Këshilli i Pacientëve Mitrovicë

Këshilli i Pacientëve Mitrovicë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Këshilli i Pacientëve Mitrovicë, Medical and health, Mitrovica.

20/04/2026
Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve 2026Prishtinë, 17 prill 2026Tema: Parandalimi i personalizuarShoqata e të Dre...
17/04/2026

Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve 2026
Prishtinë, 17 prill 2026
Tema: Parandalimi i personalizuar

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), bashkë me Këshillat e Pacientëve dhe partnerët relevantë, shënoi sot këtë ditë të rëndësishme përmes një tryeze diskutimi.

Në fokus: nevoja për parandalim të personalizuar në sistemin shëndetësor.

📌 Rekomandimet kryesore nga tryeza:
✅ Fuqizimi i shëndetit publik dhe rolit të tij në parandalim
✅ Forcimi i kujdesit parësor shëndetësor
✅ Rritja e edukimit shëndetësor të qytetarëve
✅ Funksionalizimi i Sistemit të Integruar të Informimit Shëndetësor
✅ Mbështetja e këshillave të pacientëve dhe organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e shëndetësisë
✅ Më shumë fonde për masa parandaluese

Mesazhi qendror: Pacienti nuk është vetëm përfitues i shërbimeve por është partner aktiv në sistem dhe në vendimmarrje.

01/04/2026

NJOFTIM

Drejtoria për Shëndetësi njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës se aplikimi për subvencione për përballimin e shpenzimeve shëndetësore do të fillojë nga data 07.04.2026 dhe do të zgjasë deri më 06.05.2026.

Kërkesat e palëve do të shqyrtohen në bazë të Rregullores Komunale nr. 08/2023 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve.

Subvencionet dhe transferet nga Drejtoria për Shëndetësi ndahen për këto raste:
1. Rastet e rënda me probleme të mëdha shëndetësore;
2. Fëmijët me probleme shëndetësore, ngecje fizike dhe çrregullime psikike;
3. Rastet me sëmundje kronike në kushte jo të mira ekonomike.

Gjatë ndarjes së subvencioneve në shëndetësi, në kushte të barabarta, përparësi u jepet rasteve specifike si në vijim:
1. Rastet e sapo diagnostifikuara me sëmundje malinje;
2. Kostoja e trajtimit;
3. Gjendja ekonomike familjare;
4. Trajtimet në institucionet private vendore dhe jashtë vendit, nëse sëmundja nuk mund të trajtohet në institucionet publike ose kur në institucionet publike mungon terapia e nevojshme.

Kriteret për të qenë përfitues i subvencioneve në fushën e shëndetësisë përfshijnë, por pa u kufizuar, dokumentet si në vijim:
1.1 Kërkesa e palës;
1.2 Dokument valid identifikimi i Republikës së Kosovës;
1.3 Dëshmi e gjendjes shëndetësore nga mjeku specialist;
1.4 Dëshmi mbi koston e trajtimit;
1.5 Dëshmi mbi gjendjen ekonomike;
1.6 Konfirmim bankar me numrin e xhirollogarisë në emër të përfituesit apo familjarit të tij;
1.7 Dëshmi e gjendjes civile që konfirmon lidhjen familjare.

Kërkesat e pakompletuara dhe ato me mungesë dokumentacioni nuk do të shqyrtohen (refuzohen).

Sot, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, në koordinim me QKMF, organizoi një trajnim me stafin shëndetësor me temën “Pa...
26/03/2026

Sot, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, në koordinim me QKMF, organizoi një trajnim me stafin shëndetësor me temën “Parandalimi dhe menaxhimi i konflikteve”.
Trajnimi u ligjërua nga Besim Kodra (PRAK), i cili ndau përvoja dhe praktika mbi komunikimin efektiv dhe menaxhimin profesional të situatave koanëtarët e Këshillit të Pacientëve.

Pas përfundimit të trajnimit, z. Besim Kodra (PRAK) z.Hamdi Shyti dhe znj.Anita Sadiku nga Këshilli i Pacientëve zhvilluan një takim me Drejtoreshën e Shëndetësisë, znj. Albina Kastrati Rama. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit në mbështetje të të drejtave të pacientëve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Drejtoresha shprehu gatishmërinë dhe premtoi bashkëpunim të mëtejmë.

Sot, më 27.01.2026, në ambientet e Zyrës së Këshillit të Pacientëve në Mitrovicë, u mbajt një takim pune me përfaqësues ...
27/01/2026

Sot, më 27.01.2026, në ambientet e Zyrës së Këshillit të Pacientëve në Mitrovicë, u mbajt një takim pune me përfaqësues të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK).
Në takim ishin të pranishëm kryesia e Këshillit të Pacientëve, si dhe nga PRAK, Drejtori z. Agron Bytyqi dhe znj. Edona Muqaj.
Gjatë takimit u diskutua Plani i Aktiviteteve për vitin 2026 si dhe tema të tjera me interes të përbashkët me fokus në përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe shërbeu për forcimin e bashkëpunimit.

Sot Këshilli i Pacientëve, i përfaqësuar nga kryetari Hamdi Shyti, sekretarja Anita Sadiku dhe prof. Gani Bislimi, reali...
02/12/2025

Sot Këshilli i Pacientëve, i përfaqësuar nga kryetari Hamdi Shyti, sekretarja Anita Sadiku dhe prof. Gani Bislimi, realizoi një sërë vizitash në QMF-Iliridë, QMF-Zhabar, QMF-Shipol dhe AMF-Koshtovë.

Qëllimi i këtyre vizitave ishte që të shohim nga afër punën e përditshme, shërbimet që u ofrohen qytetarëve dhe kushtet e punës në këto qendra. Gjatë takimeve, kryesia e Këshillit u prit nga përfaqësuesit e QMF-ve, ku i informuam më shumë rreth rolit dhe misionit të Këshillit të Pacientëve. Në disa prej qendrave u shprehën edhe disa ankesa dhe kërkesa, të cilat kryetari i Këshillit do t’i paraqesë në Bordin Drejtues të QKMF-së.

Këshilli i Pacientëve mbetet i përkushtuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Këshilli i Pacientëve-Mitrovicë
045 190 802
kp.mitrovice@gamil.com

Sot, Këshilli i Pacientëve priti në takim përfaqësuesen nga AQH, Dr. Elvira Qerimi, ku bashkë diskutuan për punën e Kësh...
20/11/2025

Sot, Këshilli i Pacientëve priti në takim përfaqësuesen nga AQH, Dr. Elvira Qerimi, ku bashkë diskutuan për punën e Këshillit, sfidat dhe planet për të ardhmen. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të shërbimeve për pacientët tanë.

Këshilli i Pacientëve mbetet i përkushtuar në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe fuqizimin e zërit të pacientëve në proceset vendimmarrëse.

Këshilli i Pacientëve-Mitrovicë
045 190 802
kp.mitrovice@gamil.com

Takimi i Këshillit të PacientëveDje në zyrën e Këshillit të Pacientëve u zhvillua takimi i radhës me pjesëmarrjen e krye...
30/10/2025

Takimi i Këshillit të Pacientëve
Dje në zyrën e Këshillit të Pacientëve u zhvillua takimi i radhës me pjesëmarrjen e kryeinfermierës Znj. Meleke Morina.
Gjatë takimit u diskutuan disa tema me rëndësi për funksionimin e përditshëm të institucionit, përfshirë:
* Punën dhe organizimin në Mjekësinë Familjare
* Shërbimet në Laborator
* Furnizimin dhe funksionimin e Barnatores
Qëllimi i takimit ishte të dëgjohet zëri i pacientëve dhe të përmirësohen shërbimet shëndetësore për qytetarët.
Falënderime për të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe sugjerimet konstruktive!

07/10/2025

🟠 Reagim nga Këshilli i Pacientëve

Këshilli i Pacientëve shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për rastin e raportuar më 6 tetor 2025 në Emergjencën e Mitrovicës, ku një punëtor shëndetësor është sulmuar fizikisht nga një pacient pas një fjalosjeje lidhur me trajtimin mjekësor.

Dhuna ndaj punëtorëve shëndetësorë është e papranueshme dhe e dënueshme në çdo formë. Të gjithë pacientët kanë të drejtë të kërkojnë trajtim shëndetësor me cilësi dhe dinjitet, por kjo e drejtë nuk guxon të keqpërdoret për të arsyetuar sjellje të dhunshme ndaj atyre që punojnë për të shpëtuar jetë.

Apelojmë te të gjithë qytetarët që, në rast të ndonjë pakënaqësie të ndjekin rrugët zyrtare për adresim, dhe jo të bien pre e veprimeve të dhunshme që dëmtojnë sistemin shëndetësor dhe shoqërinë në tërësi.

Këshilli i Pacientëve
Mitrovicë, 07.10.2025

30/09/2025

NJOFTIM PËR VAKSINIMIN KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Drejtoria Komunale për Shëndetësi njofton se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Dr.Nexhat Çuni" në Mitrovicë është furnizuar me 2500 doza të vaksinës kundër gripit sezonal nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe prej nesër 01.10.2025 fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.

Punëtorët shëndetësorë, personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar (me rekomandim nga ana e mjekut), bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, që duhet vaksinuar me prioritet.

Vaksinat kundër gripit sezonal qytetarët mund t'i marrin çdo ditë pune prej orës 7.30 deri në 13.30 në këto qendra shëndetësore të Komunës së Mitrovicës:

➡️QKMF "Dr.Nexhat Çuni" në Mitrovicë✅️
➡️QMF në Iliridë ✅️
➡️QMF në Vaganicë ✅️
➡️QMF në Shipol✅️
➡️QMF në Zhabar ✅️
➡️QMF në Bair 1✅️
➡️QMF në Bair 2✅️
➡️QMF në Tunel të Parë✅️
➡️QMF në Bare ✅️
➡️QMF në Koshtovë✅️
➡️QMF në Shupkovc✅️
➡️QMF në Stan Tërg✅️
➡️QMF në Frashër ✅️
➡️AMF në Kqiç të Madh✅️
➡️AMF në Fidanishtë✅️
➡️AMF në Gushavc ✅️
➡️AMF në Kodra e Minatorëve✅️

Sot u zhvillua një takim pune i Këshillit, ku morën pjesë: z. Hamdi Shyti, znj. Sabrije Selimi, Dr. Elvira Qerimi (AQH),...
26/09/2025

Sot u zhvillua një takim pune i Këshillit, ku morën pjesë: z. Hamdi Shyti, znj. Sabrije Selimi, Dr. Elvira Qerimi (AQH), Dr. Nysret Maliqi, dhe
Kryeinfermiere Meleke Morina.
Gjatë takimit u diskutua për planet dhe veprimtarinë e ardhshme të Këshillit.
Këshilli i Pacientëve ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërmjet pacientëve dhe stafit shëndetësorë, si dhe të siguroj çasje të barabartë të pacientëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Kontaktoni me Këshillin në:
045 190 802
kp.mitrovice@gamil.com


18/09/2025

Address

Mitrovica

Opening Hours

Tuesday 10:00 - 13:00
Thursday 10:00 - 13:00

Telephone

+38344214397

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Pacientëve Mitrovicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Këshilli i Pacientëve Mitrovicë:

Share