MINDGarden

MINDGarden MIND Garden

Vlerësimi nga psikologu  për fëmijët që regjistrohen në klasën e parë është një vlerësim zhvillimor, i cili ka për qëlli...
15/05/2025

Vlerësimi nga psikologu për fëmijët që regjistrohen në klasën e parë është një vlerësim zhvillimor, i cili ka për qëllim të kuptojë nëse fëmija është i gatshëm për të filluar arsimin fillor dhe të identifikojë çdo nevojë të veçantë që mund të ketë.

Ky vlerësim nuk është test për të kaluar apo dështuar, por një mënyrë për të mbështetur më mirë fëmijën që nga fillimi i shkollës.



🎯 Qëllimet e vlerësimit psikologjik
• Të vlerësohet gatishmëria shkollore e fëmijës.
• Të identifikohen aftësitë njohëse, sociale, emocionale dhe motorike.
• Të sugjerohen mënyra mbështetjeje për mësuesit dhe prindërit.
• Të dallohet nëse ka vështirësi që kërkojnë ndihmë të mëtejshme (logoped, terapist etj.).



🧠 Çfarë përfshin vlerësimi?
1. Aftësitë njohëse (kognitive):
• Kuptimi i udhëzimeve të thjeshta.
• Kujtesa afatshkurtër dhe përqendrimi.
• Aftësia për të dalluar forma, ngjyra, numra, shkronja.
2. Aftësitë gjuhësore:
• Të folurit dhe kuptimi i gjuhës.
• Fjalori që përdor fëmija.
• Aftësia për të ndjekur një rrëfim apo për të treguar diçka me fjalë.
3. Zhvillimi motorik:
• Lëvizjet e trasha (ecja, kërcimi, qëndrimi).
• Lëvizjet e imta (mbajtja e lapsit, prerja me gërshërë).
4. Aftësitë sociale dhe emocionale:
• Ndërveprimi me të tjerët (shokët, të rriturit).
• Aftësia për të ndjekur rregulla.
• Vetëkontrolli dhe menaxhimi i emocioneve.
5. Vetëpërkujdesja dhe pavarësia:
• Aftësia për t’u veshur, për të shkuar në tualet, për të ndjekur rutinën.

Ofertë; "30% zbritje për konsulta me prindër dhe vlerësime të fëmijëve parashkollor nga  mosha 5 deri në 7 vjeç. Mundësi...
03/04/2025

Ofertë;
"30% zbritje për konsulta me prindër dhe vlerësime të fëmijëve parashkollor nga mosha 5 deri në 7 vjeç.

Mundësi Unike për Prindërit!” 📍

Dilemat e prindërve për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë janë të shumta dhe shpesh lidhen me disa aspekte të rëndësishme si zhvillimi i fëmijës, pjekuria, sistemi arsimor dhe shëndeti i tij emocional.

Disa nga dilemat më të zakonshme:
1. Mosha e fëmijës: Prindërit shpesh ndihen të pasigurt për moshën e fëmijës dhe nëse ai është gati për të filluar shkollën. Pavarësisht se sistemi arsimor ka rregulla të përcaktuara për moshën e regjistrimit, prindërit mund të shqetësohen nëse fëmija i tyre është emocionalisht i gatshëm ose jo.
2. Përgatitja akademike: Disa prindër shqetësohen se fëmijët e tyre mund të mos jenë të gatshëm për materialin shkollor që do të përballen në klasën e parë, siç është leximi, shkrimi dhe llogaritja. Ky shqetësim shpesh lidhet me krahasimin me fëmijët e tjerë të një moshe të ngjashme.

Shfrytëzoni mundësinë e mrekullueshme për të vlerësuar zhvillimin dhe aftësitë e fëmijëve tuaj parashkollor me një zbritje prej 30%! Kjo ofertë është e vlefshme për periudhën Prill-Maj-Qershor

• Çfarë përfshin vlerësimi: 📝
Vlerësimi përfshin aplikimin e testeve të standardizuar për të analizuar aftësitë kognitive, sociale dhe emocionale, aftësitë vetrregulluese, si dhe identifikimin e ndonjë pengese zhvillimore të fëmijës, duke ofruar një pasqyrë të plotë të gatishmërisë për shkollë dhe mënyrat e tjera për ta ndihmuae fëmijën më tutje.
• Periudha e ofertës: Oferta është e vlefshme deri më 15 Qershor 2025.
• Çmimi i vlerësimit: Çmimi i rregullt për vlerësimin është [20€ ], por me këtë ofertë mund të përfitoni një zbritje prej 30%.

Përfitimet e ofertës: ✏️📇
Ky vlerësim është një mundësi e shkëlqyer për të kuptuar më mirë zhvillimin e fëmijës tuaj dhe për t’u siguruar që ai është i gatshëm për të përballuar sfidat e shkollës. Vlerësimi mund të ofrojë udhëzime të dobishme për mbështetje të mëtejshme dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme.

Udhëzime për regjistrim:
Regjistrohuni tani dhe sigurojeni vlerësimin me 30% zbritje!
Për termine kontaktoni në nr tel:
045 307 086
048 307 086 dhe në web; www.mindgcounseling.com

Përfitoni nga ky mundësi për të siguruar që fëmija juaj është i gatshëm për hapat e ardhshëm në zhvillimin e tij edukativ!🍀

03/04/2025
Mind Garden në Kamenicë me shërbime Logopedike.Ju njoftojmë  me LinetënLineta Leci e lindur më 28/06/1996 në Gjilan. Ka ...
13/01/2025

Mind Garden në Kamenicë me shërbime Logopedike.

Ju njoftojmë me Linetën

Lineta Leci e lindur më 28/06/1996 në Gjilan.
Ka përfunduar fakultetin në kolegjin Heimerer në Prishtinë. Ka punuar në qendrën e kujdesit ditor për fëmijët me nevoja të veçanta në Gjilan.
Tani është duke punuar në IP "Filizat" në Kamenicë.

Është e licencuar të ushtroj profesionin e logopedisë në tërë territorin e Kosovës.

Është një profesioniste me eksperiencë në fushën e logopedisë ku synon të kontribojë me njohuri dhe përvojën e saj për të ndihmuar në arritjën e objektivave të "IP filizat".
Gjithashtu është e licencuar të përdorë testin e Artikulimit, Belbëzimit , Disleksis.

Në qendrën tonë do të trajtojë këto qrregullime;
1) Mutizmi selektiv,
2) Autizimi,
3) Sindrom down,
4) Çrregullimet e artikulimit të tingujve (dislalia)
5) Çrregullimet e rrjedhshmerisë në të folur ( Belbëzimi)
6) Mungesa e të folurit ( Alalia)
7) Vështërsi në lexim, shkrim, llogaritje (disgrafia, disleksia, diskalkulia)
8.E folura hundore( Rinolalia).

Terminet e obliguara; + 383 (0) 45307086

Ambienti në Mind Garden-Kamenicë 🍀
10/01/2025

Ambienti në Mind Garden-Kamenicë 🍀

Mind Garden në bashkëpunim me qendrën “Shtegu i Shpresës” Tiranë, sjellë për herë të parë në Gjilan trajnimin"Sand Tray ...
11/12/2024

Mind Garden në bashkëpunim me qendrën “Shtegu i Shpresës” Tiranë, sjellë për herë të parë në Gjilan trajnimin"Sand Tray Therapy"

Ky trajnim është shumë i vlefshëm për:

Psikologë
Punonjës Social
Psikiatër

SanTray Therapy është mënyrë shprehëse dhe projektuese e psikoterapisë, që përfshin shpalosjen dhe përpunimin e çështjeve intra dhe ndërpersonale nepërmjet përdorimit të materialeve specifike në rërë si një mjet joverbal i komunikimit.
Ky është një proces që kërkon të nxisë sigurinë dhe kontrollin për klientin në mënyrë që çështjet me ngarkesë emocionale të trajtohen nëpërmjet mjeteve.
Pikat që do tëtrajtohen:
• Historiku i zhvillimit
• Arsyetime- Pse është ndihmuese kjo ndërhyrje terapeutike
• Elementet Themelore
• Cilësitë e Terapistit dhe Klientit
• Procesi i sandtray therapy - katër fazat e saj
• Shembuj dhe praktikë me tabakanë e rërës

Bio e Trajnerit:
Wendy Skënderi, MA,është Terapiste dhe Supervizore e
Licensuar e Shëndetit Mendor Klinik (LCMHCS) në Karolinën e Veriut, SHBA, si dhe Supervizore e Regjistruar e Terapisë së Lojës (RPT- S). Ajo shërben si supervizore te Qendra Shtegu i Shpresës prej 3 vitesh.
Për mbi 20 vjet Wendy ka këshilluar fëmijë, adoleshentë dhe të rritur në seanca individuale, çifte dhe familje për një sërë çështjesh psikologjike, emocionale, ndërpersonale, sjellore dhe shpirtërore. Fushat e saj të ekspertizës përfshijne traumën e fëmijërisë së hershme dhe çrregullimet e atashimit, birësimin dhe kujdestarinë, prindërimin, si dhe ankthin, depresionin, pikëllimin dhe humbjen, si dhe abuzimin.
Përpara angazhimit te Shtegu i Shpresës, Wendy ka punuar si Drejtoreshë e Këshillimit në Qendrën e Keshillimit Carmel në Karolinën e Veriut, ku krahas terpisë së ofruar, ka supervizuar dhe menaxhuar shërbimet klinike të mbi 15 terapistëve të licensuar. Gjithashtu, Wendy eshtë certifikuar si Praktikuese e Ndërhyrjes Relacionale të Bazuar në Mirëbesim (TBRI), si dhe në Theraplay I dhe Trajnimin për Marrëdhëniet Fëmijë-Prindër (CPRT) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani "MIND Garden" vjen edhe me uebfaqen e saj profesionale, ku mund të njoftoheni më afër me të gjitha shërbimet tona. ...
26/09/2024

Tani "MIND Garden" vjen edhe me uebfaqen e saj profesionale, ku mund të njoftoheni më afër me të gjitha shërbimet tona.
Për më shumë na vizitoni në;

https://mindgcounseling.com/

Tani "Mind Garden" vjen edhe me uebfaqen e saj profesionale, ku mund të njoftoheni më afër me të gjitha shërbimet tona. ...
26/09/2024

Tani "Mind Garden" vjen edhe me uebfaqen e saj profesionale, ku mund të njoftoheni më afër me të gjitha shërbimet tona. Për më shumë na vizitoni në: https://mindgcounseling.com

Të nderuar klientë,Nga data 19.08.2024, ju njoftojmë se do të rikthehemi në punë, me orar të rregullt në zyrën tonë. Ofr...
12/08/2024

Të nderuar klientë,

Nga data 19.08.2024, ju njoftojmë se do të rikthehemi në punë, me orar të rregullt në zyrën tonë.

Ofrimi ynë i shërbimeve profesionale psikologjike, përfshin familjet, fëmijët dhe adoleshentët.

Terminet tuaja, mund t'i caktoni në nr tel:
+383 045 307 086
+383 048 307 086

Faleminderit për besimin tuaj!

Të nderuar klientë,Nga data 19.08.2024, ju njoftojmë se do të rikthehemi në punë, me orar të rregullt në zyrën tonë. Ofr...
12/08/2024

Të nderuar klientë,

Nga data 19.08.2024, ju njoftojmë se do të rikthehemi në punë, me orar të rregullt në zyrën tonë.

Ofrimi ynë i shërbimeve profesionale psikologjike, përfshin familjet, fëmijët dhe adoleshentët.

Terminet tuaja, mund t'i caktoni në nr tel: +383 045 307 086
+383 048 307 086

Faleminderit për besimin tuaj! 🍀

Mind garden po rritet...🍀Sanije Ibraimi ka përfunduar studimet bachelor në Edukim special dhe rehabilitim, si dhe studim...
02/05/2024

Mind garden po rritet...🍀

Sanije Ibraimi ka përfunduar studimet bachelor në Edukim special dhe rehabilitim, si dhe studimet master për Autizëm.
Gjatë kohës së studimeve ajo ka qenë pjesëmarrëse në trajnime dhe aktivitete aftësuese të ndryshme profesionale, praktika jashtë vendit, si dhe konferenca rajonale.
Gjatë studimeve si dhe pas, angazhimet kanë qenë si terapiste ABA në Tetovë për rreth 3 vite, gjithashtu edhe pjesëmarrëse në hulumtime të ndryshme profesionale. Po ashtu gjatë studimeve ka punuar si terapiste nëpërmjet lojës me fëmijë me çrregullime të ndryshme nga mosha 2 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare.

Shqipe Osmani, ka përfunduar studimet për Bachelor në Psikologji. Gjatë kohës së studimeve ajo ka marrë pjesë në konfere...
26/07/2023

Shqipe Osmani, ka përfunduar studimet për Bachelor në Psikologji. Gjatë kohës së studimeve ajo ka marrë pjesë në konferenca, trajnime dhe aktivitete të ndryshme profesionale dhe pas përfundimit të studimeve ka qenë e angazhuar si terapiste e fëmijëve me pengesa zhvillimore, gjatë punës me fëmijë ajo ka ndjekur trajnime të tjera të cilat i kan ndihmuar për zhvillim të mëtutjeshëm profesional.
Shqipja ka përfunduar nivelin bazik të Psikoterapisë pozitive dhe transkulturore, si dhe EMDR-në nivelin bazik.
Gjithashtu është e çertifikuar edhe për punën me fëmijët me Çrregullime të Spektrit Autik.

Shqipja tanimë është angazhuar në "Mind Garden" meqë rast përvoja e saj në punën me fëmijë dhe adoleshentë është mbi 5 vjeçare.
Tani në Mind Garden ofron terapi stimulimin për fëmijë si dhe këshillim me adoleshent me qasjen EMDR.

Address

Lidhja Prizrenit
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38345307086

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MINDGarden posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to MINDGarden:

Share

Category