QKMF dr.Fatmir Krasniqi - Fushe Kosove - Faqja Zyrtare

QKMF dr.Fatmir Krasniqi - Fushe Kosove - Faqja Zyrtare QKMF në Fushë Kosove afër me objektin e komunes së re në Bresje.

JAVA E IMUNIZIMIT  në QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi” Fushë KosovëJava e Imunizimit u karakterizua me aktivitete të ngjeshura...
30/04/2026

JAVA E IMUNIZIMIT në QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi” Fushë Kosovë

Java e Imunizimit u karakterizua me aktivitete të ngjeshura nga QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi”, të fokusuara në promovimin e vaksinimit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Më 29 dhe 30 prill 2026, u realizuan sesione edukativo-shëndetësore në shkolla fillore dhe komunitet, ku u prezantuan ligjërata mbi rëndësinë e vaksinimit me moton:
“Vaksinat mbrojnë në çdo moshë.”

Aktivitetet kryesore
- Prezantimi i kalendarit të rregullt të vaksinimit për fëmijët.
- Informata të detajuara mbi vaksinën HPV dhe rolin e saj në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.
- Vaksinimi i disa nxënësve të klasave të gjashta me vaksinën HPV.
- Theksimi i rolit kyç të vaksinimit në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit.
- Në aktualitetin kur janë paraqitur raste me fruth, u dha një theks i veçantë vaksinës MMR (Fruth, Shytë, Rubeolë) si mbrojtja më e fuqishme kundër shpërthimeve të FRUTHIT dhe si garanci për shëndetin e fëmijëve dhe komunitetit.

Siguria e vaksinave
Vaksinat janë të sigurta, të testuara me kujdes dhe mbrojnë shëndetin dhe jetën e fëmijëve.
Ato kalojnë në faza të gjata të studimeve klinike përpara se të aprovohen, monitorohen vazhdimisht edhe pas përdorimit, dhe përfitimet e tyre në parandalimin e sëmundjeve janë shumë më të mëdha se çdo rrezik minimal.
Inkurajohen të gjithë prindërit, pa hezitim, të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit të rregullt të imunizimit, duke siguruar mbrojtje të plotë dhe të qëndrueshme të shëndetit të fëmijëve ..

Bashkëpunimi institucional
Këto aktivitete u realizuan në bashkëpunim me institucionet relevante, me qëllim të rritjes së mbulueshmërisë me vaksinim.
Falënderojmë DSHMS-në, DKA-në, IKSHPK-në dhe QKMF-në për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Mirënjohje e veçantë për drejtorin e shkollës, psikologen, prindërit dhe udhëheqësit e OJQ “Balkan Sunflowers” për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në këto aktivitete të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve dhe komunitetit.

Mesazhi kryesor
Vaksinat janë një nga arritjet më të mëdha të shëndetit publik — ato shpëtojnë jetë, parandalojnë sëmundje dhe mbrojnë çdo brez. Vaksinohu me kohë, mbro veten dhe të tjerët !

https://www.facebook.com/share/p/18bHbxwk9k/
30/04/2026

https://www.facebook.com/share/p/18bHbxwk9k/

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në periudhën 16 - 30 prill 2026, në Kosovë janë konfirmuar tetë (8) raste të fruthit, derisa dy raste të tjera janë të dyshimta.

Të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) si dhe duke marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi.

Duke marrë parasysh natyrën shumë ngjitëse të fruthit dhe rrezikun për përhapje të mëtejshme, IKSHPK u bën thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelën e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë fëmijët në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare në komunën përkatëse.

Gjithashtu, rekomandohet që të shmangen kontaktet e panevojshme me persona të dyshimtë në fruth që shfaqin simptoma, si temperaturë e lartë, skuqje, ndryshime në lëkurë, kollë apo rrufë. Çdo person me shenja të dyshimta në fruth, duhet të paraqitet menjëherë në institucionet shëndetësore.

IKSHPK dhe institucionet shëndetësore janë duke bërë mbikëqyrjen aktive të situatës epidemiologjike dhe në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën përmes ofrimit të shërbimeve të nevojshme për qytetarët. Paralelisht, po zbatohen masa konkrete në terren, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar, kontaktimin aktiv të prindërve për t’i sjellë fëmijët për vaksinim, si dhe angazhimin e ekipeve mobile për vaksinimin me bazë në komunitet (derë më derë), në zonat me mbulueshmëri më të ulët të vaksinimit.

IKSHPK rikujton se vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Çdo vonesë në vaksinim e rrit rrezikun për përhapje të mëtejshme dhe komplikime serioze, veçanërisht tek fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar.

Mbrojtja e shëndetit publik është përgjegjësi e përbashkët, prandaj IKSHPK bën thirrje për bashkëpunim dhe përgjegjësi qytetare me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve.

“E ardhmja ndërtohet nga zgjedhjet që bëjmë sot.”Sot, në ambientet e shkollës Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, doktorët tanë,...
30/04/2026

“E ardhmja ndërtohet nga zgjedhjet që bëjmë sot.”

Sot, në ambientet e shkollës Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, doktorët tanë, Dr. Arbon Osmani dhe Dr. Adrian Shabani , patën kënaqësinë të takojnë nxënësit e kësaj shkolle për një bashkëbisedim rreth orientimit në karrierë.

Gjatë këtij takimi, nxënësit u njohën më afër me rëndësinë e orientimit të hershëm në karrierë, arsyet pse duhet të zgjedhin fushat mjekësore, sfidat dhe përparësitë që sjell ky profesion, si dhe aftësitë e nevojshme për të ndjekur këtë rrugë. Gjithashtu, u ndanë përvoja personale nga puna si mjekë në QKMF Fushë Kosovë.

Nxënësit treguan interes të madh, parashtruan pyetje të shumta dhe shprehën vullnet e ambicie për të vazhduar karrierën në fushat mjekësore.

Shpresojmë që shembuj të tillë pozitivë nga profesionistët tanë të kenë ndikim në frymëzimin e të rinjve për të bërë zgjedhje të duhura dhe për të ndërtuar me besim të ardhmen e tyre.

Së bashku, po kontribuojmë që të rinjtë tanë ta kenë më të lehtë rrugën drejt përzgjedhjes së profesionit që dëshirojnë.


Oda

👩‍⚕️ Vizita Mjekësore për Fëmijët në QKMF📍 QKMF Fushë Kosovë, në koordinim me DSHMS, sot mirëpret një ekip mjekësh nga A...
24/04/2026

👩‍⚕️ Vizita Mjekësore për Fëmijët në QKMF

📍 QKMF Fushë Kosovë, në koordinim me DSHMS, sot mirëpret një ekip mjekësh nga Austria për vizita mjekësore të fëmijëve që mund të kenë nevojë për trajtim jashtë vendit.

👶 Pacientë nga e gjithë Kosova po përfshihen në këtë proces, ku ekipi austriak do të bëjë vlerësimin dhe selektimin e rasteve që kërkojnë trajtim operativ, bazuar në indikacionet dhe kriteret profesionale.

🏥 QKMF ka siguruar hapësirën dhe kushtet e nevojshme për zhvillimin e vizitave, duke ofruar:

• Mbështetje të plotë për mjekët 👨‍⚕️👩‍⚕️
• Kujdes për pacientët 👶
• Ambient të përshtatshëm për familjarët 👨‍👩‍👧‍👦

🤝 Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të QKMF-së për:

• Ofrimin e shërbimeve cilësore
• Krijimin e mundësive konkrete për trajtim të specializuar
• Prioritet për shëndetin e fëmijëve

🌍 Përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe koordinimit institucional, QKMF dëshmon gatishmëri të plotë për të qenë pranë pacientëve dhe komunitetit, duke ofruar kujdes profesional, të sigurt dhe me standarde të larta.

🙏 Falënderim i veçantë për ekipin e mjekëve austriak për përkushtimin dhe humanizmin e tyre, të cilët po u japin mundësi reale shumë fëmijëve për trajtim të specializuar jashtë vendit.

Komuna e Fushë Kosovës
Valon Prebreza
Albana Gashi

22/04/2026

📢 RIKUJTIM – Vizitat mjekësore nga Austria🇦🇹
Njoftojmë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës, si dhe qytetarët nga të gjitha komunat e Kosovës, se më 24 prill 2026 (e premte), nga ora 13:30, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi”, në Fushë Kosovë, do të realizohen vizitat e radhës nga ekipet mjekësore të Austrisë, përmes shoqatës Allianz für Kinder.

👶 Gjatë kësaj vizite do të ekzaminohen fëmijët e moshës 0–14 vjeç, për rastet që lidhen me:

• Anomali dhe sëmundje të zemrës
• Sëmundje kirurgjike
• Probleme ortopedike
• Probleme urologjike

✅ Shoqata Allianz für Kinder mbulon shpenzimet e trajtimit në Austri, si dhe shpenzimet e njërit prind që shoqëron fëmijën gjatë trajtimit.

🚗 Qytetarët që vijnë nga komunat tjera mund ta shfrytëzojnë parkingun në oborrin e komunës për automjetet e tyre.

Ftojmë prindërit, fëmijët e të cilëve kanë nevojë për këto shërbime, që të paraqiten me kohë në QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi”, në Fushë Kosovë.

Komuna e Fushë Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) ka pranuar një donacion të çmuar...
20/04/2026

Komuna e Fushë Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) ka pranuar një donacion të çmuar nga kompania Interex: gjithsej 3200 furça dhe 3200 pasta dhëmbësh për fëmijët e komunës.

📌 Këto mjete do të shpërndahen tek nxënësit që i nënshtrohen ekzaminimeve stomatologjike, duke filluar nga sot, kur QKMF ka nisur vizitat nëpër shkollat e komunës.

👩‍⚕️👨‍⚕️ Gjatë vizitave do të ekzaminohen nxënësit e klasave I, IV dhe VIII, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit oral që në moshë të hershme.

Ky angazhim është një hap i rëndësishëm për rritjen e vetëdijes mbi higjienën orale dhe kujdesin ndaj dhëmbëve, duke u siguruar që fëmijët tanë të kenë një buzëqeshje të shëndetshme dhe të fortë.

16/04/2026
Në kuadër të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP), në QKMF u mbajt ligjërata me temën “Kirurgjia e vogël në Mjek...
16/04/2026

Në kuadër të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP), në QKMF u mbajt ligjërata me temën “Kirurgjia e vogël në Mjekësinë Familjare”, e prezantuar nga Dr. Endrit Shala.

Gjatë ligjëratës u trajtuan procedurat bazike të kirurgjisë së vogël, klasifikimi dhe trajtimi i tyre, si dhe u theksua rëndësia e ofrimit të këtyre shërbimeve në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor. U theksua roli i tyre në menaxhimin efikas të rasteve, rritjen e cilësisë së kujdesit për pacientët dhe uljen e referimeve të panevojshme.

QKMF mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe cilësore për qytetarët.

📢 Njoftim për QytetarëtPër të rritur efikasitetin dhe për t’ju ofruar kujdes sa më të shpejtë, QKMF ka organizuar numrat...
15/04/2026

📢 Njoftim për Qytetarët

Për të rritur efikasitetin dhe për t’ju ofruar kujdes sa më të shpejtë, QKMF ka organizuar numrat kontaktues sipas reparteve përkatëse.

Kjo ju mundëson të lidheni menjëherë me shërbimin që ju nevojitet, pa pritje të panevojshme.

---

📞 Zgjidhni repartin përkatës:

• 🕊️ Paliativi – 045 167 100
• 💉 Vaksinimi – 045 167 200
• 🚑 Urgjenca – 038 535 879
• 🗣️ Këshillimorja – 045 319 449
• 👩‍👦 Vizitat për nëna dhe fëmijë (0–3 vjeç) – 046 600 222

ℹ️ Për çdo pyetje, këshillë apo shërbim, kontaktoni drejtpërdrejt repartin përkatës.

⏱️ Kurseni kohë – merrni shërbimin e duhur më shpejt!

🙏 Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Komuna e Fushë Kosovës
Albana Gashi

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) priti në takim përfaqësues të ko...
08/04/2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) priti në takim përfaqësues të komunitetit rom.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor, përfshirjen e plotë të komunitetit rom në shërbimet shëndetësore, si dhe për sfidat dhe nevojat me të cilat përballen ata çdo ditë në këtë drejtim. U theksua përkushtimi i stafit shëndetësor për të avancuar barazinë, për të garantuar shërbime cilësore për të gjithë dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me këtë komunitet.
Gjithashtu, përfaqësuesit e komunitetit rom shprehën mirënjohje dhe ndanë falënderime për QKMF-në për kujdesin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
U ritheksua se respekti, mirëkuptimi dhe kujdesi i barabartë janë vlera themelore që duhet të udhëheqin punën tonë të përditshme, në funksion të ndërtimit të një shoqërie më të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.
Në përfundim, u shpreh gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit dhe dialogut në funksion të përmirësimit të mirëqenies dhe shëndetit të komunitetit rom.

Drejtoresha jonë znj.Albana Gashi zhvilloi takim me MPFVLÇ dhe Terre des Hommes Kosovë për hartimin e Planit Komunal për...
01/04/2026

Drejtoresha jonë znj.Albana Gashi zhvilloi takim me MPFVLÇ dhe Terre des Hommes Kosovë për hartimin e Planit Komunal për Gjithëpërfshirje dhe Mbrojtje Sociale, duke theksuar përkushtimin e komunës për bashkëpunim dhe përmirësim të shërbimeve për qytetarët.

https://www.facebook.com/100069625209761/posts/1251742483823247/?sfnsn=mo&mibextid=6aamW6
30/03/2026

https://www.facebook.com/100069625209761/posts/1251742483823247/?sfnsn=mo&mibextid=6aamW6

Njoftim për publikun

Zgjerimi i vaksinimit kundër HPV-hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton qytetarët se Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar rekomandimin e Komitetit Profesional Këshillues për Imunizim (KPKI), për zgjerimin e grup-moshave për vaksinim kundër Human Papilloma Virusit (HPV).

Ky vendim është në përputhje me evidencën më të fundit shkencore dhe rekomandimet ndërkombëtare, dhe synon rritjen e mbrojtjes së popullatës ndaj infeksioneve me HPV, parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, si dhe uljen e rrezikut nga kanceret e tjera të lidhura me HPV tek të dy gjinitë.

• Vaksinimi kundër HPV do të ofrohet në mënyrë vullnetare tek të rinjtë deri në moshën 26 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar më parë.
• Personat e moshës 26–45 vjeç mund të vaksinohen vetëm me rekomandim të klinicistit, bazuar në vlerësimin individual të rrezikut dhe përfitimit.
• Vaksinimi rutinë për fëmijët 11–12 vjeç (nxënësit e klasës së gjashtë) vazhdon sipas kalendarit të rregullt të imunizimit.


Pse është i rëndësishëm vaksinimi kundër HPV?
HPV është një ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës dhe disa sëmundjeve të tjera serioze.
Vaksina:
• mbron nga tipet më të rrezikshëm të virusit;
• redukton ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e lezioneve para-kanceroze dhe kancerit;
• është e sigurt dhe shumë efektive sidomos kur merret para ekspozimit ndaj virusit.


Përfitimet për shëndetin
Zgjerimi i vaksinimit pritet të sjellë:
• ulje të rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe kancereve tjera të lidhura me virusin;
• mbrojtje më të gjerë për të rinjtë;
• reduktim të kostove të trajtimit në të ardhmen;
• përmirësim të përgjithshëm të shëndetit të popullatës.

Vaksina për grupmoshat e përfshira do të jetë e disponueshme në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në të gjithë vendin.

IKShPK inkurajon të gjithë prindërit, të rinjtë dhe qytetarët që të informohen dhe të konsultohen me profesionistët shëndetësorë për vaksinimin kundër HPV.

Vaksinimi është një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundje serioze dhe për të mbrojtur shëndetin individual dhe atë të komunitetit.

Address

Rruga E Pejës
Fushë Kosovë
12000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF dr.Fatmir Krasniqi - Fushe Kosove - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share