Devolli Med - Ambulanca Specialistike

Devolli Med - Ambulanca Specialistike Devolli-Med Ambulanca Specialistike. Dr. Gezim Devolli, Kirug (045/570-111)
Dr. Donika Devolli, Inte

Dr. Gezim Devolli, Kirug (045/570-111)
Dr. Donika Devolli, Interniste-Endokrinologe, Diabetologe (045/570-222)

Sherbimet:
- Kirurgji,
- Endokrinologji,
- Diabetologji,
- Alergologji

Dita Botërore e Diabetit!
14/11/2024

Dita Botërore e Diabetit!

14 Nëntori Dita Botërore e Diabetit është fushata më e madhe në botë e ndërgjegjësimit për diabetin që arrin audiencen mbi 1 miliard njerëz në më tepër se 160 shtete,është një rast global që njerëzit me diabet, profesionistët dhe politikëbërësit të bashkohen për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të marrë veprime për diabetin.

Diabeti dhe mirëqenia është tema për Ditën Botërore Diabetit për vitet 2024-2026.
Me çasjen e duhur në kujdesin ndaj diabetit dhe mbështetjën për mirëqenien e tyre të gjithë personat me diabet kanë mundësinë të jetojnë mirë.

• Diabeti mund të ndikojë në çdo pjesë të jetës së një personi dhe shpeshë ka ndikim negativ në mirëqenien e tij.
• Kujdesi aktual për diabetin nuk përfshin mbështetjen e mjaftueshme
për mirëqenien e personit me diabet.
• Mbështetja për mirëqenien e personit me diabet duhet të jetë prioritet në kujdesin ndaj diabetit.

Diabeti është shpallur pandemi e shekullit 21 sepse globalisht ka një trend të shpejtë të rritjes të numrit të diabetikëve.
Në bazë të dhënave te IDF (Federata Internacionale e Diabetit)
• Numri i personave me diabet në vitin 2021 ishte 537milion 1në10 të rritur , ky numër pritet të rritet në 643 milion deri në vitin 2030 dhe 783 milion deri në vitin 2045 , 1 në 8 të rritur.
• 1 nga 2 personat me diabet është i padiagnostifikuar(50%), shumica janë me diabet tip 2(90%).
• 3 nga 4 personat me diabeti jetojnë në shtete me zhvillim të dobët ekonomik.
• Më shumë se 1.2 milion fëmijë dhe adoleshentë të prekur nga Diabeti tip1.
• Diabeti me komplikime ishte shkaktari i 6.7 milion vdekjeve në vitin 2021(një vdekje në çdo 8 sekonda).

Faktorët e rrezikut për diabet tip 2 janë:
• Mosha>45 vjeqare, trashëgimia mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi jo i shëndetshëm ,mbipesha, obeziteti, stresi,hypertensioni, dislipidemitë, duhanpirja etj.
Diabeti tip 2 mund të parandalohet me ndryshimin e stilit të jetesës.

Diabeti nuk shërohet por mund të mjekohet.
I pamjekuar jep komplikime në të gjitha indet dhe organet.
• Për mjekimin e duhur është më rëndësi bashkëpunimi në mes të mjekut, pacientit,familjes dhe rrethit ku jeton pacienti.
• Njohja e faktorëve të rrezikut,diagnostifikimi i hershëm trajtimi në bazë të protokoleve të trajtimit,edukimi i pacientit për ushqimin e shëndetshëm, aktivitetin fizik, marrjen e rregullt të terapisë, për vetmenaxhim dhe matjen e vlerave të sheqerit në gjak,vizitat e rregullta të endokrinologu të gjitha këto ndikojnë në arritjen e kontrollit optimal të sëmundjes dhe në parandalimin e komplikimeve.

Dr Donika Ukella -Devolli
Interniste-Endokrinologe-Diabetologe.

Çrregullimi i funksionit të gjëndres TiroideMuaji prill është muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e Tiroiditit kronik ...
03/04/2024

Çrregullimi i funksionit të gjëndres Tiroide

Muaji prill është muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e Tiroiditit kronik autoimun Hashimoto. Nëse keni ndonjerën nga këto ankesa:
• Jeni të lodhur.
• Nuk keni energji të mjaftueshme.
• Veshtirë mbani mend.
• Keni shtuar peshë.
• Ju mundon kapsllëku.
• Nuk keni disponim.
• Keni të ftohtë.
• Lekura juaj është e zbehtë dhe e thatë.
• Keni çrregullim të ciklit menstrual, nuk mund të mbeteni shtatzanë.

Drejtohuni te mjeku Endokrinolog për
kontrollimin e funksionit të gjëndres Tiroide🦋drDonika🦋

Agjërimi te sëmundja e sheqerit dhe sëmundjet e gjëndres tiroide. Në muajin e shenjtë të Ramazanit agjërimi  për besimta...
10/03/2024

Agjërimi te sëmundja e sheqerit dhe sëmundjet e gjëndres tiroide.

Në muajin e shenjtë të Ramazanit agjërimi për besimtarët Musliman është obligativ përveq të personat me sëmundjet kronike sepse mund të rrezikohet shëndeti.
Në mesin e sëmundjeve kronike të cilat e rrezikojnë shëndetin gjatë agjërimit është edhe sëmundja e sheqerit,sidomos nëse sëmundja nuk është e kontrolluar mirë prandaj duhet të konsultoheni me mjekun tuaj Endokrinolog/Diabetolog rreth gjendjes tuaj shëndetësore dhe mundësisë së agjerimit.

Të sëmurët me diabet të cilët nuk rekomandohet të agjërojnë janë:
• Pacientët me diabet tip 1 sepse mjekohen me Insulinë 4-5 herë në ditë.
• Pacientët me diabet tip 2 të cilët nuk kanë kontrollë të mirë të sëmundjes kanë komplikime kronike në zemër, në veshke,komplikime në enet e gjakut etj.
• Gratë shtatzënë me diabet tip 1, tip 2 ose me diabet gestacional.
• Pacientët me episode të shpeshta të nivelit të ultë ose të lartë të sheqerit në gjak.
• Pacientët me diabet dhe sëmundje akute.
• Pacientët me diabet që janë në moshë të shtyer.
Marrja e Insulines dhe matja e nivelit të sheqerit në gjak nuk e prishin agjërimin.
Niveli i sheqerit në gjak duhet të matet 3-4 herë në ditë
Agjërimin duhet ta nderpresim në rast të:
• Vlerave të ulta të sheqerit në gjak nën 3.9 mmol/L.
• Vlerave të larta të sheqerit mbi 16.6 mmol/L,
• Dehidrimi për shkak të moskonsumimit të mjaftushem të ujit.
• Kokëdhembjes, çrregullimit të vetëdijes,dhimbjeve të barkut.
• Sëmundjet akute.
Pacientet me sëmundje të sheqerit të rregulluar pa komplikime mund të agjërojnë por duhet të ndjekin udhëzimet e mjekut në lidhje me ushqimet, aktivitetin fizik dhe ndryshimet në terapi.
• Kaloritë duhet të shpërndahen në iftar, syfyr si dhe në 2 ushqime të ndërmjetme.
• Konsumoni ushqime të pasura me fibra të përgatitura nga mielli integral, fasule , bishtaja, oriz integral, mish peshku, mish p**e, mish pa yndyrë, ushqimi të përgatitet me pak vaj ulliri.
• Konsumoni perime të freskëta dhe pemë.
• Konsumoni sa më shumë ujë, kufizoni pijet me kafein.
Te pacientët me sëmundje të gjëndres tiroide gjatë agjerimi terapia duhet të merret me rregull.
• Hypothyreosa funksioni i zvogluar i gjëndres tiroide tableta Letrox, Euthyrox etj mund te merret në 3 mënyra:
1.Në iftar posa të përfundoni agjërimin me ujë të pritet 30 minuta mandej të konsumohet ushqimi.
2. Mund të merret 3 orë pasi keni perfunduar iftarin.
3. Mund të merret 30 minuta para syfyrit,
• Hyperthyreosa funksioni i rritur i gjëndres tiroide tableta Favistan, Propiltiouracil etj mund të merret gjatë iftarit dhe syfyrit.
Agjërim të lehtë.

Dr Donika Interniste / Endokrinologe/Diabetologe

Urime 16 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
17/02/2024

Urime 16 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

18/11/2023
18/11/2023

A ka diagnostifikim të hershëm të diabetit?

18/11/2023
17/11/2023

Cilat janë llojet e diabetit?

• 14 Nëntori Dita Botërore e Diabetit shënohet me aktivitete të ndryshme të cilat kanë për qëllim rritjen e vetëdijësimi...
12/11/2023

• 14 Nëntori Dita Botërore e Diabetit shënohet me aktivitete të ndryshme të cilat kanë për qëllim rritjen e vetëdijësimit për sëmundjen e Diabetit.
• Tema për vitet 2021-2023 është : Lehtësojmë qasjen në kujdesin ndaj diabetit.
• Njihni rrezikun tuaj për diabet , njihni përgjigjësin tuaj është mesazhi në vitin 2023.
• Kampanja është fokusuar në rëndësin që ka vlerësimi i rrezikut për diabet tip2 dhe ndërmarja e masave për parandalimin dhe vonimin e paraqitjes së sëmundjes.
• Rëndësin e qasjes në informata dhe kujdesin e duhur mjekësor për të siguruar diagnostifikimin , trajtimin dhe menaxhimin me kohë të diabetit arritjen e kontrollit optimal të sëmundjes dhe parandalimin e komplikimeve.
• 1 në 10 të rritur në mbarë botën ka diabet. Mbi 90% kanë diabet të tipit 2 reth 44 %nuk janë diagnostikuar ende.
• Në shumë raste (>50%) diabeti i tipit 2 mund të parandalohen ose të vonohet paraqitja e sëmundjës nese kemi stil të shëndetshëm të jetesës (ushqimi i shëndetshëm ,aktiviteti fizik eliminimi stresit,nderprerja e duhanpirjes etj).
• Kur nuk zbulohet dhe trajtohet me kohë, diabeti mund të çojë në komplikime serioze dhe kërcënuese për jetën.
• Për njerëzit që jetojnë me diabet, ndërgjegjësimi dhe qasja në informacionin e saktë , ilaçet dhe mjetet më të mira të disponueshme për të mbështetur vetëkujdesin është jetike për të vonuar ose parandaluar komplikimet.
• Për profesionistët shëndetësor kërkohet qasja në trajnime dhe burime të mjaftueshme për të zbuluar herët komplikimet dhe për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm.
• Numri i personave me diabet në vitin 2021 ishte 537milion, ky numër pritet të rritet në 643 milion deri në vitin 2030.
• 1 nga 2 personat me diabet është i padiagnostifikuar, shumica janë me Diabet tip 2.
• Më shumë se 1.2 milion fëmijë dhe adolescentë janë me Diabet tip1.
• Diabeti me komplikime ishte shkaktari i 6.7 milion vdekjeve në vitin 2021( një vdekje në çdo 8 sekonda).
• Pacientet me diabet janë për 2-3 herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemres dhe arterieve coronare .
• Dëmtimet e veshkeve nga diabeti janë shkaktari numer 1 i humbjes së funksionit të tyre (80%).
• Demtimet e eneve të imta të gjakut në sy shkaktari më i shpeshtë i verbimit të pacientët me diabet(Rethinopathia diabetike)
• Neuropathia diabetike.Rreziku per amputime 25 x më i lartë të pacientët me diabet(çdo 30sek amputim i ndonje pjese të extremiteteve të poshtme si komplikim i diabetit).
• Nese keni ,etje ,urinim të shpeshtë, tharje goje humbje peshe lajmërohuni te mjeku juaj për të vlerësuar gjendjen tuaj shëndetësore!
DrDonika Intreniste~Endokrinologe-Diabetologe

Address

Pejë
30000

Opening Hours

Monday 16:00 - 19:00
Tuesday 16:00 - 19:00
Wednesday 16:00 - 19:00
Thursday 16:00 - 19:00
Friday 16:00 - 19:00
Saturday 13:00 - 17:00

Telephone

+38345570111

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Devolli Med - Ambulanca Specialistike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category