03/05/2024
Kryerja e obligimeve, dhikri dhe largimi nga haramet, këto janë shkaqe që me lejen e Allahut mbrojnë prej magjisë. Këto janë vetëm shkaqe, nuk do të thotë se gjithsesi mbrojnë, edhe Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem e ka goditur magjja edhe pse ka qenë njeriu më i devotshëm. E nëse Allahu ka caktuar për ty të sprovohesh me magji, atëherë shkaqet nuk bëjnë efekt (për mbrojtje).