Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Ferizaj

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Ferizaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Ferizaj, Hospital, Ferizaj.

Vendim sipas konkursit me numer protokoli 166 të datës 09.02.2026!
08/04/2026

Vendim sipas konkursit me numer protokoli 166 të datës 09.02.2026!

Gjatë ditës së sotme Drejtoresha-dr.Nadire Ymeri dhe zt/Ali Halimi-Udhëheqësi i Departamentit të Administratës  QKMF-së ...
08/04/2026

Gjatë ditës së sotme Drejtoresha-dr.Nadire Ymeri dhe zt/Ali Halimi-Udhëheqësi i Departamentit të Administratës QKMF-së , pritën në takim kolegen znj/Axhere Haliti me rastin e pensionimit të saj, meqërast ju nda një mirënjohje duke i shprehur falënderimet më të sinqerta për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhur që ka treguar gjatë gjithë viteve në shërbim si teknike e mirëmbajtjes në QKMF.
Kontributi saj ka qenë i çmuar dhe i pazëvendësueshëm në mirëfunksionimin e institucionit dhe në krijimin e një ambienti të pastër e të sigurt për të gjithë.
Njëherit i uruan shëndet të mirë, lumturi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës së saj .

Njoftim lidhur me konkursin me numer protokolli 166 i dates 09.02.2026.Pozita me numer 1: Doktor i mjekesise ( Mjek i pe...
04/04/2026

Njoftim lidhur me konkursin me numer protokolli 166 i dates 09.02.2026.

Pozita me numer 1: Doktor i mjekesise ( Mjek i pergjithshem)

Pozita me numer 2: Specialist i pedodoncise dhe stomatologjise preventive

Pozita me numer 3: Doktor i stomatologjise

Gjatë ditës së sotme në QMF-2, stafi i qendrës ka organizuar takimin solemn me rastin e pensionimit të infermieres Shukr...
03/04/2026

Gjatë ditës së sotme në QMF-2, stafi i qendrës ka organizuar takimin solemn me rastin e pensionimit të infermieres Shukrije Ejupi .Meqërast Menaxhmenti i QKMF-së në emër të institucionit dhe atë personal, shprehën mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin që ka treguar gjatë gjithë viteve të shërbimit të saj me dekada në QKMF.
Kontributi i saj i palodhshëm do të lër
ë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë pacientëve dhe kolegëve, duke qenë gjithmonë shembull i përkujdesjes, përgjegjësisë dhe dashurisë për profesionin.
Duke e falënderur sinqerisht për kontributin për çdo sakrificë dhe për energjinë pozitive që ka sjellë në vendin e punës ju nda një mirënjohje nga QKMF ,duke i uruar bashkë me kolegët shëndet të plotë, qetësi dhe shumë gëzime në këtë kapitull të ri të jetës .

Vendim sipas konkursit me numer protokolli 166 i dates  09.02.2026.
03/04/2026

Vendim sipas konkursit me numer protokolli 166 i dates 09.02.2026.

01/04/2026

FTESË PËR LIGJËRATË
Në Qendrën Trajnuese në kuadër të zhvillimit profesional organizohet ligjërata me temën: " Trajtimi i Diabetes Melitus në Kujdesin Parësor" .
Ligjërata është e akredituar nga OMK.
Data: 02.04.2026
Koha: 14:00
Vendi:Qendra Trajnuese- salla e ligjeratave
Ligjerata eshte obligative ,
njëkohesisht është e hapur për të gjithë mjekët e interesuar.

Ju presim!
Dr.Drita Lumi, koordinatore e ZHVP

Njoftim lidhur me konursin me numër protokolli 166 i datës 09.02.2026
31/03/2026

Njoftim lidhur me konursin me numër protokolli 166 i datës 09.02.2026

Sot, më 30 Mars – Dita Ndërkombëtare e Mjekut 🩺Me mirënjohje të thellë ,menaxhmenti i QKMF-së,falënderon  të gjithë mjek...
30/03/2026

Sot, më 30 Mars – Dita Ndërkombëtare e Mjekut 🩺

Me mirënjohje të thellë ,menaxhmenti i QKMF-së,falënderon të gjithë mjekët për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e tyre të përditshme,të cilët janë shpresa në momentet më të vështira dhe forca që mban gjallë besimin për një jetë më të shëndetshme.

Faleminderit për çdo jetë të shpëtuar, për çdo kujdes të dhënë dhe për çdo buzëqeshje që riktheni tek pacientët.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mjekut! 💙

Dje nē Qendrën Trajnuese të QKMF-së, ështē mbajtur një ligjeratë për sëmundjen e Tuberkulozit në kuadër të aktiviteteve ...
27/03/2026

Dje nē Qendrën Trajnuese të QKMF-së, ështē mbajtur një ligjeratë për sëmundjen e Tuberkulozit në kuadër të aktiviteteve për ditën botërore të kësaj sēmundje.
Temën e ligjëruan infermieret e Dispanzerit Antituberkular dhe mysafir nderi ishte dhe dr. Nuhi Baftiu-Pulmolog i cili e pasuroi këtë ligjeratē me tē dhëna plotsuese.
Të pranishmit ishin të knaqur me ligjëratēn e përgatitur mirë nga infermieret e DAT.
Moto:
“Po! Ne mund t’i japim fund tuberkulozit. Të udhëhequr nga institucionet dhe të fuqizuar nga njerëzit”,*

Nojtim për shpallje të konkursit për  Infermier të përgjithshëm me numër protokolli 414 i datës 26.03.2026
26/03/2026

Nojtim për shpallje të konkursit për Infermier të përgjithshëm me numër protokolli 414 i datës 26.03.2026

Me moton“Po! Ne mund t’i japim fund tuberkulozit. Të udhëhequr nga institucionet dhe të fuqizuar nga njerëzit”,QKMF ka s...
25/03/2026

Me moton
“Po! Ne mund t’i japim fund tuberkulozit. Të udhëhequr nga institucionet dhe të fuqizuar nga njerëzit”,
QKMF ka shënuar Dita Botërore e Tuberkulozit në ambientet e gjimnazit Gjimnazi "Shaban Hashani".

Ekipi i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor, së bashku me infermieret e Dispanzerit Antituberkular, kanë mbajtur një ligjëratë para nxënësve të kësaj shkolle mbi Tuberkulozi, duke trajtuar rrezikun që paraqet kjo sëmundje, mënyrat e përhapjes së saj, rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm, si dhe pasojat që vijnë nga mungesa e trajtimit mjekësor.

Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së parandalimit, me synimin që, në bashkëpunim me popullatën, kjo sëmundje të eliminohet plotësisht — një objektiv ky që përbën edhe prioritet të Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjatë javës në vijim, QKMF do të organizojë edhe aktivitete të tjera edukative dhe informuese në lidhje me këtë sëmundje.

U mbajt aktivitet i përbashket i Qendrës Kryesore së Mjeksisë Familjare dhe Handikos Ferizaj, me rastin e Ditës Botërore...
25/03/2026

U mbajt aktivitet i përbashket i Qendrës Kryesore së Mjeksisë Familjare dhe Handikos Ferizaj, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Oral.

Address

Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Ferizaj:

Share

Category