.
Shpesh qëndron te mungesa e sistemeve të përshtatura, te qasjet jo adekuate dhe te pritjet e gabuara që vendosim mbi ta.

Ndërhyrja efektive kërkon:
• identifikim të hershëm
• qasje multidisiplinare
• plane individuale të bazuara në funksionalitet, jo vetëm në simptoma
• mbështetje të vazhdueshme për familjen.
Mbështetja e duhur mund të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetës.

Prandaj, sot nuk mjafton të flasim për pranimin.
Duhet të flasim për përgjegjësinë që kemi si profesionistë dhe si shoqëri për të krijuar kushte reale zhvillimi.

Harmony Psychological Clinic
+383 482 727 97

Të flasësh me një psikolog është një akt i thellë vetëdijeje.Është një nga vendimet më të vështira që një njeri mund të ...
22/03/2026

Të flasësh me një psikolog është një akt i thellë vetëdijeje.

Është një nga vendimet më të vështira që një njeri mund të marrë: të përballet me veten, me pasiguritë, me frikërat që shpesh janë shtypur për vite me radhë. Nuk është e lehtë të ulesh përballë dikujt dhe të shprehësh atë që zakonisht e fsheh edhe nga vetja.

Procesi terapeutik nuk është gjithmonë i rehatshëm. Ai shpesh përfshin:
– rikthim në përvoja të dhimbshme
– përballje me të vërteta të vështira
– çmontim të mekanizmave mbrojtës që dikur kanë ndihmuar, por sot pengojnë

Por pikërisht në këtë proces ndodh transformimi.

Të përpunosh ndjesitë dhe pasiguritë nuk do të thotë t’i zhdukësh ato por t’i kuptosh, t’i pranosh dhe t’i integrosh në një mënyrë më të shëndetshme. Është një proces që kërkon guxim, durim dhe angazhim të vazhdueshëm.

Sepse shërimi nuk vjen nga shmangia por nga përballja.
Harmony Psychological Clinic
+383 482 727 97

World Down Syndrome Day 💛Sot është një kujtesë e qetë… që vlera e një njeriu  matet me dashurinë që jep dhe merr.Fëmijët...
21/03/2026

World Down Syndrome Day 💛

Sot është një kujtesë e qetë… që vlera e një njeriu matet me dashurinë që jep dhe merr.
Fëmijët me sindromën Down nuk kanë nevojë të ndryshojnë për t’u pranuar është bota ajo që duhet të mësojë të shohë me më shumë zemër.

Kur i themi një fëmije “mos qaj” apo “bëhu i fortë”, pa dashje i mësojmë të fshehë emocionet, jo t’i menaxhojë ato.E qar...
21/03/2026

Kur i themi një fëmije “mos qaj” apo “bëhu i fortë”, pa dashje i mësojmë të fshehë emocionet, jo t’i menaxhojë ato.

E qara nuk është dobësi.
Është shkarkim emocional.
Është mënyra natyrale e trupit për të përpunuar ndjenjat.

Fëmijët nuk kanë nevojë të jenë “të fortë” duke shtypur veten.
Kanë nevojë të ndihen të sigurt për të ndjerë, për të shprehur dhe për t’u qetësuar.

Në vend të kësaj, le t’u themi:
“Është në rregull të qash.”
“E shoh që je i/e mërzitur.”
“Jam këtu me ty.”

Sepse fëmijët bëhen të fortë jo kur nuk qajnë,
por kur mësojnë se emocionet e tyre janë të vlefshme dhe të sigurta për t’u shprehur.
Harmony Psychological Clinic
+383 482 727 97

Sjellja e papërshtatshme ose agresive tek fëmijët shpesh është një mesazh, jo thjesht një problem disipline.Fëmijët nuk ...
16/03/2026

Sjellja e papërshtatshme ose agresive tek fëmijët shpesh është një mesazh, jo thjesht një problem disipline.

Fëmijët nuk kanë gjithmonë fjalët për të shprehur atë që ndjejnë. Kur ankthi, pasiguria, xhelozia, frika apo dhimbja emocionale nuk arrijnë të artikulohen me fjalë, ato shpesh shfaqen përmes sjelljes.

Një fëmijë që godet, kundërshton apo bërtet mund të jetë në të vërtetë një fëmijë që:
– nuk ndihet i dëgjuar
– nuk di si të rregullojë emocionet
– po përjeton stres ose ndryshime në jetën e tij

Prandaj, para se të pyesim:
“Pse po sillet kështu?”
duhet të pyesim:
“Çfarë po përpiqet të më tregojë ky fëmijë përmes kësaj sjelljeje?”

Konsultohuni me një psikolog për të kuptuar më thellë botën emocionale të fëmijës tuaj
Harmony Psychological Clinic
+383 482 727 97

🌸 Për 8 Mars – Kujdes për Shëndetin Tuaj Emocional 🌸Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, klinika jonë ofron konsul...
02/03/2026

🌸 Për 8 Mars – Kujdes për Shëndetin Tuaj Emocional 🌸

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, klinika jonë ofron konsultë falas për të gjitha gratë që përballen me vështirësi emocionale.

Oferta vlen nga 3 deri më 8 Mars.
📞 Rezervoni takimin tuaj tani dhe bëni një hap drejt paqes dhe forcës emocionale
Harmony Psychological Clinic
+383 482 727 97

Ankthi të bind se je në rrezik edhe kur je i sigurt.Psikoterapia të ndihmon ta dallosh frikënnga realiteti.Kërko ndihmën...
22/01/2026

Ankthi të bind se je në rrezik
edhe kur je i sigurt.
Psikoterapia të ndihmon ta dallosh frikën
nga realiteti.

Kërko ndihmën e duhur.
Jeto pa brenga.

Harmony Psychological Clinic
+383 482 727 97

🎲 Lojë🗣️Komunikim🌱 ZhvillimAktivitete logopedike nga logopede Armelinda.Aktivitete logopedike që ndihmojnë fëmijët të sh...
08/01/2026

🎲 Lojë
🗣️Komunikim
🌱 Zhvillim

Aktivitete logopedike nga logopede Armelinda.

Aktivitete logopedike që ndihmojnë fëmijët të shprehin botën e tyre.

07/01/2026

Aktivitet Psikoedukativ – Procesi i të Ngrënit dhe Funksionimi i Trupit
I realizuar nga Elona – Terapiste e Stimulimit

Ky aktivitet psikoedukativ ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijës mbi procesin e të ngrënit dhe mënyrën se si ushqimi kalon në trup, duke ndihmuar në ndërtimin e lidhjes midis sjelljes, trupit dhe shëndetit.

Përmes materialeve vizuale dhe ushtrimeve të strukturuara, fëmija mëson:
✔️ rrugëtimin e ushqimit nga goja deri në stomak
✔️ funksionin bazë të organeve të përfshira në tretje
✔️ rëndësinë e përtypjes dhe ritmit të të ngrënit
✔️ lidhjen midis ushqimit, energjisë dhe funksionimit të trupit

Aktiviteti ndihmon në:
• zhvillimin e ndërgjegjësimit trupor
• përmirësimin e zakoneve të shëndetshme të të ngrënit
• reduktimin e ankthit ose rezistencës ndaj ushqimit
• rritjen e bashkëpunimit gjatë vakteve

Kjo ndërhyrje përshtatet sipas moshës dhe nevojave zhvillimore të fëmijës dhe është pjesë e terapisë së stimulimit dhe edukimit funksional.

Harmony Psychological Clinic
048 272 797

07/01/2026

Aktivitet Grafomotor Terapeutik
I realizuar nga Elona – Terapiste e Stimulimit

Ky aktivitet grafomotor realizohet si pjesë e ndërhyrjes terapeutike dhe ka për qëllim zhvillimin e aftësive motorike fine, koordinimit sy–dorë dhe planifikimit motorik, të domosdoshme për shkrim funksional dhe performancë akademike.

Përmes ushtrimeve të strukturuara, të graduara dhe të individualizuara, punohet në:
✔️ rregullimin e tonusit dhe forcës së dorës
✔️ kontrollin e presionit dhe stabilitetin e kapjes së lapsit
✔️ përmirësimin e qëndrueshmërisë në detyrë dhe të përqendrimit
✔️ integrimin e aftësive motorike me proceset njohëse

Aktiviteti përshtatet sipas profilit zhvillimor të fëmijës dhe është i orientuar drejt rritjes së funksionalitetit dhe autonomisë në shkrim dhe detyra shkollore.

Harmony Psychological Clinic
048 272 797

Të dashur miq,Në prag të Vitit të Ri 2026 ju urojmë shëndet, gëzim, paqe dhe suksese në çdo hap të jetës suaj!Le të sjel...
31/12/2025

Të dashur miq,

Në prag të Vitit të Ri 2026 ju urojmë shëndet, gëzim, paqe dhe suksese në çdo hap të jetës suaj!
Le të sjellë ky vit rritje, stabilitet emocional dhe mirëqenie për ju dhe familjet tuaja.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Harmony Psychological Clinic

Mbyllje viti me ekipin që qëndron pas çdo suksesi. Mirënjohje, bashkëpunim dhe vizion për vitin që vjen!Gëzuar 2026🫶🏻Har...
28/12/2025

Mbyllje viti me ekipin që qëndron pas çdo suksesi. Mirënjohje, bashkëpunim dhe vizion për vitin që vjen!
Gëzuar 2026🫶🏻

Harmony Psychological Clinic

Address

Rr. Reçaku, Ndërtesa Nderimi, Kati I, Nr. 104
Ferizaj

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Harmony Psychological Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category