05/11/2024
Urinimi me gjak ose ndryshe >HEMATURIA
Pse shfaqet gjaku në urinë ?
Prezenca e gjakut në urinë quhet Hematuri
Në kushte normale, urina nuk përmban gjak.
Hematuria përcaktohet si prania e më shumë se dy qelizave te kuqe te gjakut ose Eritrociteve për fushë mikroskopi në sedimentin e urinës pas centrifugimit, të vërejtura nga teknikat laboratorike.
Hematuria ndodh kur veshkat, ose pjesë tjera te traktit urinarë lejojnë kalimin e qelizave të kuqe te gjakut në urinë. Këto të fundit i japin ngjyrë të kuqërremtë te urinës, por mund të mbetet edhe e pandryshuar. Nga ky ndryshim, hematuria ndahet në makroskopike dhe mikrioskopike.
A.Hematuri Mikroskopike - quhet kur gjaku ne urine nuk verehet për mes syrit por veq përmes mikroskopit.
B.Hematuri Makroskopike –quhet kur gjaku në urinë vërehet edhe për mes syrit me ngjyrë te kuqrremtë
SHKAKTARËT E HEMATURISË
1.Infeksionet e traktit urinar. Është një gjendje e zakonshme, më e shpeshtë te gjinia femrore, pasi uretra femërore është shumë pranë anusit dhe bakteret e pranishme në të mund të kalojnë lehtësisht në uretër.
2.Infeksionet e veshkave- Pyelonephritet
3.Guret në veshka ose në veziken urinare
4.Rritja e Prostatës te mosha e shtyer te gjinia mashkullore
5.Tumoret e ndryshëm në traktin urinarë;Më shpesh në Veshka dhe Veziken urinare
6.Sëmundjet e ndryshme trashiguese psh; Anemia
7.Barnat e ndryshme – psh; Aspirina,Heparina etj.
8.Ushtrimet e rënda fizike psh;Dehidrimi dhe konsumimi i vogël i lëngjeve
9.Ushqimet e ndryshme psh,pangja sheqeri etj.
10.Hematuria kur nuk i dihet shkaktari –Idiopatike
SIMPTOMET e gjakderdhjes në urinim;
-Dhembja ose Djegëja -Në disa raste kur Hematuria shoqërohet me dhembje shkaktaret e saj janë sëmundjet e ndryshme si psh.Infeksionet apo gurët e ndryshëm në traktin urinarë.
- ASIMPTOMATIKE-Pa shenja atëher vie në shprehje sëmundjet e ndryshme psh; Tumoret e ndryshëm në traktin Urogjenital psh;Tumoret e veshkave ,Tumoret e ureterëve,Tumoret e vezikes urinare,Tumoret e Prostates etj.
- TEMPERATURA E LARTË etj.
DIAGNOSTIKIMI
-ANAMNEZA-Biseda e mjekut me pacientin
-Shenjat dhe ekzaminimet klinike
-Analizat Laboratorike –prezenca e Eritrociteve dhe gjakut ne urinë,Urea,Kreatinina,CRP,UK,etj.
-Apartura diagnostike si psh;Echo-Ultrazëri i traktit Urogjenital,RTG Nativ i urotraktit,UIV,CT,MRI,CYSTOSKOPIA etj.
PARANDALIMI !
Nuk ka metoda të posaqme të parandalosh gjakderdhjen me urimin apo ndryshe siq quhet në gjuhën mjekësore Hematurin por një gjë është e domosdoshme siq thuhet ne popull me mirë te parandalosh sesa te mjekosh.
Ateherë rekomandohen kontrollat e rregullta te mjeku Urolog dhe rekomandimet te merren ne bazë te keshillave te mjekut.
MOS E NEGLIZHO URINIMIN ME GJAK !!!
MJEKIMI I HEMATURISË
Mjekimi I Hematuris bëhet në bazë te shkaktarit siq janë;
- Antibiotikët
- Gurët mjekohen me metodat e specifike te cekura me larte
- Përdorimi i medikamenteve te Prostata e rritur te meshkujt
- Mjekimi i Tumoreve etj.
Per informata në detaje ju lutemi na kontaktoni:
ORDINANCA SPECIALISTIKE UROLOGJIKE
“ ERDI UROMED " Rogovë
Poliklinika Laboratori BIOHIT GJAKOVË - 049 560 300
Dr.Kujtim F. Kryeziu-UROLOG
044 183 738 049 183 738