Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë

Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë, Hospital, Rr. "Dëshmorët e Lirisë". p. n, Gjakova.

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore kualitative me kapacitete të mjaftueshme njerëzore, profesionale dhe teknologji të avansuar mjekësore, e aftë të përmbushë nevojat dhe kërkesat e pacientëve sipas standardeve dhe përvojave europiane.

Sot, ekipit shëndetësor të spitalit tonë i bashkohen shtatë (7) mjekë të rinj specialistë:Dr. Lorena Rruka – Specialiste...
27/01/2026

Sot, ekipit shëndetësor të spitalit tonë i bashkohen shtatë (7) mjekë të rinj specialistë:

Dr. Lorena Rruka – Specialiste e Dermatologjisë
Dr. Fahruk Iljazi – Specialist i Endokrinologjisë
Dr. Arton Hoti – Specialist i Pulmologjisë
Dr. Halit Delija – Specialist i Pulmologjisë
Dr. Durim Nuza – Specialist i Pulmologjisë
Dr. Lisa Qurdina – Specialiste e Oftalmologjisë
Dr. Fatbardh Kadrija – Specialist i Gastroenterologjisë

Me angazhimin e këtyre specialistëve, shërbimet shëndetësore në spitalin tonë do të zgjerohen dhe cilësia e kujdesit mjekësor do të rritet ndjeshëm.

Gjatë vitit 2025, Reparti i Urologjisë në Gjakovë ka ofruar këto shërbime: • 🩺 4,961 vizita ambulantore • 🏥 496 pacientë...
25/01/2026

Gjatë vitit 2025, Reparti i Urologjisë në Gjakovë ka ofruar këto shërbime:

• 🩺 4,961 vizita ambulantore
• 🏥 496 pacientë të hospitalizuar
• 🩻 136 ndërhyrje kirurgjikale të hapura
• 🔬 174 ekzaminime dhe intervenime endoskopike

Stafi i Urologjisë ka kryer punën në funksion të kujdesit ndaj pacientëve me përkushtim maksimal.

Raporti vjetor i Shërbimit të Radiologjisë për vitin 2025Gjatë vitit 2025, në kuadër të Shërbimit të Radiologjisë, janë ...
25/01/2026

Raporti vjetor i Shërbimit të Radiologjisë për vitin 2025

Gjatë vitit 2025, në kuadër të Shërbimit të Radiologjisë, janë ofruar këto shërbime:

🔹Në kabinetin e rentgenit janë realizuar gjithsej 15,696 shërbime radiologjike.

🔹Në kabinetin e tomografisë kompjuterike (CT) janë kryer rreth 4,596 ekzaminime CT.

Psikiatria – 2025Gjatë vitit 2025 janë realizuar këto shërbime në Psikiatri:🔹 6,715 vizita ambulatore🔹 30,652 shërbime t...
23/01/2026

Psikiatria – 2025

Gjatë vitit 2025 janë realizuar këto shërbime në Psikiatri:

🔹 6,715 vizita ambulatore
🔹 30,652 shërbime të ofruara gjithsej
🔹 252 hospitalizime dhe 28 hospitalizme me urdhër të Prokurorisë
🔹 4 transfere nga UKIP–QKUK
🔹 152 konsulta në reparte tjera gjatë orarit të punës
🔹 305 konsulta gjatë gatishmërisë
🔹 92 vizita policore, prokuroriale dhe gjyqësore
🔹 5,780 doza Metadoni të shpërndara
🔹 3,480 konsulta psikoterapeutike për klientët e TMM-së
🔹 100 ekzaminime dhe ekspertiza në Prokurori dhe Gjykata
🔹 67 këshillime psikologjike për Shërbimin Sprovues të Kosovës

Përkundër ngarkesës së lartë, shërbimet janë ofruar në vazhdimësi dhe me përkushtim profesional.

Raporti i repartit të Kirurgjisë – 2025Gjatë vitit 2025, reparti i Kirurgjisë ka përballuar një ngarkesë të lartë pune, ...
23/01/2026

Raporti i repartit të Kirurgjisë – 2025

Gjatë vitit 2025, reparti i Kirurgjisë ka përballuar një ngarkesë të lartë pune, duke ofruar shërbime të vazhdueshme spitalore dhe ambulatore për pacientët.

📊 Të dhëna kuantitative:

1,440 pacientë të pranuar në repart
1,134 pacientë të operuar
4,991 vizita të realizuara në ambulancën specialistike
401 pastrime të plagëve të kryera

Këto shifra pasqyrojnë qartë volumin e punës dhe angazhimin e përditshëm të stafit të repartit të Kirurgjisë në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

📊 Raport vjetor 2025 – Reparti i PediatrisëGjatë vitit 2025, Reparti i Pediatrisë ka ofruar shërbime të vazhdueshme shën...
23/01/2026

📊 Raport vjetor 2025 – Reparti i Pediatrisë

Gjatë vitit 2025, Reparti i Pediatrisë ka ofruar shërbime të vazhdueshme shëndetësore me angazhim të lartë profesional të stafit mjekësor dhe infermieror.

👶 9,602 vizita ambulantore
🛏️ 1,646 hospitalizime
🚑 39 transferime drejt qendrave terciare(QKUK)
🩺 362 konsulta specialistike
🧪 1,447 analiza laboratorike biokimike
🧫 388 analiza mikrobiologjike
🖥️ 210 ekografi abdominale
🩸 Dhënie e faktorëve për hemofili:
• Faktor VIII – 942 • Faktor IX – 28
❤️ 12 EKG

📌 Këto të dhëna pasqyrojnë volumin real të punës dhe rolin e rëndësishëm të Repartit të Pediatrisë në ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientët pediatrikë gjatë vitit 2025.

Gjatë vitit 2025, në Traktin Operativ (Sallat e Operacionit) të spitalit tonë është realizuar një numër i konsiderueshëm...
22/01/2026

Gjatë vitit 2025, në Traktin Operativ (Sallat e Operacionit) të spitalit tonë është realizuar një numër i konsiderueshëm ndërhyrjesh kirurgjikale.

Në këtë periudhë janë kryer gjithsej 2127 ndërhyrje operative, duke përfshirë ndërhyrje me anestezion të përgjithshëm dhe anestezion lokal:

🔺1481 ndërhyrje me anestezion të përgjithshëm
🔺646 ndërhyrje me anestezion lokal

Sipas specialiteteve mjekësore janë kryer:
🔹Kirurgji: 1440 ndërhyrje
🔹Ortopedi: 387 ndërhyrje
🔹Oftalmologji: 94 ndërhyrje kirurgjikale dhe 946 aplikime Avastin
🔹Urologji: 149 ndërhyrje kirurgjikale dhe 239 cistoskopi
🔹ORL: 12 ndërhyrje kirurgjikale

Të dhënat e paraqitura dëshmojnë angazhimin profesional të stafit mjekësor, si dhe ofrimin e shërbimeve operative në përputhje me kapacitetet ekzistuese të institucionit.

RAPORTI VJETOR I PUNËS – EMERGJENCA (2025)Gjatë vitit 2025, në Emergjencën e Spitalit tonë janë ofruar shërbime të shumt...
21/01/2026

RAPORTI VJETOR I PUNËS – EMERGJENCA (2025)

Gjatë vitit 2025, në Emergjencën e Spitalit tonë janë ofruar shërbime të shumta mjekësore për një numër të madh pacientësh, duke përballuar raste urgjente dhe me rrezik të lartë për jetën.

Në këtë periudhë janë realizuar gjithsej 22,371 vizita mjekësore, si dhe janë dhënë 4,544 konsulta mjekësore.

Numri i pacientëve të pranuar në spital për trajtim ka qenë 2,741, ndërsa 160 pacientë janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK.

Sa i përket rasteve specifike, janë evidentuar 1,183 aksidente, 253 rrahje, 20 therje, 39 raste dhune në familje, 23 tentativa për vetëvrasje dhe 4 raste plagosjeje.

Gjatë vitit 2025 janë regjistruar në Emergjencë gjithsej 64 raste exitusi (vdekje).

Ky raport pasqyron ngarkesën e punës në Emergjencë gjatë vitit 2025, si dhe përkushtimin profesional të stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimit të pandërprerë, cilësor dhe në kohë për qytetarët.

NJOFTIM ZYRTARMe rastin e funksionalizimit të recepsionit në spital, njoftohen të gjithë qytetarët se gjatë vizitave te ...
03/01/2026

NJOFTIM ZYRTAR

Me rastin e funksionalizimit të recepsionit në spital, njoftohen të gjithë qytetarët se gjatë vizitave te familjarët e tyre në spital është e detyrueshme respektimi i orarit zyrtar të vizitave:

🕒 Orari i vizitave:
• 13:00 – 14:00
• 18:30 – 19:00

Ky orar zbatohet me qëllim të ruajtjes së shëndetit të pacientëve, stafit mjekësor dhe vizitorëve, si dhe për parandalimin e infeksioneve të ndryshme spitalore.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

Alpinistët dhe vullnetarët e Klubit Alpin Prishtina shpërndanë dhurata dhe buzëqeshje për fëmijët në Pediatri, në Spital...
31/12/2025

Alpinistët dhe vullnetarët e Klubit Alpin Prishtina shpërndanë dhurata dhe buzëqeshje për fëmijët në Pediatri, në Spitalin e Gjakovës.

I falënderojmë për këtë humanizëm që tashmë po vazhdon çdo vit si traditë e këtij klubi.

Sot, Drejtori i Spitalit, z. Hilmi Shala, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka nderuar me mirënjohje personelin e Spit...
30/12/2025

Sot, Drejtori i Spitalit, z. Hilmi Shala, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka nderuar me mirënjohje personelin e Spitalit që është pensionuar gjatë vitit 2025.

Mjekëve, infermierëve, stafit të administratës dhe shërbimeve ndihmëse, të cilët kanë kontribuar për vite me radhë në Spitalin e Gjakovës, u shprehim mirënjohje për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë për pacientët dhe për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Po ashtu, u ndanë mirënjohje postmortem (pas vdekjes) për një infermiere që u nda nga jeta para kohe.

Të pensionuarve u urojmë shëndet dhe çdo të mirë pranë familjeve të tyre.

Punëtoria dyditore e Bordit Drejtues të SHSKUK-së në përmbyllje të vitit të tretë të punës, me moton “Inovacion në shërb...
24/12/2025

Punëtoria dyditore e Bordit Drejtues të SHSKUK-së në përmbyllje të vitit të tretë të punës, me moton “Inovacion në shërbime, kujdes për jetën”.

Address

Rr. "Dëshmorët E Lirisë". P. N
Gjakova
50000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali i Përgjithshëm " Isa Grezda " - Gjakovë:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category