Introspektri-Qendra Psikologjike

Introspektri-Qendra Psikologjike Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Introspektri-Qendra Psikologjike, Child Development, Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë.

15/04/2026
Qendra Psikologjike Introspektri mori pjesë në tryezën e diskutimit, e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Fu...
02/04/2026

Qendra Psikologjike Introspektri mori pjesë në tryezën e diskutimit, e organizuar nga
Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë, në kuadër të shënimit të 2 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

Në këtë takim patëm rastin të ndajmë përvojat tona profesionale, praktikat dhe vështirësitë që hasin fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit dhe familjarët e tyre gjatë proceseve edukative në institucionet parashkollore dhe fillore.

Qendra Introspektri mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë akterët relevant në promovimin e praktikave më të mira për mbështetjen e fëmijëve me autizëm.

Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin 💙Autizmi nuk është diçka që duhet “rregulluar” – është një mënyrë...
02/04/2026

Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin 💙

Autizmi nuk është diçka që duhet “rregulluar” – është një mënyrë ndryshe e të përjetuarit të botës. Çdo fëmijë në spektrin e Autizmit ka ritmin, ndjeshmëritë dhe mënyrën e vet unike të komunikimit dhe të shprehjes.

Pranimi është hapi i parë dhe më i rëndësishëm. Kur i pranojmë ashtu si janë, ne krijojmë hapësirë që ata të ndihen të sigurt, të kuptuar dhe të vlerësuar. Vetëm atëherë mund t’i mbështesim realisht – jo duke i ndryshuar, por duke i kuptuar.

Le të shohim përtej sfidave dhe të njohim potencialin, kreativitetin dhe botën e pasur që secili prej tyre mbart brenda vetes.

Sepse çdo fëmijë është i veçantë – dhe meriton të pranohet, të dëgjohet dhe të përfshihet!

Introspektri-Qendra Psikologjike

🤗
11/03/2026

🤗

Urime 8 Marsi atyre që janë forca, motivi dhe burimi i pashtershëm i energjisë për më të vegjlit tanë.Atyre që çdo ditë ...
06/03/2026

Urime 8 Marsi atyre që janë forca, motivi dhe burimi i pashtershëm i energjisë për më të vegjlit tanë.
Atyre që çdo ditë dhurojnë durim, dashuri dhe përkushtim, duke ndriçuar rrugën e fëmijëve me kujdes dhe zemër të madhe.

Faleminderit që jeni frymëzim dhe mbështetje për çdo hap të tyre.
Urime 8 Marsi super mamave💐

Introspektri-Qendra Psikologjike

02/03/2026

Ti nuk je vetem ❤️

Për fëmijët që ëndërrojnë lirshëm,për një Kosovë që rritet çdo ditë.Urime 17 Shkurti!Qendra Psikologjike “Introspektri”
16/02/2026

Për fëmijët që ëndërrojnë lirshëm,
për një Kosovë që rritet çdo ditë.

Urime 17 Shkurti!
Qendra Psikologjike “Introspektri”

A je adoleshent që ke dilema për zgjedhjen e profesionit apo studimeve që do të ndjekësh?A je prind i shqetësuar për të ...
25/01/2026

A je adoleshent që ke dilema për zgjedhjen e profesionit apo studimeve që do të ndjekësh?

A je prind i shqetësuar për të ardhmen e fëmijës dhe kërkon mënyrën e duhur për ta mbështetur?

Këshillimi për Orientim në Karrierë ju ndihmon të kuptoni potencialin tuaj dhe të merrni vendime të sigurta për të ardhmen.

Programi për Orientim në Karrierë synon të mbështesë nxënësit e shkollave në orientimin e tyre akademik dhe profesional, përmes identifikimit të interesave, aftësive dhe prirjeve personale, tipareve te personalitetit dhe këshillimit profesional të bazuar në rezultate konkrete.

Në kuadër të këshillimit përfshihen:
-Testimi i interesave, aftësive dhe prirjeve profesionale të nxënësve.
-Analiza dhe interpretimi profesional i rezultateve të testimit.
-Seanca individuale me nxënësin dhe prindërit, për të mbështetur vendimmarrjen e informuar.
-Dorëzimi i raportit orientues me rekomandime konkrete për drejtime studimi dhe profesione.


Njohja e vetes dhe orientimi drejt karrierës që i përshtatet tipareve personale rrit vetëbesimin,
redukton pasigurinë dhe stresin, dhe kontribuon në mirëqenien psikologjike të nxënësve,
duke ndikuar pozitivisht në shëndetin e tyre mendor dhe kënaqësinë me jetën dhe aktivitetet që kryejnë.

Psikolog: MA, Leutrim Edipi, psikolog shkollor dhe Këshillimi

Target grup: te rinjte 13-19 vjeç

Lokacioni: Fushë Kosovë

Për termin: qendra.introspektri@gmail.com ose 049 676 975 për të caktuar termin.

24/01/2026

Prindërit shpesh thonë:
“Fëmija im dëgjon dhe bashkëpunon në seanca psikologjike, por jo në shtëpi.”

Arsyeja nuk është fëmija. Është mjedisi.

Ja çfarë funksionon në seanca psikologjike dhe si mund ta përshtatni edhe në shtëpi 👇

Një shembull i zhvillimit të aftësive logjike përmes detyrave kreative.
22/01/2026

Një shembull i zhvillimit të aftësive logjike përmes detyrave kreative.

Në Introspektri-Qendra Psikologjike, çdo dhuratë u përgatit me zemër, sepse çdo fëmijë është i veçantë dhe meriton vëmen...
31/12/2025

Në Introspektri-Qendra Psikologjike, çdo dhuratë u përgatit me zemër, sepse çdo fëmijë është i veçantë dhe meriton vëmendje dhe dashuri pa fund. Urojmë një vit të ri të mbushur me shëndet dhe momente të lumtura. 🤍

Address

Hajrullah Zymi
Fushë Kosovë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Introspektri-Qendra Psikologjike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share