Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Hixhame Gjakovë, Medical spa, Gjakova.
Address
Gjakova
50000
Website
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when Hixhame Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Contact The Practice
Send a message to Hixhame Gjakovë:
Category
Rreth Hixhames
Çfarë shëron hixhameja: Fillimisht të cekim se ajo shëron apo arin suksese të larta në trajtimin e 4 sëmundjeve më të shpeshta kronike sot të përhapura në botë, edhe atë: Hipertensionin e gjakut, diabetin, hiperlipeminë (yndyrën e lartë në gjak) dhe sëmundjet reumatike. Nuk e teprojmë kur do themi se ajo me të madhe sot gjenë sukses edhe në trajtimin e shumë tumoreve dhe kancereve të përhapura, duke mos lënë anash edhe faktin se trajtimi i njerëzve që janë prekur nga futja në trup e energjive negative (syri i keq, magjia ose sihri, xhindet) preferohet të filloj me aplikimin e hixhames. Hixhameja aktivizon organizmin e njeriut në tërësi, forcon memorien, vepron në mënyrë preventive te çmenduria, epilepsia dhe ngjashëm. Ndihmon shërimin e plagëve dhe lëndime të ndryshme të organizmit dhe më e rëndësishmja e zbret tensionin e lartë të gjakut pas praktimit të saj, duke mos lënë anash edhe ruajtjen e shikimit, pra mbrojtjen e syve. Sëmundjet dhe gjendjet e ndryshme që shërohen nëpërmjet hixhames janë: Dhimbjet e kokës, migrena, depresioni, stresi, pagjumësia, dhimbjet reumatike me origjina të ndryshme si: dhimbjet e qafës, shpinës, belit, hipertensioni, venat varikoze, nervi ishiatik ose Ishiazi, dhimbjet dhe ënjtjet e gjurit, mos përqendrimi në punë apo në shkollë, sëmundjet e harresës, urinimin natën, problemet psikologjike të ndryshme, zhurmat në vesh, humbjen e ekuilibrit nga ndryshimet e lartësive, kapsllëku dhe barkëqitja, sëmundjet e prostates, sindromat e njerzve të zyres, (stresi, dhimdjet muskoartikulare, harresat, mospërqendrimi dhe nervozizmi). Mjekimi me hixhame arriti të vërtetohet nga shkencat moderne në fushën e shëndetësisë, si mbreti i çdo mjekësia alternative apo bashkëkohore, nga këtu edhe e vërtetojmë hadithin e lartëpërmendur: “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” Zbatimi i lëshimit të gjakut në kupëzore me anë të prerjes së lëkures nën mjekër, ndihmon në zvogëlimin e dhembjes së dhembit, dhembjes në fytyrë, pastrimin e kokës, dhe zvogëlon dhembjen në fyt kur të jetë përdorur me kohë. Lëshimi i gjakut në kupëzoren me anë të prerjes së lëkurës në majë të shputës së këmbës dhe mbi nyje është zëvendësim i mirë për lëshimin e gjakut me anë të prerjes sipërfaqësore të venës saphene në kupëzore (phlebotomia venae saphenae magnae), e cila është vena e madhe e këmbës që mbaron në nyjen e këmbës (maleolusu). Një lëshim i tille i gjakut ndihmon kundër pezmatimit të testiseve, furunkulave të këmbës (të thatët) dhe mosardhjes (dështimit) të menstruacioneve, ndërsa lëshimi i gjakut në kupëzorën pas gjunjëve (në fossi poplitei) ndihmon në shërimin e aneurimës (zgjerimin e enëve të gjakut), abceseve kronike (qëlbosjeve), hemorroideve dhe të thateve septike (helmues) te këmbës dhe shputës, ndërsa lëshimi i gjakut me anë të prerjes së lëkurës në mes të kofshës (femurit) është trajtim i mirë për dhimbjet në shpinë (iritimi), në rastet e gihtit (sasia e rritur e thartirës urike në gjak) dhe të hemoroideve (majasëllit). Kurse tani do ti klasifikojmë sëmundjet sipas suksetit të hixhames dhe sëmundjet në të cilat ajo lehtëson apo i ndihmon në kurrim (shërim). a) Rastet ku mund të përdoret me sukses hixhama janë: 1. Dhimbja e kokës 2. Dhimbjet e shpinës dhe shtyllës kurrizore në përgjithësi. 3. Artritet 4. Kapsllëku dhe barkëqitja (diareja). 5. Dobësimi nga arsye të ndryshme. 6. Shiatiku. 7. Probleme të lëkurës. 8. Shtrëngime periodike të barkut. 9. Mbipesha. 10. Depresioni dhe migrena. 11. Steriliteti tek femrat dhe meshkujt. 12. Urinimi natën tek fëmijët etj. b) Sëmundjet që mund të lehtësohen nga aplikimi i hixhames: 1. Dhimbjet e kyçeve dhe muskujve. 2. Infertiliteti. 3. Çrregullime seksuale të ndryshme. 4. Infeksionet e gjirit. 5. Djerësitjet natën. 6. Ftohjet e sinuseve. 7. Mungesa e nuhatjes. 8. Temperaturat e larta. 9. Dhimbjet e gjoksit. 10. Astma bronkiale. 11. Sëmundje të ndryshme të gjakut