02/07/2024
Hixham- ja tek problemet e lukthit qe shkaktohen nga helikobakter pylori Helicobacter pylori (Hp) është i vetmi bakter në lukth. Karakterizohet nga aftësia e tij për t'u ngjitur në mukozën e lukthit dhe për të shkaktuar një sërë ndryshimesh patologjike në mukozën e tij. Hulumtimet moderne tregojnë se Hp është një faktor i rëndësishëm patogjen për gastritin kronik, ulçerën gastroduodenale dhe kancerin e lukthit.
H. pylori shkakton inflamacion kronik (Gastrit) duke pushtuar mukozën e lukthit dhe duke prodhuar një citotoksinë të quajtur citotoksina vakuoluese A dhe mund të çojë në formimin e ulçerës.
Shenjat dhe simptomat janë:
• gromësira e tepërt
•Ndjenja e fryrjes
•të përziera
•ethe
•mungesë oreksi ose anoreksi
•humbje peshe e pashpjegueshme etj.
Problemet e lukthit duhet të zgjidhen urgjentisht ne menyre qe te evitohet gërryerja e mureve te enëve të gjakut në lukth ose në zorrën e hollë. Ulçera mund të thellohet dhe të infektohet. Ose mund të shkaktohet ënjtje, e cila mund të bllokojë lëvizjen e ushqimit nga lukthi në zorrën e hollë.
Keshtu qe perveç terapise me antibiotike që shume here nuk ka dhene rezultatet e pritshme, pasi infeksioni është perseritur, nje metodë që ka pas mjaft rezultat ne trajtimin e Hp është Hixham- ja .
Së bashku me seancat e Hixhames, në rutinën e përditshme të pacientit duhet të shtohen ndryshime pozitive në stilin e jetës dhe ushqimi i shëndetshëm.
Hixhama është një trajtim që mund të pastrojë dhe detoksojë gjakun nga metalet e rënda dhe ndotësit. Gjithashtu mund të zvogëlojë inflamacionin në traktin tretës duke eliminuar gjakun toksik që tërhiqet në sipërfaqen e lëkurës gjatë një trajtimi me Hixhame.
Ka pika specifike në zonën e barkut që do të ndihmojnë në përmirësimin dhe forcimin e sistemit të tretjes dhe zvogëlimin e inflamacionit.
Ka përfitime të panumërta shëndetësore që lidhen me hixhamen për problemet e tretjes. Mund të jetë një përvojë shumë relaksuese dhe lehtësuese.
Kur hixhamja aplikohet në rajonet e mesit të shpinës, ndihmon tretjen dhe frymëmarrjen nëpërmjet diafragmës – problemet si refluksi i acidit dhe dhimbja e lukthit zgjidhen.
Keshillohen ndryshime të shëndetshme të dietës për problemet e lukthit.