15/04/2026
Sot u mbajt një takim me prindërit e grupit “Zëri Ynë”, një iniciativë e përbashkët që synon fuqizimin e rolit të prindërve në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballen familjet, nevojën për mbështetje më të madhe institucionale, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe organizimit të përbashkët për të adresuar këto çështje.
Grupi “Zëri Ynë” do të zhvillojë takime të rregullta dhe do të angazhohet në aktivitete avokuese, me qëllim ngritjen e vetëdijes në komunitet, përmirësimin e qasjes në shërbime dhe sigurimin e respektimit të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Përmes këtij angazhimi, prindërit do të kenë një platformë për të shprehur zërin e tyre dhe për të ndikuar në ndryshime konkrete.
Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.
KCSF