Ordinanca për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "Physio Women"

  • Home
  • Kosovo
  • Gjilan
  • Ordinanca për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "Physio Women"

Ordinanca për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "Physio Women" Ordinanca "Physio Women" është e mbyllur .

Two photos, two degrees of flexion ,only one result .
17/10/2022

Two photos, two degrees of flexion ,only one result .

Masazha e drenazhës  limfatike te pacientja pas kirurgjisë si pasojë e kancerit të gjirit dhe pastaj vendosja e mëngave ...
30/05/2021

Masazha e drenazhës limfatike te pacientja pas kirurgjisë si pasojë e kancerit të gjirit dhe pastaj vendosja e mëngave kompresive për krah, për të parandaluar grumbullimin e lëngjeve (mbetjeve).

Rehabilitim i kompletuar , të gjitha lëvizjet e kufizuara  janë të mundësuara .🙌
29/05/2021

Rehabilitim i kompletuar , të gjitha lëvizjet e kufizuara janë të mundësuara .🙌

"Jam e mërzitur sepse përveç ndjenjës  së dhimbjes , nuk mund t'i vë duart posht kur dua t'i shtrij " N.A . - 52 vjeçe. ...
27/05/2021

"Jam e mërzitur sepse përveç ndjenjës së dhimbjes , nuk mund t'i vë duart posht kur dua t'i shtrij " N.A . - 52 vjeçe.
Në foton 2 shihet rezultati.😊


Cakto termin +38344859164

Zonja na kontaktoi për shkak të problemeve me qafën dhe si pasojë , ajo kishte mpirje dhe dhimbje si dhe pamundësi për t...
25/05/2021

Zonja na kontaktoi për shkak të problemeve me qafën dhe si pasojë , ajo kishte mpirje dhe dhimbje si dhe pamundësi për të lëvizur plotësisht dorën e majtë.
Fotoja e parë që shihni është bërë gjatë dhe pas trajtimit të MFR . Gjithashtu në foton e dytë mund të shihni reagimet se si pas trajtimit të saj të parë të gjitha simptomat e saj u zhdukën.

12/08/2020

Pacientes M.H i rekomandohet ndërhyrja kirurgjike (Lumbar Discectomy ).
●Në teste diagnostikuese (MRI, CT, myelogram) tregojnë një disk hernizues (herni diskale ) në unazat L4-L5 .
●Dobësi dhe mpirje, në këmbën e djathtë më e shprehur .
●Dhimbje e madhe në këmbë (dhimbje të nervit shiatik) më keq sesa dhimbja e shpinës (nuk ka mundur ti kryej aktivitetet e përditshme së paku 3 muaj).
●Simptoma që nuk janë përmirësuar me terapi fizike ose mjekime me barëra.

Pas 1 jave pushim nga operacioni, pacientes i rekomandohet terapia fizikale.
Me një program të përshtatshëm të ushtrimeve, këshillave të duhura posturale gjatë uljes, qëndrimit, lëvizjes dhe gjumit , masazhës dhe teknikave të relaksimit , pacientja ndihet shumë mirë, pa dhimbje, ecje stabile dhe tejet e kënaqur me gjendjen e saj .

Suksesi është arritur për 10 ditë dhe pa asnjë komplikim.

15/02/2020

Një sekuenc e shkurtër gjatë masazhës së drenazhës limfatike te pacientja e cila lajmërohet në ordinancë pas ndërhyrjes kirurgjikale të gjirit dhe nyjeve limfatike si pasojë e kancerit të gjirit.

Njerëzit mund të zhvillojnë limfedemën si rezultat i infeksioneve, trajtimeve të kancerit që përfshijnë heqjen e nyjeve limfatike dhe çdo gjendje që dëmton sistemin limfatik.

Masazhi limfatik mund të zvogëlojë ënjtjen dhe të përmirësojë qarkullimin në të gjithë sistemin limfatik.
Masazhi limfatik zakonisht bën pjesë në një program trajtimi të quajtur terapi limfatike decongestive (DLT).
Nga ky masazh limfatik mund të përfitojnë personat që janë duke përjetuar :

limfedema

Fibromialgia

ënjtje ose edemë

çrregullime të lëkurës

lodhje

pagjumësi

stres

problemet e tretjes

artrit

episode të migrenës.

Ordinanca "Physio Women" ju ofron shërbime duke përdorur teknikat sa më të avansuara të terapisë manuele.

Për më shumë informacione kontaktoni në numrin +38644859164

PRESSOTHERAPY Mënyra se si funksionon kjo pajisje, është se ajo ndihmonë në përmirësimin e qarkullimit të sistemit limfa...
14/02/2020

PRESSOTHERAPY

Mënyra se si funksionon kjo pajisje, është se ajo ndihmonë në përmirësimin e qarkullimit të sistemit limfatik dhe të sistemit të gjakut duke aplikuar presion të butë përmes gypave të ajrit - kjo në të vërtetë ndihmon në ushqimin e qelizave dhe në mënyrë dramatike eleminimin e toksinave të trupit (detoksifikues) .

Për më tepër, këto stimulojnë lëshimin e qetësuesve natyralë të trupit tuaj-endorfina dhe aminoacidet që ndihmojnë për të siguruar largimin e dhimbjes.

Shumë përdorues raportojnë se është e dobishme për:
shërimin e dhimbjeve të gjurit,
tensionin e këmbëve, krahëve,
venat me variçe,
ngërçet e këmbëve,
relaksimin e muskujve,
si dhe tensionin e përgjithshëm të gjymtyrëve.

Bëhu pjesë e tretmanit dhe përfito të gjitha këto benefite për trupin tuaj.


Për më shumë informacione kontaktoni në numrin +38344859164
Ordinanca "Physio Women" rrg.Hoxhë Kadria Llashticë - Gjilan

MASAZHA KINEZE Ndër format e shumta të masazhit që ekzistojnë sot, masazhi i lashtë kinez mbetet të jetë një nga më të r...
08/02/2020

MASAZHA KINEZE

Ndër format e shumta të masazhit që ekzistojnë sot, masazhi i lashtë kinez mbetet të jetë një nga më të rekomanduarit.

Një masazh tipik kinez nuk është i përbërë me qëllim të përkëdheljes ose të promovimit të relaksimit; në vend të kësaj, ajo ishte formuluar për të trajtuar trupin në tërësi jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht dhe shpirtërisht. Disa nga përfitimet e tij përfshijnë:

1. Përshpejton shërimin e lëndimeve, inflamcioneve dhe lehtëson muskujt e dëmtuar nga dhimbja akute dhe kronike .
Metodat e tyre përmirësojnë qarkullimin e gjakut në zonat e ndryshme, dhe largon grumbullimet e acidit laktik i cili në sasi të tepërt në trup mund të shkaktojë dhimbje të muskujve dhe një ndjesi djegieje, duke na dhënë sinjalin për të ndaluar atë që jemi duke bërë dhe për të pushuar.

2. Ajo lehtëson depresionin, stresin dhe shqetësimet e tjera emocionale.

3. Përmirëson cilësinë e jetës sepse shëndeti ynë ndikon shumë në cilësinë e jetës sonë.

Një masazh si kjo, tani mund ta realizoni edhe tek Ordinanca " Physio Women" , e që në vendin tonë nuk mund ta gjeni askund tjetër .

Për më shumë informacione na kontaktoni në +38344859164

Terminet janë të obliguara !

06/02/2020

Një paisje perfekte dhe shumë e avansuar për lehtësimin e dhimbjes dhe shtangimin e muskujve !
▪︎
▪︎
▪︎
RECOVER LIKE A PRO with RECOVAPRO

Për më shumë informata mos hezitoni të na kontaktoni në numrin +38344859164

Ordinanca " PHYSIO WOMEN " rrg. Hoxhë Kadria , Llashticë - Gjilan

Pikat e dhimbjes (trigger point = TP) janë nyje të vogla të kontraktuara në barkun e muskulit. Kjo nyje mund të ndihet l...
02/02/2020

Pikat e dhimbjes (trigger point = TP) janë nyje të vogla të kontraktuara në barkun e muskulit. Kjo nyje mund të ndihet lehtë si një kokërr e vogël ose e dhimbshme si një thumb. Ato arrijnë të mbajnë nën tension dhe kontraktim të gjitha fibrat muskulore mbi të cilat janë formuar, duke krijuar një “tel” të tensionuar që ndjehet qartë në muskul.
Këto janë nyje të palpueshme brenda muskujve të shtrënguar në madhësinë 2-10 mm dhe mund të paraqiten në vende të ndryshme në çdo muskul skeletor të trupit.
Të gjithë kemi TrP në trup. Mund të jetë i pranishëm edhe tek foshnjat dhe fëmijët, por prania e tyre nuk do të rezultojë domosdoshmërisht në formimin e sindromës së dhimbjes.
Kur ndodh, TrP lidhen drejtpërdrejt me Sindromën e Dhimbjes Miofasciale.
Ky sindromë zakonisht ndodh pasi një muskul është kontraktuar në mënyrë të përsëritur. Kjo mund të shkaktohet nga lëvizjet përsëritëse në punë ose në hobi ose nga tensioni i muskujve të lidhura me stresin.

Komplikimet që lidhen me sindromën e dhimbjes miofasciale mund të përfshijnë:

Problemet me gjumin - Shenjat dhe simptomat e sindromës së dhimbjes miofasciale mund ta bëjnë të vështirë gjumin gjatë natës. Ju mund të keni probleme për të gjetur një pozicion të rehatshëm për të fjetur. Dhe nëse lëvizni natën, ju mund të godisni një pikë të dhimbjes dhe të zgjoheni.

Fibromialgjia - Është një gjendje kronike që shfaq dhimbje të përhapur në trup.

Simptomat e Trp :

Simptomat më të shpeshta janë dhimbjet e kokës, qafës, shpatullave, belit, simptoma të tjera që shkakton TrP përveç dhimbjes janë: ndjesi dobësie, dridhje, kufizim të lëvizshmërisë së nyjeve , ndjesi të vjelljes, marramendje, dhimbje gjoksi dhimbje tek brinjët, etj. Nëse dhimbja zgjat relativisht shumë dhe bëhet kronike, mund të shkaktojë depresion.

Për më shumë infromcaione catko termin në numrin kontaktues +38344859164.

Ordinanca per Terapi Fizikale dhe Rehabilitim
" Physio Women "
Rrg. Hoxhë Kadria , Llashticë

Address

Gjilan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "Physio Women" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram