17/04/2026
Në kuadër të angazhimit për të ofruar një edukim të avancuar dhe të orientuar drejt praktikës, Fakulteti i Psikologjisë në UBT organizoi një ligjëratë të ftuar me Fatime Sahiti Bekteshi, specialiste klinike për fëmijë dhe adoleshentë në Klinikën EMOS.
Aktiviteti u realizua nën organizimin e Asst. Prof. Elona Krasniqi dhe u fokusua në trajtimin e çrregullimeve neurozhvillimore, duke përfshirë shenjat klinike, procesin diagnostikues, si dhe opsionet bashkëkohore të trajtimit dhe ndërhyrjes. Një vëmendje e veçantë iu kushtua çrregullimit të spektrit të autizmit, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për autizmin.
Lexo më shumë: https://ubtnews.com/eksperte-klinike-ndajne-pervojen-me-studentet-e-psikologjise-ne-ubt/