05/02/2026
Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale: vendosja e protezës Universe Reverse të shpatullës (krahut). Ndërhyrja u krye nga Dr. Imran Shaqiri, ortoped traumatolog dhe Dr. A***n Bujupi, ortoped traumatolog. Ky intervenim ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në trajtimin modern të patologjive komplekse të shpatullës.
Kjo lloj proteze aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë të dëmtuara rëndë dhe trajtimet konvencionale nuk janë të mjaftueshme. Falë planifikimit të detajuar, teknikës bashkëkohore dhe përvojës profesionale, operacioni u përmbyll me rezultat të shkëlqyer.
Realizimi i këtyre ndërhyrjeve të avancuara, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat, dëshmon nivelin e lartë të ekspertizës kirurgjikale dhe standardeve bashkëkohore të kujdesit shëndetësor në United Hospital.
United Hospital vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur gjithmonë pacientin në qendër të kujdesit.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni! Së bashku për një qëllim!
📞038 60 70 70/ 046 60 70 70
M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë