Klinika Emos

Klinika Emos “EMOS ofron mbështetje profesionale për zhvillimin kognitiv, emocional dhe fuqizimin e potencialit të fëmijëve dhe adoleshentëve.”

A është gati fëmija im për shkollë?Fillimi i klasës së parë është një emocion i madh si për fëmijët ashtu edhe për prind...
20/08/2025

A është gati fëmija im për shkollë?

Fillimi i klasës së parë është një emocion i madh si për fëmijët ashtu edhe për prindërit. Por, përveç gëzimit, shumë nëna ndalen dhe pyesin veten: A është fëmija im vërtet i përgatitur për këtë hap të madh?

Përgatitja për shkollë nuk matet vetëm me njohjen e shkronjave ose numrave, por me disa aftësi themelore që e ndihmojnë fëmijën të përshtatet dhe të mësojë:
🖍 Aftësitë e parashkrimit – mbajtja e lapsit, vizatimi i vijave dhe formave.
🧘 Durimi dhe vetëkontrolli – aftësia për të pritur radhën, për të ndjekur rregullat dhe për të menaxhuar emocionet.
🎯 Koncentrimi – qëndrimi i vëmendshëm për disa minuta në një aktivitet.
🗣 Të folurit dhe të kuptuarit – shprehja me fjali të qarta, kuptimi i udhëzimeve të thjeshta.
🤝 Aftësitë sociale – bashkëpunimi me fëmijët tjerë, ndarja e lodrave, respektimi i tjetrit.

Nëse shihni që fëmija juaj ka vështirësi në këto fusha, ju duhet të konsultoheni me psikologun për fëmijë.
☎️+383 49 754 370

"Kur do të flas fëmija im?" 🧠💬Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që prindërit bëjnë.Pikërisht për këtë, ndërhyrja...
31/07/2025

"Kur do të flas fëmija im?" 🧠💬

Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që prindërit bëjnë.
Pikërisht për këtë, ndërhyrja e hershme gjuhësore është thelbësore.
Në EMOS ndihmojmë fëmijët të ndërtojnë themelet e komunikimit – që nga hapat e parë, përmes lojës, lidhjes dhe strukturës.
Sa më herët të fillojë mbështetja, aq më shumë mundësi hapen për zhvillim.

📍Na kontaktoni për vlerësim dhe mbështetje profesionale!

🌞✨Emos edhe këtë vit organizon Shkollën Verore! ✨🌞Nga 01.07 deri më 31.08.2025, vetëm për fëmijët tanë të mrekullueshëm,...
30/06/2025

🌞✨Emos edhe këtë vit organizon Shkollën Verore! ✨🌞

Nga 01.07 deri më 31.08.2025, vetëm për fëmijët tanë të mrekullueshëm, organizojmë një program veror plot lojëra, kreativitet, aktivitete argëtuese dhe shumë buzëqeshje! 💛

Çdo ditë do të jetë një mundësi për të mësuar, për të eksploruar dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme, gjithmonë në një mjedis të sigurt dhe plot dashuri. 🌻

Mezi presim ta shijojmë këtë verë magjike së bashku! 💫

🧸👶  Sot patëm kënaqësinë të organizojmë një trajnim të vlefshëm me prindërit, ku diskutuam një temë shumë të rëndësishme...
13/06/2025

🧸👶 Sot patëm kënaqësinë të organizojmë një trajnim të vlefshëm me prindërit, ku diskutuam një temë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve: heqja e pampersit. Bashkë ndamë eksperienca, mësuam teknika efektive për të mbështetur fëmijët në këtë fazë të re dhe u siguruam që çdo prind të ndjehej më i përgatitur dhe më i sigurt në këtë proces.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë pozitive dhe bashkëpunimin!

EMOS organizon trajnim për largimin e pelenes.Ky trajnim do të udhëhiqet nga specializante Fatime Sahiti, e cila do të n...
09/06/2025

EMOS organizon trajnim për largimin e pelenes.
Ky trajnim do të udhëhiqet nga specializante Fatime Sahiti, e cila do të ndajë këshilla praktike dhe profesionale për prindërit mbi mënyrat më efektive të largimit të pelenave dhe edukimit për tualetin.

🗓 E premte, 13 qershor 2025
🕑 Ora: 12:00
📍 Emos, Mitrovicë – Rruga Agim Ramadani (Katana)

🎈 Sot festojmë të gjithë fëmijët, pa përjashtim.Ata që flasin me fjalë, ata që shprehen me sy, ata që ecin, vrapojnë apo...
01/06/2025

🎈 Sot festojmë të gjithë fëmijët, pa përjashtim.
Ata që flasin me fjalë, ata që shprehen me sy, ata që ecin, vrapojnë apo mësojnë në mënyra të ndryshme – të gjithë meritojnë dashuri, pranueshmëri dhe mundësi të barabarta për të shkëlqyer.
Në këtë ditë të veçantë, EMOS ngre zërin për të drejtat e fëmijëve me zhvillim ndryshe , për më shumë përfshirje, mbështetje dhe ndërgjegjësim në shoqëri.

🌟 Çdo fëmijë është unik. Çdo fëmijë ka potencial. Le të ndërtojmë një botë që i sheh, i dëgjon dhe i mbështet të gjithë fëmijët njësoj.

🔵Lojë me qëllim, zhvillim me dashuri!Ky aktivitet i thjeshtë por i pasur ndihmon në:🔹 Zhvillimin e koordinimit sy-dorë,🔹...
28/05/2025

🔵Lojë me qëllim, zhvillim me dashuri!

Ky aktivitet i thjeshtë por i pasur ndihmon në:
🔹 Zhvillimin e koordinimit sy-dorë,
🔹 Përqendrim dhe vetëkontroll,
🔹 Mësimin e ngjyrave dhe formave,
🔹 Nxitjen e kreativitetit dhe logjikës.

Çdo hap i vogël në terapi është një hap i madh drejt pavarësisë.
Sepse tek EMOS, çdo fëmijë mëson në mënyrën e tij, por të gjithë rriten me përkrahje dhe dashuri. 💙

Në javën e shëndetit mendor, duam të theksojmë rëndësinë e mbështetjes për fëmijët dhe adoleshentët që përballen me çrre...
19/05/2025

Në javën e shëndetit mendor, duam të theksojmë rëndësinë e mbështetjes për fëmijët dhe adoleshentët që përballen me çrregullime në zhvillim. Kujdesi për shëndetin mendor të prindërve është po aq i rëndësishëm, pasi një prind i mbështetur mund të ofrojë më shumë mundësi dhe dashuri për fëmijën. Ne jemi këtu për të mbështetur të gjithë familjen, duke ofruar shërbime të specializuara për t’i ndihmuar ata të zhvillohen dhe të përballojnë sfidat në një mjedis të sigurt dhe mbështetës. Çdo hap përpara është një arritje e madhe, dhe ne jemi gjithmonë pranë jush për çdo ndihmë që mund të keni nevojë.

🧩Na kontaktoni për më shumë informacion – së bashku mund të bëjmë ndryshimin!

Pas trajtimit në EMOS, presim që fëmijët të :🔹 Zhvillojnë aftësitë e komunikimit – në të kuptuar, të folur dhe të shkrua...
05/05/2025

Pas trajtimit në EMOS, presim që fëmijët të :
🔹 Zhvillojnë aftësitë e komunikimit – në të kuptuar, të folur dhe të shkruar
🔹 Modifikojnë dhe reduktojnë sjelljet problematike
🔹 Zotërojnë aftësi për kujdesin ndaj vetes
🔹 Integrohen në mënyrë të suksesshme në mjedise sociale (kopsht, shkollë, teatër, lojëra, etj.)
🔹 Zhvillojnë vetëkontroll dhe të menaxhojnë sjelljet e tyre në mënyrë të përshtatshme
🔹 Përdorin njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në situata reale dhe të ndryshme
🔹 Shfrytëzojnë të gjithë potencialin e tyre në të gjitha fushat e zhvillimit

💚Një ditë pune në EMOS është kombinim i energjisë, ekipit dhe përkushtimit. Çdo ditë rritemi bashkë, me zemër në çdo hap...
30/04/2025

💚Një ditë pune në EMOS është kombinim i energjisë, ekipit dhe përkushtimit. Çdo ditë rritemi bashkë, me zemër në çdo hap!

Secili fëmijë zhvillohet në mënyrën e vet — por ndonjëherë disa sjellje mund të jenë sinjale që na tregojnë se fëmija ka...
28/04/2025

Secili fëmijë zhvillohet në mënyrën e vet — por ndonjëherë disa sjellje mund të jenë sinjale që na tregojnë se fëmija ka nevojë për më shumë mbështetje.

Në EMOS për zhvillimin e fëmijëve, prindërit shpesh na pyesin:
“A duhet të shqetësohem për këtë sjellje? Është normale që fëmija im të mos flasë ende?”

Ne themi: Jo çdo ndryshim është problem – por çdo vëzhgim është i vlefshëm.
Disa sinjale që mund të tregojnë nevojë për vlerësim të mëtejshëm janë:

Nuk përgjigjet kur e thërrasin me emër

E ka të vështirë të krijojë kontakt me sy

Preferon të luajë vetëm dhe nuk shfaq shumë interes për lojëra sociale

Flet pak ose fare deri në moshën 2 vjeç, ose përdor fraza të përsëritura

Ka ndjeshmëri të veçantë ndaj tingujve ose prekjeve

Ka sjellje të përsëritura si tundja e duarve apo ecja në majë të gishtave

Këto nuk janë diagnoza – janë sinjale që meritojnë vëmendje dhe dashuri.
Nëse jeni të pasigurt, jeni të mirëpritur të konsultoheni me ne. Jemi këtu për të ofruar vlerësim të kujdesshëm, përkrahje dhe terapi të përshtatura për secilin fëmijë.

Fëmijët nuk kanë nevojë të përshtaten me botën tonë – ne mund të mësojmë ta shohim botën përmes syve të tyre.

Me ftesë të prof. Elona Krasniqit – eksperte në fushën e proceseve zhvillimore në adoleshencë – Fatime Sahiti, specializ...
23/04/2025

Me ftesë të prof. Elona Krasniqit – eksperte në fushën e proceseve zhvillimore në adoleshencë – Fatime Sahiti, specializante në psikologjinë klinike, ka realizuar një aktivitet interaktiv me studentët e Kolegjit UBT
Ajo ndau njohuritë dhe përvojën e saj rreth ndryshimeve tipike dhe jotipike që karakterizojnë periudhën e adoleshencës, si dhe përdorimin e terapisë së rërës si një metodë kreative dhe efektive për të përmirësuar marrëdhënien prind–adoleshent.
🎓 Ky aktivitet është dëshmi e përkushtimit të ekipit tonë për të kontribuar jo vetëm në mirëqenien psikologjike të klientëve tanë, por edhe në edukimin dhe zhvillimin profesional të brezave të rinj.

Address

Rr. Besim Nuka
Mitrovica
40000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38349754370

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Emos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Emos:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category