22/10/2025
Analiza MXA/CRP është një test laboratorik që realizohet me mostër gjaku dhe përdoret për të dalluar natyrën e infeksioneve, duke vlerësuar nëse ato janë virale, bakteriale ose të kombinuara. Rezultatet e analizës janë të disponueshme brenda 15-20 minutash, duke e bërë këtë test të dobishëm për vendimmarrje të shpejtë klinike.
Interpretimi i rezultateve:
• MXA i lartë / CRP i ulët → Sugjeron infeksion viral.
• MXA i ulët / CRP i lartë → Sugjeron infeksion bakterial.
• MXA i lartë / CRP i lartë → Mund të tregojë një infeksion të kombinuar viral dhe bakterial.
Ky test ndihmon mjekun të vendosë më saktë për trajtimin, për shembull përdorimin e antibiotikëve vetëm kur është e nevojshme.
European Clinic Lab 🦠🧪
www.europeanclinic-ks.com
📍 Rr. Mic Sokoli 21 ; Rr. Washington
📞 +383 44 906 585; +383 43 906 585