28/05/2024
𝐂𝐲𝐛𝐞𝐫𝐜𝐡𝐨𝐧𝐝𝐫𝐢𝐚: 𝐀 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐤𝐞𝐬𝐡 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐢 𝐚𝐭𝐞̈?
Ciberkondria (d.m.th., kërkimi i tepërt në internet i lidhur me shëndetin, dhe me shqetësimin psikologjik) zakonisht lidhet me ankthin shëndetësor, por u gjetën edhe lidhje me simptoma të tjera psikopatologjike.
𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐮 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐂𝐢𝐛𝐞𝐫𝐤𝐨𝐧𝐝𝐫𝐢𝐚𝐤 ( 𝐝𝐡𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐨𝐣𝐚𝐭 𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞)?
→ Ju kaloni disa orë në ditë duke kërkuar në internet për informacione rreth simptomave të vogla shëndetësore që po përjetoni. Keni frikë se mos keni të paktën një sëmundje serioze, dhe ndoshta disa. Kërkimi në internet ju shkakton më shumë frikë dhe ankth në vend të lehtësimit.
→ Google mund të shkaktojë më shumë dëm sesa shërim. Rezultatet që gjeni në internet: zakonisht janë të gabuara. Sipas një studimi nga British Medical Journal, diagnoza e saktë u bë vetëm në 34% të rasteve.
→ Studimi, i kryer nga studiuesit e Universitetit Edith Cowan (ECU), analizoi 36 kontrollues simptomash ndërkombëtarë të celularëve dhe të bazuar në ueb dhe zbuloi se ata dhanë një diagnozë të saktë si rezultati i parë vetëm në 36% të rasteve , dhe brenda tre rezultateve të para vetëm 52%
Sipas CNN këto janë pyetjet shëndetësore me te shpeshta për vitin 2023 të bëra për Dr Google nga Amerikanet:
1. Sa kohë është ngjitës streptokoku?
2. Sa ngjitëse është streptokoku i fytit?
3. Si të ulni kolesterolin?
4. Çfarë ndihmon me fryrjen/gazrat?
5. Çfarë e shkakton presionin e ulët të gjakut?
6. Çfarë i shkakton lythat?
7. Pse ndihem i turbulluar?
8. Çfarë e shkakton preeklampsinë?
9. Si të ndaloni gërhitjen?
10. Sa zgjat helmimi nga ushqimi?
"Ne kemi arritur një pikë ku nëse nuk i mësojmë pacientët të kërkojnë informacion të cilësisë së mirë, ata do të kenë gënjeshtra të dëmshme, mite joshkencore dhe teori konspirative", thotë Dr Cadesky. "Mjekët duhet të kenë burime për t'iu përgjigjur pyetjeve të pacientëve, përndryshe boshllëku i informacionit do të plotësohet nga aktorë të këqij." https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC8084564/
Doktor Pascal Meier, një kardiolog, e ka një tabele të varur në zyrën e tij me logon e Google. Aty shkruan "𝐉𝐮 𝐥𝐮𝐭𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐨𝐬 𝐧𝐠𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐫𝐨𝐧𝐢 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐨𝐨𝐠𝐥𝐞 𝐦𝐞 𝐝𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐞̈𝐧 𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈". (𝐟𝐨𝐭𝐨)
𝐏.𝐒. 𝐍𝐞 𝐤𝐥𝐢𝐧𝐢𝐤𝐞𝐧 𝐤𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣𝐞̈ "𝐏𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐟𝐞𝐫𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐤 𝐣𝐨 𝐯𝐢𝐫𝐭𝐮𝐚𝐥 - 𝐍𝐚 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐤𝐞𝐪 𝐃𝐫 𝐆𝐨𝐨𝐠𝐥𝐞 :) ."