Ambulanca Stomatologjike “Dr.Hajrizi”

Ambulanca Stomatologjike “Dr.Hajrizi” Ambulanca Sotomatologjike

Urë metal-porcelani në të dy nofullat, e realizuar në mënyrë të shkëlqyer. Pacientja erdhi në klinikë në një gjendje fil...
16/10/2025

Urë metal-porcelani në të dy nofullat, e realizuar në mënyrë të shkëlqyer. Pacientja erdhi në klinikë në një gjendje fillestare mjaft të vështirë, me dëmtime të shumta dentare dhe probleme funksionale. Pas trajtimit të kujdesshëm dhe planifikimit preciz, u arrit një rezultat estetik dhe funksional i shkëlqyer, duke rikthyer buzëqeshjen dhe funksionin përtypës të pacientes.🦷💎

Buzëqeshje natyrale, forcë dhe elegancë me zirkon! Zëvendësimi i mungesës së dhëmbëve me një urë anësore 3-anëtarëshe ng...
27/09/2025

Buzëqeshje natyrale, forcë dhe elegancë me zirkon!

Zëvendësimi i mungesës së dhëmbëve me një urë anësore 3-anëtarëshe nga zirkoni – e realizuar me perfeksion në ngjyrë, formë dhe madhësi.
💎 Zirkoni ofron:
✔ Estetikë të lartë – duket si dhëmb natyral
✔ Qëndrueshmëri dhe forcë të jashtëzakonshme
✔ Biokompatibilitet – pa alergji, pa njolla
✔ Fonetika dhe përtypja natyrale, pa ndryshime në shqiptim

Rikthe buzëqeshjen tënde me një zgjidhje moderne dhe afatgjatë! 😁💎🦷

🦷💎
07/08/2025

🦷💎

Në ordinancën "Dr. Hajrizi" ofrojmë të gjitha shërbimet dentare, me përkushtim dhe profesionalizëm.Ju mirëpret një staf ...
01/08/2025

Në ordinancën "Dr. Hajrizi" ofrojmë të gjitha shërbimet dentare, me përkushtim dhe profesionalizëm.

Ju mirëpret një staf i mrekullueshëm i përbërë nga:

🦷 Dr. Spec. Erblin H. Ibrahimi – Specialist i Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale
🦷 Dr. Yllnora Ibrahimi – Stomatologe

📅 Jemi të hapur çdo ditë pune, nga ora 09:00 deri në 18:00.

📍 Ejani dhe përjetoni kujdesin dentar siç e meritoni!

Ure nga Metal Porcelani🦷
19/07/2025

Ure nga Metal Porcelani🦷

Biografia e Dr. Hajriz H. IbrahimitDr. Hajriz H. Ibrahimi u lind më 6 maj 1959 në fshatin Vërbicë e Zhegocit, komuna e G...
17/07/2025

Biografia e Dr. Hajriz H. Ibrahimit

Dr. Hajriz H. Ibrahimi u lind më 6 maj 1959 në fshatin Vërbicë e Zhegocit, komuna e Gjilanit. Në moshën trevjeçare, familja e tij u shpërngul në qytetin e Gjilanit, ku ai kreu shkollimin parafillor, fillor dhe gjimnazin “Zenel Hajdini” në drejtimin e shkencave natyrore, duke u dalluar si një nxënës i shkëlqyeshëm. Dr. Hajrizi është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme, duke fituar titullin Doktor i Mjekësisë. Në vitin 1982, për shkak të bindjeve të tij politike kundër regjimit të atëhershëm, u burgos padrejtësisht nga autoritetet.

Karrierën e tij si mjek e filloi në vitin 1988 në shërbimin e vaksinimit pranë ish-Shtëpisë së Shëndetit (tani QKMF) në Gjilan. Më pas, shërbeu si mjek në fshatrat Zhegër dhe Shurdhan. Në vitin 1994, u largua me dhunë nga puna nga regjimi i kohës, por po atë vit themeloi ordinancën private të mjekësisë së përgjithshme “Preventiva” në Gjilan. Kjo ordinancë u bë strehë për pacientë nga i gjithë rajoni, përfshirë refugjatë nga Drenica, dhe vend praktikash për nxënës, studentë dhe mjekë të rinj.

Në vitin 1996, ndjek pasionin e tij për mjekësinë duke filluar specializimin në Pediatri me vetëfinancim. Ai gjithashtu përfundoi specializime në Mjekësi Familjare dhe Pediatri.

Pas luftës, në vitin 1999, Dr. Hajrizi u rikthye në punë në dispanzerin e fëmijëve pranë QKMF Gjilan. Në vitin 2000, u emërua Drejtor i QKMF-së, një mandat katërvjeçar gjatë të cilit dha kontribut të madh në zhvillimin e Mjekësisë Familjare, realizimin e projekteve të rëndësishme dhe ndërtimin e partneriteteve, si ai me Dartmouth Medical School në SHBA.

Për shumë vite, Dr. Hajrizi ka qenë një pediatër i përkushtuar dhe shumë i dashur për fëmijët e komunës së Gjilanit, duke kryer vizita në çerdhe dhe duke qenë pjesë e komisioneve për vlerësimin e shëndetit të fëmijëve me aftësi të kufizuara pranë Drejtorisë së Arsimit. Ai ka mbajtur pozita të rëndësishme drejtuese dhe ka kontribuar në vazhdimësi në përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend.

I njohur për qetësinë, humanizmin dhe profesionalizmin e tij, Dr. Hajriz Ibrahimi u pensionua më 6 maj 2024, pas një karriere të gjatë dhe të ndritur në shërbim të shëndetit publik dhe privat, pranë QMF "28 Nëntori" në Gjilan.

Address

Gjilan
60000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambulanca Stomatologjike “Dr.Hajrizi” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ambulanca Stomatologjike “Dr.Hajrizi”:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category