
22/10/2024
Argjinarja ka shume antioksidante që luftojne radikalët e lira që gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit. Hekuri që marrim përmes angjinareve dihet që është mjaft i rëndësishëm, pasi ai është në përbërje të çdo qelize të organizmit. Ai luan rol te rendesishem në transportimin e oksigjenit dhe formimin e rruazave të kuqe në gjak. Luan rol në formimin e qelizave të reja, të hormoneve dhe neurotransmetuesve. Zinku merr pjesë në reaksionet imunitare në fabrikimin e materialit gjenetik, në perceptimin e shijes, çikatrizimin e plagëve dhe zhvillimin e fetusit në bark të nënës. Gjithashtu, në argjinare ka një sërë vitaminash si: Vitamina B1, B2, B3, B5, B6, Vitamina C, etj.
Angjinarja ka shumë përbërës fenolik si dhe anticianikë, antioksidante të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit. Fosfori shërben për formimin e kockave, dhëmbëve, për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, rigjenerimin e indeve dhe mbajtjen në nivelin normal të “pH” të gjakut. Ai është një nga përbërësit e membranave të qelizave.
Inulina është një glucid preboitik që nuk tretet dhe nuk absorbohet nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorrës së trashë. Bakteret e dobishme të zorrëve mund ta absorbojnë inulinën, e cila është e dobishme për funksionimin e mirë të zorrëve. Ajo kontrollon glikeminë dhe lipidet e gjakut. Por argjinarja është shumë e mirë dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo ka në përbërjen e saj shumë fibra dhe ndihmon kundër kapsllëkut, duke kontrolluar gjithashtu dhe diabetin e tipit 2.
Bakri që gjendet në argjinare është mjaft i dobishëm për formimin e hemoglobinës dhe të kolagjenit (proteina që shërben në strukturën dhe riparimin e indeve); Magneziumi, që është në përbërje të argjinares na shërben në formimin e kockave dhe ndërtimin e proteinave në veprimet enzimatike. Ai shërben për kontraktimet muskulore, për shëndetin e mirë të dhëmbëve dhe funksionimin e sistemit imunitar. Ai luan një rol në metabolizmin e energjisë dhe transmetimin e flukseve nervore.
Vitamina B9 (folate) që gjendet në argjinare është shumë e nevojshme për ndërtimin e qelizave të trupit, pra të globulave të kuqe. Ajo luan rol themelor në prodhimin e materialit gjenetik (ADN, ARN); në funksionimin e sistemit nervor dhe atij imunitar, si dhe në çikatrizimin e plagëve.
Vitamina K, është e nevojshme për sintezën e proteinave që bashkëpunojnë për koagulimin e gjakut dhe në formimin e kockave. Kalciumi që marrim nga angjinaret na shërben për formimin e kockave dhe të dhëmbëve, për koagulimin e gjakut, kontrollin e presionit të gjakut si dhe për kontraktimin e muskujve të zemrës..
Argjinarja është një burim i madh i kaliumit. Në organizëm, kaliumi shërben për të ekuilibruar “pH” e gjakut, stimulimin e prodhimit të acidit kloridrik nga stomaku, duke favorizuar kështu tretjen. Ai ndihmon në kontraktimin e muskujve dhe në transmetimin e flukseve nervore.
Argjinarja ka një efekt të mrekullueshëm mbi mëlçinë dhe është një diuretik i mrekullueshëm. “Cynarine” përdoret në laboratorët mjekësore për të krijuar ilaçe që favorizojnë funksionimin “hepatobiliar”. Kjo cilësi, stimulon sekrecionet hepatike dhe të tëmthit. “Cynarine” është e përqendruar veçanërisht në kërcellin e argjinares, të cilën nuk e konsumojmë. Argjinarja ka gjithashtu cilësi të tjera kurative. Ajo eliminon toksinat e shumta që kemi në organizëm, shërben kundër lodhjes dhe lehtëson tëmthin për evakuimin e lëngjeve.
Mos harroni ta shperndani kete artikull miqte e mi!