11/08/2018
Dhimbjet e shpinës
Dhimbjet e shpinës janë të shpeshta dhe prekin shumicën e njerëzve ku gati cdo njeri në jetën e tij ka se paku njëherë dhembje shpine e disa prej tyre kanë probleme të vazhdueshme. Në shumicën e rasteve dhimbja fillon krejt papritur dhe shkaktohet nga një tërheqje muskulare që vjen si rezultat i një pune të rëndë fizike,lëvizje të sforcuar, ngritje të peshës , lëvizje e pakontrolluar, pas një qëndrimi të gjatë të papërshtatshme qoftë në këmbë ose ulur, dhimbja mundë të shfaqet në terë shpinen mirpo zona me shpesh e prekur është shpina e poshtme, për shkak se në këtë pjese mbeshtetet pesha me e madhe e trupit. Zakonisht dhimbjet e shpines shkaktohen nga: dëmtimi i strukturave si : (muskujt, ligamentet, rrënjët nervore,vertebrat dhe disqet intervertebrale )
Spazmi i muskujve Hernia diskale Radikulopatia Spondilolisteza Deformitetet e boshtitit kurrizior Infeksionet e shpinës Në shumicën e rasteve, shkaku i dhembjeve të shpinës dhe këmbës që paraqiten me mpirje përgjat këmbës , zonës së ijeve dhe shputës është prekja apo lëndimi i nervit ishiatik nga struktura të cilat e rrethojnë , dhimbjet mund te jen të intesitetit të ultë ose të ashpër saqë mund të ndaloj lëvizjen. Simptomat mund të jen të karaktereve të ndryshme si: Mpirje, Nndjesi shpimi, Dobësi në një ose të dy këmbët, Dhimbje intensive, Dhimbje konstante që përkeqësohet gjatë natës. Mënyra e trajtimit të këtyre problemve është fizioterapia qe ka për qëllim: Eliminimin e dhimbjes Përmisimin e lëvizjës Edukimin e pacienti për prevenimin e problemeve në të ardhmen