Qendra Relax

Qendra Relax Qendra Relax ne Peje ofron keto sherbime:Krevata per masazh(Relaksim),Masazha,Ligjerata mbi Meditimi

24/05/2024
A doni të hasni vetëm në gjëra të mira në jetën tuaj? Epo mund te filloni qe tani, komplimentoni dhe dhuroni dashuri nje...
16/01/2024

A doni të hasni vetëm në gjëra të mira në jetën tuaj? Epo mund te filloni qe tani, komplimentoni dhe dhuroni dashuri njerëzve kudo që ju të shkoni. Falënderohu për çdo gjë të mire që ju shihni dhe hasni ne rrugën tuaj sot. Behu një rreze dielli për të gjithë, duke ju përmbushur dhe duke ju bere më të mirë ditën e tyre duke parë juve. Thoni "Faleminderit" në çdo kthese. Ecni, flisni, mendoni dhe frymoni ne paqe, dashuri, vlerësim dhe mirënjohje.

Kur ju bëni këtë, rrethanat në jetën tuaj do të ndryshojë për të pasqyruar gjendjen tuaj të brendshme te paqes, dashurisë, mirënjohjes dhe vlerësimit.

Ne jemi apsolut përgjegjës për tër ate qka jemi, kjo është gjëja e parë që duhet ta pranojmë. Në fillim kjo lëndon sepse...
16/01/2024

Ne jemi apsolut përgjegjës për tër ate qka jemi, kjo është gjëja e parë që duhet ta pranojmë. Në fillim kjo lëndon sepse ego e ndin veten të lënduar „A është kjo përgjegjësija e ime? A e kam krijuar une tërë këtë tollovij, i tërë ai kaos në të cilin une gjindem?“ Kjo e lëndon egon ton, por nëse këtë ne e kuptojmë, mundet me qen fillim i jetës së re. Vetem disa momente të dridhëse të lehta e të mira, ftyra e piklluar ka me u bërë fëtyrë e qeshur dhe e hareshme. E tëra qka duhet të bëjmë, duhet ta bëjmë sot, sepse djeshmja më nuk ekziston, kurse e nesërmëja ende nuk ka ardhur. E tëra qka na është e përdorshme është sot, dhe kjo është e mjaftueshme.

🍥🍥🍥Shumë stres? Shqetësime? Një mijë mendime?Praktikoje teknikën e shpejtë Frymëmarrje 1 minutëshe.Nëse mendon se që të ...
12/12/2023

🍥🍥🍥
Shumë stres? Shqetësime? Një mijë mendime?

Praktikoje teknikën e shpejtë Frymëmarrje 1 minutëshe.

Nëse mendon se që të mësosh meditim e ke më të vështirë të gjesh kohën për meditim të përditshëm. Ateher filloje me një teknikë të duhur të frymëmarrjes që mund ta mësosh tani, e cila do të zgjasë një minutë, bëje çdo ditë apo edhe kur të doni, ku të doni.

Një meditim i lehtë, në një mënyrë shumë praktike, ilustruese.

Ja se si e bëni ju:

Mbyllni sytë, merrni frymëmarrje të thellë përmes hundës.
Nxirrni plotësisht frymën përmes gojës dhe lejoje që i gjithë tensioni të dalë nga muskujt dhe shpatullat tuaja.
(Vetëm frymëmarrjen e parë nxjerrë përmes gojes, tjerat permes hundës) Mund të ndihmojë në ç'tendosjen e muskujve së pari dhe pastaj fillon t'a ndjesh lirimine kur e nxirrni bashk me frymën.

Pastaj vazhdoni merrni frymë të thell vetëm përmes hundës, thithni dhe nxjerrni nga hunda. Duke u përpjekur që të lëvizesh vetëm barkun dhe të lini gjoksin dhe brinjët pa lëvizur.

Lërini mendimet tuaja sa më shumë që të jetë e mundur. Merrni katër ose pesë frymëmarrje të ngadalta, të thella përmes hundës duke e përcjell me vëmendje frymëmarrjen.

Do të vëreni që në 1 minutë do të përjetoni një qetësi shpirtërore të çastit dhe një qartësi mendore.

A mund të jetë kaq i lehtë meditimi?

Përgjigja e shkurtër është po.

Por ju ndoshta nuk do të futeni në një gjendje të thellë meditimi me këtë teknikë të thjeshtë. Sidoqoftë, do të keni disa përfitime, duke përfshirë një mendje më të qartë dhe një ulje të menjëhershme të stresit.

Kjo teknikë gjithashtu ju ndihmon të krijoni një "shkas" për meditimin tuaj. Për shembull, praktikoje kete frymëmarrje çdo ditë në një kohë të pershtatshme....ajo do të bëhet një zakon natyrshëm....ky nuk është meditim "i vërtetë", por nuk ka asgjë të keqe të përfitoni nga relaksimi me këtë teknikë. Nëse dëshironi, gjithmonë mund të kërkoni një meditim më të thellë.
🧘

Address

Pejë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00

Telephone

+38649652510

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Relax posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category