
03/09/2025
Vështirësitë në artikulim nuk janë vetëm “gabime të vogla në të folur”.
Shpesh mendojmë se fëmija do t’i kalojë vetë vështirësitë në artikulim, por në fakt, kur shqiptimi i tingujve është i pasaktë, kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në suksesin shkollor:
- Fëmija has vështirësi që të lexojë saktë, sepse lidhja mes shkronjës dhe tingullit nuk është e qartë.
- Shkrimi bëhet më i ndërlikuar – fëmija shkruan ashtu siç e shqipton tingullin.
- Fëmija mund të ketë sfida në kuptimin e leximit dhe në ndërtimin e fjalive të plota.
- Shpesh humbet vetëbesimin në klasë, nuk guxon të lexojë me zë ose të përgjigjet para shokëve dhe shoqeve.
* Ndërhyrja logopedike në kohë e ndihmon fëmijën të fitojë qartësi në të folur, gjë që ndikon në lexim, shkrim, komunikim dhe vetëbesim.
* Pra, të punojmë mbi shqiptimin nuk është vetëm për “tingujt”, por për të ardhmen shkollore dhe sociale të fëmijës.
Për këshila dhe mbështetje logopedike:
📞 048 43 33 43