
22/02/2024
A e keni vërejtur se fëmiu juaj ka filluar të belbëzojë?
Belbëzimi në mosha të reja është mjaft i zakonshëm dhe mund të jetë pjesë e zhvillim të fëmiut, si dhe shumica e fëmijëve e tejkalojnë këtë fazë vetvetiu, mirëpo ka ende disa mënyra inkurajimi dhe mbështetje për këtë tejkalim:
⭐️ Zbritni në nivelin e fëmiut për të folur me të, ashtu që ai të ndihet se ju me të vërtetë po e dëgjoni.
⭐️ Në vend se t'i thoni fëmiut të ngadalësojë në të folur, ju flisni më qetë dhe më ngadalë, pa i bërë presion të voglit.
⭐️ Kur fëmiu juaj has në vështirësi, mos ua përfundoni fjalitë, leni t'i përfundojnë vetë, pasi e njëjta mund t'ju shkakton ankth.
⭐️ Mos u bëni shumë pyetje, mund të ndihen nën presion dhe ankth.
⭐️ Nëse belbëzimi vazhdon, konsultohuni me logopedin për hapat e mëtutjeshëm!