Klinika "Gjinekologu"

Klinika "Gjinekologu" Tani në kliniken Gjinekologu mundësohen kontrollat me ultrazë të teknologjis së fundit 3D/4D dhe kolor të cilësis së lartë
Për termine kontaktoni:044206742

08/05/2017

Pasojat e nivelit të ulët të testosteronit:

Edhe pse konsiderohet hormon seksual mashkullor, testosteroni tajitet te pjesëtarët e të dy gjinive – te meshkujt në testise, ndërkaq te femrat në vezore dhe në gjëndrat mbiveshkore – dallimet janë në sasinë dhe përqendrimin e tij. Mungesa e testosteroneve shkakton probleme të shumta…

Niveli i ulët i testosteronit diagnostikohet kur niveli i testosteronit është më i ulët se 300 nanogramë në 1 decilitër. Andropauza, reduktimi i prodhimit të testosteronit në njëfarë mënyre mund të krahasohet me menopauzën tek femrat,

Dhe derisa femrat ndiejnë rënien drastike të nivelit të estrogjenit në moshë të caktuar, te meshkujt rënia e nivelit të testosteronit ndodh gradualisht.

Nëse rënia e nivelit të testosteronit ndodh më shpejt se sa duhet, vjen deri te shfaqja e një vargu të simptomave:

Dëshira e zvogëluar për seks – Me kalimin e viteve shumica e meshkujve ndien zvogëlimin e dëshirës seksuale. Te meshkujt me nivel të ulët të testosteronit, reduktimi i dëshirës seksuale ndodh papritmas dhe vërehet më së shpeshti.

Vështirësitë në arritjen e ereksionit – Edhe pse testosteroni nuk është i vetmi përgjegjës për arritjen e ereksionit, ai stimulon receptorët e trurit për të prodhuar molekula që nxisin ereksionin. Niveli i ulët i testosteronit mund të shkaktojë gjendje të ndryshme që vështirësojnë arritjen e ereksionit, duke përfshirë trashjen, diabetin dhe arterosklerozën.

Vëllimi i ulët i spermës – Është shumë e thjeshtë: sa më e lartë të jetë shkalla e testosteronit, prodhimi i spermës po ashtu është më i madh. Meshkujt me shkallë të ulët të testosteronit kryesisht vërejnë reduktimin e vëllimit të spermës gjatë ejakulimit.

Rënia e flokëve – Humbja e flokëve është pjesë natyrore e plakjes për shumë meshkuj. Megjithatë, meshkujt me nivel të ulët të testosteronit mund të vërejnë humbjen e qimeve në zonën e fytyrës dhe trupit, dhe jo vetëm në kokë.

Lodhja dhe mungesa e energjisë – Nëse shumicën e kohës jeni të lodhur, pavarësisht sasisë së gjumit, ose keni vërejtur që e keni më vështirë të lëvizni apo të motivoheni për ushtrime, është e mundshme që bëhet fjalë për nivel më të ulët të testosteronit.

Humbja e masës muskulore – Pasi që testosteroni luan rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e muskujve, niveli i testosteroneve mund të shkaktojë humbjen e masës muskulore dhe dobësimin e muskujve, veçanërisht të atyre në zonën e duarve, këmbëve dhe gjoksit.

Rritja e përqindjes së yndyrave në trup – Edhe pse shkencëtarët ende nuk kanë zbuluar arsyen e saktë, supozohet që po ashtu bëhet fjalë për reduktimin e nivelit të testosteronit në trup. Prandaj, nëse masa muskulore reduktohet, do të reduktohet edhe djegia e yndyrave dhe kalorive, çka shkakton rritjen e përqindjes së yndyrave në trup.

Reduktimi i masës eshtërore – Meshkujt të cilët me vite kanë nivel të ulur të testosteronit kanë rrezik më të madh nga fraktura e eshtrave, veçanërisht në zonën e ijëve, këmbëve dhe brinjëve.

Ndryshimet në disponim – Femrat kryesisht vërejnë ndryshime të shpeshta të disponimit dhe mungesë të koncentrimit gjatë menopauzës, kur në trupin e tyre bie niveli i estrogjenit. Meshkujt me nivelin e ulët të testosteronit ndiejnë simptoma të ngjashme

17/02/2017

Kur duhet te shkoni tek gjinekologu?

Vizita gjinekologjike shkakton emocion, frikë dhe ndjenjën e turpit tek femrat megjithëse mund të zgjasë shumë pak. Nuk duhet harruar se kontrolli gjinekologjik është një element i domosdoshëm për jetën e një femre. Me anë të këtij kontrolli diagnostikohen shumë sëmundje.
Me anë të kontrollit gjinekologjik mund të përcaktohen dhe diagnostikohen që në fazat e para kanceri i vaginës, qafës së mitrës, vezoreve. Infeksionet në qafën e mitrës mund të diagnostikohen dhe të kurohen pa u përkeqësuar.

Kur duhet të shkoni tek gjinekologu?

Çdo femër me një jetë aktive seksuale duhet të kontrollohet të paktën një here në vit tek gjinekologu edhe nëse nuk ka ndonjë ankesë apo shqetësim. Madje dhe vajzat e reja e kanë të domosdoshëm një kontroll tek gjinekologu sidomos gjatë periudhës së zhvillimit të organeve gjenitale dhe fillimit të ciklit menstrual.
Rastet kur duhet të kontaktoni gjinekologun:
Në rastet e mëposhtme duhet të vizitoheni menjëherë tek gjinekologu pa humbur kohë:
- nëse keni sekrecione me ngjyrë, erë të keqe, kruarje dhe skuqje
- cikël të çrregullt menstruacionesh , keni hemorragji të tepërt ose shumë pak, hemorragji edhe jashtë kohës së menstruacioneve
- nuk mbetesh shtatzënë edhe pse nuk mbrohesh
- keni hemorragji gjatë marrëdhënies ose pas saj
- keni fryrje në bark ose në organin seksual
- menstruacionet shoqërohen me dhimbje të forta barku, muskujve të trupit.
- nëse në trup shfaqen më shumë qime se normalisht, të ngjashme me të mashkullit dhe nëse nga majat e gjoksit rrjedh qumësht apo ndonjë lëng tjetër
- nëse planifikon një shtatzëni më pare duhet të kontrollohet tek gjinekologu nëse ka apo jo ndonjë problem

Me infertilitet te ciftit kuptohet mosarritja e shtatezanise nga ana e ciftit pas 12 muajsh raportesh te rregullta seksu...
11/02/2017

Me infertilitet te ciftit kuptohet mosarritja e shtatezanise nga ana e ciftit pas 12 muajsh raportesh te rregullta seksuale. Shkaqet mund te jene me aresye femerore, mashkullore ose te te dy partnereve.

Infertiliteti eshte nje problem qe prek 10% deri ne 20% te cifteve te moshes fertile.Ky fenomen po rritet per here dhe me teper per shkaqe te ndryshme si:prania e faktoreve ambjentale te disfavorshem,si ndotja,stresi,smogu,ushqyerja e gabuar ,semundjet seksualisht te transmetueshme,faktoret psiko-emocionale.

Ne lidhje me faktorin mashkullor pervec vizites se andrologut,nje rendesi ka kryerja e nje analize te thjeshte sic eshte spermograma.Nepermjet saj ndeshen situate te tilla si:
-Oligospermia:kur koncentimi I spermatozoideve ne lengun seminal eshte nen 20miljon/ml
-Astenospermia:levizja e spermatozoideve eshte nen 30%
-Teratospermia:perqindja e formave normale eshte nen norme,pra 30%
-OligoAstenoTeratospermia:kur te tre situatat e mesiperme ndeshen se bashku

Diagnoza e infertilitetit femeror eshte mjaft kompleks sic eshte organizmi i femres.Pike se pari duhet pare ne se gruaja ka ovulacione te rregullta.Per kete duhen ekzaminime ekografike per te pare ovulacionin.Njekohesisht duhen nje sere dozimesh hormonale per te verifikuar procesin endokrin.Hormonet qe duhen dozuar jane FSH,LH dhe Estradioli (diten e 2-3 te ciklit)dhe Progesteronin pas ovulacionit. Ekzaminimi plotesohet duke matur gjithashtu Prolaktinen dhe TSH.

Me ane te ekografise shihet struktura uterine dhe vezoriale dhe prania eventuale e fibromave uterine apo kisteve vezoriale.

Gjithashtu gruaja mund ti nenshtrohet isterosalpingografise,laparaskopise,testit post koital.

27/05/2016

Fakte fertiliteti

Ka shumë mënyra për të mbrojtur fertilitetin tuaj dhe kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë, të jetuarit e shëndetshëm dhe reduktimi i stresit janë shumë të rëndësishëm.

Eksperti i fertilitetit William Ledger, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë, në Universitetin e Shefilldit, na dha këshillat e mëposhtme mbi mbrojtjen e fertilitetit dhe rritjen e mundësive për të konceptuar.

Mosha dhe fertiliteti
Kur bëhet fjalë për fertilitetin, mosha është e rëndësishme. Shumë njerëz, në ditët e sotme presin që në moshë më të vonshme të bëhen me fëmijë por fertiliteti juaj bie me kalimin e kohës dhe duhet ta keni këtë parasysh nëse planifikoni të bëheni më vonë me fëmijë.

Të dy palët, femrat dhe meshkujt kulmin e fertilitetit e arrijnë në të 20tat e tyre (që me gjasë, ka të bëjë me konceptimin nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura).

Tek femrat, fertiliteti bie më shpejtë me moshë. Kjo rrënie bëhet rapide pas moshës 35 vjeç. Një sërë faktorësh e shkaktojnë këtë, veçanërisht rënia e cilësisë së vezëve që lirohen nga vezoret.

Rreth 1/3 e çifteve, ku femra është mbi moshën 35 vjec kanë probleme me fertilitetin. Kjo rritet në 2/3, kur femra është mbi moshën 40 vjeç.

Gratë mbi moshën 35 vjeç kanë më pak gjasa të mbesin shtatzënë me ndihmën e trajtimeve të fertilitetit duke përfshirë IVF, dhe ka më shumë gjasa të kenë abort spontan nëse mbesin shtatzënë.

Fertiliteti i meshkujve bie gradualisht rreth të 40tave, por shumë meshkuj janë në gjendje të bëhen etër edhe në të 50tat e tyre e më lartë.

Shëndeti i mirë fertil
Faktorë të tjerë ndikojnë në fertilitet. Por këto janë nën kontrollin tonë.

Shmangni SST-të
Infeksionet e transmetueshme seksualisht siç janë klamidia dhe gonorea mund të dëmtojnë tubat fallopiane të gruas, rezultat i së cilës mund të jetë vështirësia për të mbetur shtatzënë. Nëse mendoni që mund të jeni infektuar me SST, duhet të kërkoni ndihmën e ekspertëve mjekësore.

Mos pini duhan
“Gratë që pijnë rreth 20 cigare në ditë, e përjetojnë menopauzën mesatarisht dy vite më herët,” thotë profesor Ledger. Meshkujt që pijnë duhan, janë në rrezik të dëmtojnë spermën e tyre.

Mbani peshë të shëndetshme trupore
Të qenurit mbipeshë apo nënpeshë mund të zvogëlojë mundësitë e konceptimit. Një shkaktar i infertilitetit është sindromi i vezorëve policistikë (SVP), ku bëhet më i rëndë nëse jeni mbipeshë apo obezë.

Pini me arsye
Gratë të cilat rregullisht i kalojnë limitet e rekomanduara të konsumimit të alkoholit, mund të shkaktojnë dëme në fertilitetin e tyre. Meshkujt të cilët veprojnë në mënyrë të tillë, mund të dëmtojnë spermën e tyre.

Mbani freskët testikujt tuaj
Testikujt duhet të jenë për një-dy gradë më të freskët se sa pjesa tjetër e trupit tuaj. Të mbrendshmet e ngushta, dushi i ngrohtë dhe vaskat me ujë të ngrohtë, mund ta ngrisin temperaturën e testikujve tuaj.

Shmangni radiacionin dhe kemikalet e rrezikshme
Ekspozimi ndaj radiacionit dhe kemikaleve siç është glikol esteri, i gjetur në disa pantallona, mund të dëmtojë fertilitetin.

Renovimet ne kliniken Gjinekologu.
25/05/2016

Renovimet ne kliniken Gjinekologu.

10/03/2016

Neveria e mëngjesit gjatë shtatzënisë

Neveria gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë i brengos së tepërmi nënat e ardhshme. Hani një kore të bukës para se të ngriteni nga krevati, ndërsa gjatë ditës, kur i ndjeni neveri, mund të hani kikirikë apo krekerë.

Ende nuk dihet se çfarë e shkakton me saktësisht neverinë ndaj ndonjë ushqimi të caktuar në shtatzëni, por ekspertët si përgjigje më logjike konstatojnë ndryshimin e hormonit në gjak. Ai reagon në trup, rregullon punën e estrogjenit dhe progesteronit, parandalon mujoret, mban shtatzëninë. Niveli i tij në çdo tre ditë dyfishohet. Niveli i lartë i këtij hormoni stimulon tej mase qendrën e neverisë në tru, ku gjithashtu shpejton humbjen e sheqerit në gjak, ku kjo gjë bën që të ndjeheni të uritur dhe të ndjeni neveri.

Qetësoni lukthin

Ushqimi jo i rregullt dhe jo i shëndetshëm, ëmbëlsira tej mase, ushqimet dhe mishrat e yndyrshëm mund të shkaktojnë neverinë për shkak të ngarkesës së acidit të lukthit.

Për t’ia lehtësuar vetes këtë gjë, shërbehuni me një trik. Hani një kore të bukës në mëngjes para se të ngriteni nga krevati, ndërsa gjatë ditës kur ndjeni neveri, hani kikirikë apo krekerë. Kjo do t`ju “thith” tepricën e acidit në bark.

Hani pemë të freskëta, perime të ziera dhe prodhime të qumështit. Konsumoni lëngje të freskëta nga portokalli dhe çajra të ndryshëm nga bimët por gjithmonë në mes të shujtave, kurrsesi gjatë ushqimit sepse do të ju j*p ndjenjën e ngopjes.

Vitaminat

Nëse neveria shpesh ju përcjellë me të vjella, merrni vitamina dhe minerale të rekomanduara për shtatzëna. Mos i konsumoni në lukth të zbrazët, sepse shumica e këtyre preparateve përmbajnë hekur i cili është i rëndë për lukthin.

Vitamina B6 në sasi të konsiderueshme mund t`ju ndihmojë. Ilaçe të tjera kundër neverisë i merrni vetëm nën përshkrimin e mjekut.

Pranë krevatit mbani gjithmonë një leckë të lagur dhe vendosni në sy apo në ballë kur nuk ndiheni mirë. Mbani me vete pepermint apo bonbona mentoli, ato ndihmojnë në zvogëlimin e neverisë.

05/03/2016

Shprehi të shëndetshme, për shtatzëni të shëndetshme

Shprehitë e shëndetshme u ndihmojnë femrave të kenë një shtatzëni të shëndetshme.

Përveç ngrënies së frutave, peshës normale dhe shmangies së alkoolit, faktorë të tjerë për të pasur shtatzëni të rëndësishme ishin edhe presioni i ulët i gjakut, pasja e një pune dhe mos-konsumimi i barnave.

Studiuesit thonë se gratë nuk duhet të bëjnë zgjedhje të shëndetshme vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe para saj dhe kjo duhet të mbetet edhe pas lindjes.

Gratë me shprehi të pashëndetshme kishin më shumë tendenca për komplikime gjatë shtatzënisë, si fetus me peshë të vogël, lindje të parakohshme, presion të lartë të gjakut dhe preeklampsi (një gjendje e shoqëruar me hipertension dhe proteinuri).

Faktori më i rëndësishëm për të pasur shtatzëni të shëndetshme ishte konsumimi i frutave, derisa faktori më i theksuar për komplikime ishte të qenit i mbipeshë, presioni i lartë i gjakut dhe keqpërdorimi i substancave, përfshirë konsumimin e alkoolit.

Egzaminim i foshnjës 4 muajsh, nga ana aproksimale (djathtas). (E printuar)
27/02/2016

Egzaminim i foshnjës 4 muajsh, nga ana aproksimale (djathtas).
(E printuar)

Dhoma e Egzaminimeve Nr.2
24/02/2016

Dhoma e Egzaminimeve Nr.2

Mirsevini në klinikën tonë 🙌🏼
20/02/2016

Mirsevini në klinikën tonë 🙌🏼

17/02/2016

Klinika "Gjinekologu" ju uron 8 Vjetorin e Pavarsis 🇽🇰

16/02/2016

Mirmëngjesi të gjithëve nga klinika jonë, ju urojm ditë sa më të bukur ☺️

Address

Rr. Tahir Sinani
Lipjan
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika "Gjinekologu" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram