20/05/2020
VEPRIME EDUKATIVE:
Menjehere pas lindjes vendoset në gji, brenda 10 min.
Vitamina D3 fillon të ipet nga dita parë pas lindjes.
Nuk guxon të lidhet lulak asnjëherë,
Duhet gjidhënja PA i mbajtë gishtat në gji, si gersherë, por hunda prekë gjiun, buzet e foshnjes të hapura jashtë e ar**la e gjiut
( pjesa gjiut rreth thithit ngjyrë kafe), të futet e tëra në goje të bebit. Duhet pozita e nënes jo e krrusur gjatë dhenies gji. Mos të kapet gjiu me gishta si gersherë,
Foshnja lahet 2 herë në javë, gjithnjë para dhënies gji.Duart lahen shpesh.
Menjëherë nga dita e parë pas lindjes foshnja veshet me duar të lira dhe lidhje të gjërë me 2 pelena mes këmbëve,
NUK GUXON TË FLENË NË DJEP DUKE E LIDHË DHE LUHATUR se demtohet truri nga tronditja (shaken baby syndrome),
Fosnjes nuk i vehet jastyk gjatë fjetjes vetëm pelenë 4 fish. Temperatura e dhomes së foshnjes duhet me qenë rreth 20 º22C,
Në dhomë të foshnjes nuk duhet të qëndrojnë të sëmuar e MOS TE PIHET DUHAN. Mosprerja e thonjeve deri në moshë te caktuar, është e dëmshme dhe rrezik për vetëlendim
Foshnja e shëndoshë eshtë kur: pine mire, urinon mjafte ngjyre normale; ka jashtqitje normale, ska shenja te semundjes si : humbje të vetëdijes, nuk duket e lodhur e zehtë nuk ka vjellje apo barkqitjeapo temperature- nuk ka semundje te rrezikshme.
Nëse keqsohet gjendja e foshnjes shpejtë dhe duket gjendje te rendë-
FEMIU URGJENTISHT DERGOHET TE MJEKU:
Kur humbë vetdijen dhe ka shtangime me shiqim të fiksuar e nuk zgjohet i kthjellet pas shtangimeve.
Frymarrja me shpesh se 50/min, marrja me veshtiresi frymë, maviosja, fishkellima gjatë frymarrjes.
Temperatura mbi 37,5 C për fosnhje nën 2 muaj duhet dergu menjëherë te mjeku..
Temperature 39º mbi 2 muajshe, e cila nuk ulet pas sirupit të temperaturese larjes vetem trupin brënda 30 min.e nuk pinë mirë,renkon apo ka edhe shenja tjera si vjellje barkqitj apo veshtiresi në frymarrje dërgo në vizitë.
Urinimi i rrallë nën 5 herë në ditë -posalindur, me ose pa vjellje e barkqitje,
Fryerja e barkut apo fortësimi i barkut me vjellje me mungesë të jashtqitjes apo edhe me jashtqitje.
Enjtja e femiut në këmbë duar apo fytyrë apo githë trupin. Keqsimi i gjendjes pas marrjes së barnave apo injeksionit apo thumbimit të insektit apo ushqimit. Krurje intensive me skuqje lekures e frymarrje me veshtiresi vjellje etj mundet me qenë alergji me zhvillim të shpejtë
USHQIMI: Ushqimi fillon nga 4muajsh, nëse mbanë kokën stabil dhe nuk kërruset kur qendron ulur me mbeshtetje, (sipas SHBA, Skandinavi etj,mundet edhe pas 6 muajsh sipas OBSH e disa shtete Europiane nese ka përparuar mire dhe është vetem në gji.
Mos e ushqeni foshnjen kurrsesi në pozitë të shtrirë apo të lidhur.
Së pari filloni me sasi të vogel dhe të njejtin ushqim 3-5 dite që të shifni a i pelqen dhe a jep alergji.
Ipni ujë gjatë e pas ushqimit se paku 2 herë per racion.
Foshnjet që ushqehen më heret zhvillojnë më pak alergji (studimet Suedeze e Harvard),
Të fillohet me perime në menyrë që mos të zhvillon afinitet për ushqime të ëmbla.
Mos të ushqehet shpesh me oriz përshkak përmbajtjes së lartë Arsenit.)
Nuk duhet dhënë vetëm lëngun të gjellës e përzier me bukë pa gjellë.
Duhet patjeter të ipen pemë e perimeve në ushqim si dhe peshkut e ushqimit të shumllojshem.
Nuk duhet ushyer me keksa të bluar, apo përshesh me supë ose bukë e kos çdo ditë.
Pikat për hundë ipen më mirë në forme spreji- futen me thellë në hundë..
Nuk duhet leju tërheqja e hundëve por fryerja e tyre e rregullt.
Duhet vendosë në positë barkas kur ka sekret në hundë me mbikqyerje ose anash nëse ka moshë nën 6 muaj
Nuk duhet të qëndrojë në këmbë para 9 muajsh. Nuk duhet lejuar ecje në rreth asnjëherë, por vet zhvillon sigurinë e ecjes.
Nuk duhet që këpucet me qenë të buta e të shkurta të fëmijtë nën moshen 3 vjeq.
Ndalohet vendosja e maskes mbrojtese nga viruset te mosha nën 2 vjet.
Nuk guxon ti ipet telefoni apo të qëndron në dhomë ku ka televizor deri sa të meson plotësisht të folë. Duhet bisedu rregullisht e lozë me fëmijë. Loja pë foshnje ka vleren si ajo e të mësuarit te femijët e rritur.
Nuk duhet në kohen e qortimit të qeshet para fëmiut ose ti ipet mbeshtetje, nga personi tjeter, njëkohësisht, por të inkurajohet për përmirësim të gabimit.
Mos të ipen barna për temperaturë nën 38,5 grade C, te femijtë mbi 2 muaj.(nën 2 muaj vizito).
dozimi i barnave bëhet me shiring, merret bari pasi të qitet në kapak të shishes, jo nga shishja.
Udhëzimet në internet kërkohen nga burime profesioniste për prinder si : aap.org e klinika të njohura botërore nëse nuk njihni gjuhë të huaj përdorni google translate.
SHPRESOJ T’JU KENE NDIMUAR INFORMATAT.