Barnatore EtikaPharm

Barnatore EtikaPharm Pharmacy

03/11/2022

NËNTORI, muaji i ndërgjegjesimit për parandalimin e sëmundjes së DIABETIT

VIZITO DHE PARANDALO!

Më datë 4 dhe 5 Nëntor, do të ofrohen shërbime falas në m***en GLIKEMIS

Në këto ditë do të nxirren në pah zgjidhjet e realizueshme dhe me zero kosto për shërbimin i cili do të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve me diabet të padiagnostikuar dhe të atyre të cilët janë në rrezik për ta shfaqur diabetin më vonë!

Shëndeti mbi të gjitha!

Cka duhet te kemi parasysh kur perdorim Puls Oksimetrin?Gjate pandemise eshte bere praktike e perditshme blerja e puls o...
24/11/2020

Cka duhet te kemi parasysh kur perdorim Puls Oksimetrin?

Gjate pandemise eshte bere praktike e perditshme blerja e puls oksimetrave ne barnatore dhe perdorimi i tyre ne shtepi. Ndonese i perdorim per te matur oksigjenimin e gjakut dhe gjendjen shendetesore, vlerat qe na jep oksimetri jane vetem numra nese mungon interpretimi i sakt. Ato mund t'i marrim parasysh vetem pasi te sigurohemi qe matja eshte bere teknikisht e sakte dhe pasqyron gjendjen klinike.

1. Duart e ftohta nenkuptojne qarkullim te zvogeluar te gjakut neper gishta, rrjedhimisht vlerat do te dalin shume me te vogla se c'jane ne realitet. Mund te provohet qe fillimisht te ngrohen pak duart permes ferkimit dhe pastaj te behet matja
2. thonjet e lyer apo ata artificial gjithashtu pengojne m***en e sakte duke dhene vlera me te vogla
3. gishtat apo senzori i papaster i aparatit gjithashtu mund te rezultojne ne m***e me vlera te uleta
4. gjendja shendetesore me shtypje te ulet te gjakut apo aritmi mund te rezultoj ne vlera te ulta
5. tymosja e duhanit ne anen tjeter mund t'i rrisi vlerat rrejshem, madje m***et mund te jene te pasakta edhe deri ne 4 ore pas tymosjes
6. anemia/pagjaksia mund te mbuloj gjendjen e renduar, dhe vlerat e matura te duken normale
7. pozicionimi i keq i aparatit mund te rezultoj ne m***e te gabuar
8. ...

Do te ishte shume e demshme qe m***et e gabuara te shkaktonin panik te perdoruesi, kur ai ne fakt eshte mire me shendet. Apo edhe e kunderta, qe perkunder gjendjes se keqe shendetesore, per shkak te m***es se gabuar, te mendohet qe gjithcka eshte ne rregull.

Gjithsesi, ne pergjithesi vlerat e matura mund te lexohen afersisht si me poshte:

1. Vlerat normale te oksigjenimit (ngopjes se hemoglobines me oksigjen) duhet te jene mbi 95%, me se shpeshti ~97%
2. Nese oksigjenimi bie nder 95% duhet te konsultohet mjeku
3. Nder 90%, situata eshte me serioze

NJOFTIM!Miq të dashur, Duke marrë parasysh gjendjen e pandemisë  dhe rritjen e infektimeve të personelit shëndetësor në ...
05/07/2020

NJOFTIM!

Miq të dashur,

Duke marrë parasysh gjendjen e pandemisë dhe rritjen e infektimeve të personelit shëndetësor në vendin tonë, kardiologut Banush Gashi i është i rekomanduar të vetëizolohet.

Misioni ynë që të jemi gjithmonë në shërbim të shëndetit dhe për hir të korrektësisë, shërbimet kardiologjike në institucionin tonë janë shtyer dhe do të fillojn së shpejti.

Ju informojmë që pas gjendjes së mirë shëndetësore dhe ritestimit, kardiologu Banush Gashi ka rezultuar NEGATIV.

Ne jemi të lumtur që tashmë në institucionin tonë nuk kemi asnjë nga stafi i personelit shëndetësor të rezoltuar me COVID-19.

Poliklinika ETIKA dhe stafi i saj ju siguron që ka qenë gjithmonë në hap në përkujdesje dhe masat e marra në parandalim të situatës pandemike COVID-19.

Ju mirëpresim me të gjitha shërbimet tona shëndetesore me kujdes dhe pa panik!

Poliklinika ETIKA
Shëndeti mbi të gjitha!

Diabeti Çfarë është diabeti?Diabeti është sëmundje e cila shkaktohet nga nivelet e larta të glukozës – apo sheqerit – në...
20/02/2020

Diabeti

Çfarë është diabeti?

Diabeti është sëmundje e cila shkaktohet nga nivelet e larta të glukozës – apo sheqerit – në gjak.

Nivelet e glukozës janë aq të larta sepse trupi nuk ka aftësi ta shfrytëzojë glukozën siç duhet.

Te personat e diagnostikuar me diabet, pankreasi i tyre nuk prodhon insulinë ose mjaftueshëm insulinë.

Insulina është hormon i cili prodhohet nga pankreasi dhe e lejon glukozën të futet në qelizat e trupit, ku pastaj përdoret për energji.

•Simptomat e Diabetit

– Jeni duke shkuar më shpesh në tualet, posaçërisht gjatë natës
– Jeni duke pasur tepër etje
– Po ndiheni më të lodhur se zakonisht
– Keni humbur peshë pa provuar
– Plagët dhe prerjet marrin më shumë kohë për t’u shëruar
– Nuk jeni duke parë mirë

Simptomat shkaktohen nga nivelet e larta të glukozës që kanë mbetur në gjak dhe që nuk mund të përdoret për energji.

04/06/2019

Barnatore EtikPharm ju uron Fitër Bajramin të gjithë besmitarëve musliman paqe,shëndet dhe të gjitha të mirat në familjet tuaja.

23/01/2019

8 këshillat për të mbajtur presionin e lartë të gjakut nën kontroll janë:

1.Humbni peshë.
Duke qenë mbipeshë rrit rrezikun e tensionit të lartë. Edhe një humbje e vogël në peshë mund të ndihmojë pasi sjell një ndryshim të madh në mbajtjen nën kontroll të tensionit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

2.Ndiqni një dietë të shëndetshme për zemrën.
Dieta mesdhetare përqendrohet në ngrënien e shumë perimeve dhe frutave dhe uljen e yndyrnave të ngopura, mish*t dhe karbohidrateve si makarona dhe bukë.

3.Kufizoni sasinë e kripës.
Qëllimi është të hahet jo më shumë se 1.500 mg në ditë. Ka një lidhje të fortë midis marrjes së tepërt të natriumit dhe hipertensionit dhe çrregullimeve të tjera metabolike.

4.Lexoni etiketat e ushqimit.
Nëse në listën e përbërësve në etiketat ushqimore lexoni shumë emra kimike dhe fjalë që ndoshta si kuptoni më mire mos e konsumoni atë produkt.

5.Caktoni prioritetet tuaja.
Nëse mendonin se të ushqyerit shëndetshëm kushton shtrenjtë mendoni sa shtrenjte kushtojnë ilaçet tuaja. Është më mirë të shpenzoni për ushqimëe apo të merrni çdo muaj një pilulë për presionin e gjakut, një pilulë për kolesterolin dhe një pilulë për hollimin e gjakut.

6.Mos pini duhan.
Të gjithë fokusohet tek fakti se se pirja e duhanit është aq e keqe për mushkëritë tuaja dhe se është një rrezik për kancer, por e vërteta është se është edhe një faktor tejet i rëndësishëm edhe për sulmet në zemër dhe infarktet gjithashtu.

7.Kufizo alkoolin.
Është një linjë shumë e hollë midis të konsumuarit alkool shëndetshëm dhe jo. Sipas studimeve burrat nuk duhet të pijnë më shumë se dy pije alkoolike në ditë ndërsa për gratë limiti është një në ditë.

8.Aktiviteti fizik.
Ecni, vraponi apo bëni stërvitje. Sido të jetë bëjeni pjesë të rregullt të javës suaj. Ka shumë studime që sugjerojnë se 30 minuta stërvitje kardiovaskulare tri ditë në javë, ndihmon në zvogëlimin e shanseve të tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe ndihmon në menaxhimin e kolesterolit. Këta janë të gjithë faktorët e rrezikut për goditje dhe sëmundje të zemrës.


21/01/2019

Dobitë e brokolit në shtatzëni

- Brokoli vërtet është një super ushqim që përmban vlera të mëdha ushqyese dhe antioksidues, si dhe fitokimikate. Më poshtë japim disa nga shumë të mirat e brokolit për shtatzënën dhe foshnjën e saj.

• Parandalon aneminë – brokoli është e pasur me hekur dhe acid folik, të cilat e mbajnë sasisnë e hemoglobinës në nivel dhe parandalojnë rrezikun e anemisë.
• Forcon eshtrat – gratë janë më të prira ndaj osteoporozës për shkak të eshtrave të dobësuar gjatë shtatzënisë. Brokoli është i pasur me kalcium, magneaz, zink dhe fosfor të cilat janë thelbësore për eshtra të fortë.
• Siguron shtatzëni të shëndoshë – brokoli është burim i shkëlqyeshëm i folatit i cili eliminon defektet neurologjike, sikurse Spina Bifida, te fetusi juaj.
• Mbron lëkurën nga rrezet ultra-violetë – brokoli përmban substanca si glukorafanin dhe sulforafan që minimizon inflamacionin e lëkurës dhe dëmin që rezulton nga ekspozimi ndaj këtyre rrezeve gjatë shtatzënisë. Po ashtu, brokoli përmban vitamina B, E, A, K, omega 3, amino acide dhe folat.
• Forcon imunitetin - brokoli është përplot me vitamin C, beta-karoten, selen, zink, bakër, fosfor dhe vitamina e minerale tjera.
• Parandalon rrezikun e kancerit – brokoli përmban sasi të mëdha të fitokimikateve që kanë veti të forta kundër kancerit, sikurse kanceri i zorrëve, mushkërive dhe i gjirit.
• Rregullon diabetin - nëse jeni shtatzënë dhe vuani nga diabeti i shtatzënisë, atëherë ngrënia e bronkolit është tejet e dobishme për ju. Brokoli përmban sasi të larta të fibrave të tretshëm dhe të patretshëm; fibrat ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe ndihmojnë në shmangien e përdorimit të insulinës. Po ashtu, sasia e lartë e fibrave parandalon kapsllëkun që është një shqetësim i shpeshtë në shtatzëni.


16/01/2019

Duhanpirja gjatë shtatzanisë

Sipas studimeve te fundit , nese grate pijne duhan gjate periudhes se shtatezanise , ne femijet e ketyre nenave jane gjetur 3076 vende ku DNA ( materiali genetik ) e tyre metilohet ndryshe nga femijet e nenave qe nuk pijne duhan .

Shume nga ndryshimet jane gjetur ne vendet apo prane gjeneve qe jane te lidhur me mushkrite apo zhvillimin e sistemit nervor qendror , difekte te lindura sikur buza e lepurit .

Per te analizuar metilimin e DNA , u morr gjaku nga kordoni umbilikal menjehere pas lindjes . per te dokumentuar ndryshimet u studiuan edhe ne femije me te rritur dhe u gjeten se paku disa ndryshime te metilimit ne femijet e nenave qe vazhdojne te pijne duhan edhe gjate shtatezanise.

Ndryshimet ne metilimin e DNA mund te ndikojne ne paraqitjen e disa difekteve te lindura ose problem mjekesore ne femijet e lindur nga nenat duhanpirese .

Arsyet p***e ndodhin keto ndryshime nuk njihen akoma , ndoshta ndryshimi vjen ne forme te nje pershtatjeje te organizmit apo mbrojtje kundrejt efekteve demtues te duhanit.


Derivatet e acidit propionikIbuprofeni, ketoprofeni dhe naprokseni përdoren si analgjetikë dhe antireumatikë (lehtësojnë...
09/01/2019

Derivatet e acidit propionik

Ibuprofeni, ketoprofeni dhe naprokseni përdoren si analgjetikë dhe antireumatikë (lehtësojnë dhimbjen, zvogëlojnë inflamacionin dhe ulin temperaturën trupore), ndërsa veprojnë sikurse diklofenaku.
Ndërveprimi me ushqimin. Nëse merren gjatë ngrënies, absorbimi i ibuprofenit, naproksenit dhe ketoprofenit, zvogëlohet dukshëm. P.sh. te ketoporfeni, përqendrimi maksimal zvogëlohet për 35%, ndërsa thithja shtyhet për rreth 100 minuta. Ibuprofeni, sidomos në doza të mëdha, shton veprimin e alkoolit. Te naprokseni nuk zvogëlohet bio-disponueshmëria, por shtyhet arritja e përqendrimit maksimal në gjak.
- Këshillë:
Edhe pse gjatë ngrënies, pjesërisht shtyhet thithja e të gjitha derivateve të acidit propionik, për shkak të tolerancës më të mirë nuk rekomandohet marrja e këtyre barnave në lukth të zbrazët. Te personat e ndjeshëm, po ashtu rekomandohet marrja e barit gjatë ngrënies. Këto barna është mirë të merren me një sasi të mjaftueshme të ujit. Naprokseni duhet të merret më së largëti 30 minuta pas ngrënies.


p.sh - This is a premium name

04/01/2019

ANEMIA

• Çfarë duhet të konsumojnë anemikët?

1.- Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
2.- Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
3.- Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.
4.- Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
5.- Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
6.- Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
7.- Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
8.- Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.


31/12/2018

ju uronë që ky vitë i ri të i'u sjellë në gjirin tuaj shëndet, fat e mbarësi në familje, dashuri, respekt për njëri-tjetrin dhe qoftë ky një vitë plot pozitivitet dhe i suksesshëm për të gjithë ne.
Me këtë rast Etika Pharm dëshiron të jetë bashkëudhëtari juaj në realizimin e dëshirave më të bukura në vitin e ardhshëm, të bindur se bashkërisht mund të arrijmë pikësynimet tona në të mirën të përgjithshme.

Gëzuar për shumë mote!


28/12/2018

A jeni të interesuar të mësoni në lidhje me ushqimet e shëndetshme të cilat mund të rrisin nivelet e energjisë gjatë gjithë ditës dhe fare mirë mund të zëvendësojnë ushqimet e shpejta, të paketuara të pashëndetshme?

- Një qese e vogël me bajame do të ishte zgjidhja perfekte.
Ato ndikojnë pozitivisht në shëndetin e kockave -10 bajame mund t’ju japin 385 mg kalcium dhe 386 mg magnez minerale të cilat, së bashku me vitaminën D forcojnë strukturën e kockave.
• Bajamet mund të rrisin nivelet e energjisë suaj. Një dietë e cila është e pasur me bajame mund t’ju ndihmojë me problemin e “lodhjes kronike”. Kjo për shkak se bajamet janë një burim i shkëlqyer i manganit dhe bakrit, minerale të cilat mund të ndihmojnë qelizat tuaja të prodhojnë më shumë energji.
• Bajamet ulin presionin e lartë të gjakut- Mjekët e kanë quajtur presionin e lartë të gjakut “vrasësi i heshtur”, sepse, edhe pse ka disa shenja paralajmëruese, kjo gjë mund të çojë në probleme serioze si goditjet në zemër ose tru.
• Mos i ndani bajamet nga dieta ushqimore.


Address

Rr. Skenderbeu
Lipjan
14000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:30
Tuesday 09:00 - 20:30
Wednesday 09:00 - 20:30
Thursday 09:00 - 20:30
Friday 09:00 - 20:30
Saturday 09:00 - 20:30

Telephone

+38345588818

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Barnatore EtikaPharm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram