03/04/2026
Sot po ndajmë me ju një moment të veçantë nga aktiviteti i djeshëm në shkollën “Mazllum Këpuska”, ku patëm kënaqësinë të zhvillojmë një ligjëratë me nxënësit e klasave 7–9 mbi autizmin.
Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, bashkëbiseduam hapur për rëndësinë e pranimit, mirëkuptimit dhe përfshirjes së personave me autizëm në shoqërinë tonë. Nxënësit treguan interes të madh, bënë pyetje dhe reflektuan mbi mënyrën se si secili prej nesh mund të kontribuojë për një ambient më mbështetës dhe gjithëpërfshirës.
Autizmi nuk është një pengesë, por një mënyrë ndryshe e të përjetuarit të botës. Prandaj, është detyrë e jona që të rrisim ndërgjegjësimin, të luftojmë paragjykimet dhe të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë.
Falenderim për mikpritjen dhe për energjinë pozitive që e bënë këtë aktivitet kaq domethënës! 💙🧩