Ortopedia AR - Ordinanca Specialistike e Ortopedisë dhe Fizioterapisë

  • Home
  • Kosovo
  • Pejë
  • Ortopedia AR - Ordinanca Specialistike e Ortopedisë dhe Fizioterapisë

Ortopedia  AR - Ordinanca Specialistike e Ortopedisë dhe Fizioterapisë Dr.spec.Shkumbin Berisha - Ortoped dhe
Diona Gjemajli - Fizioterapeute

Urime Muaji i Ramazanit!Qoftë ky muaj i mbushur me paqe, begati dhe lutje të pranuara për ju dhe familjen tuaj.
19/02/2026

Urime Muaji i Ramazanit!
Qoftë ky muaj i mbushur me paqe, begati dhe lutje të pranuara për ju dhe familjen tuaj.

Dhimbja e shpinës nuk është diçka që duhet injoruar. Ajo mund të fillojë lehtë, por me kohë të kufizojë lëvizjen, energj...
04/02/2026

Dhimbja e shpinës nuk është diçka që duhet injoruar. Ajo mund të fillojë lehtë, por me kohë të kufizojë lëvizjen, energjinë dhe përditshmërinë tuaj. Qëndrimi i keq, lodhja dhe mungesa e aktivitetit fizik janë shpesh shkaktarët kryesorë.

Simptomat e dhimbjes së fundshpinës:
• Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
• Ngurtësi, sidomos në mëngjes ose pas qëndrimit të gjatë ulur
• Vështirësi në përkulje dhe ngritje
• Dhimbje që përhapet në vithe ose këmbë
• Tension dhe dobësi muskulore

Benefitet e fizioterapisë:
• Lehtësim i dhimbjes
• Përmirësim i lëvizshmërisë
• Forcim i muskujve mbështetës të shpinës
• Përmirësim i posturës

📍Rruga Sadri Kelmendi - Pejë
☎️ +383 46 40 50 60

30/12/2025
Ortopedia dhe Fizioterapia pas frakturave Jo çdo frakturë ka nevojë për operim. Në këto raste, ortopedia dhe fizioterapi...
23/09/2025

Ortopedia dhe Fizioterapia pas frakturave

Jo çdo frakturë ka nevojë për operim.
Në këto raste, ortopedia dhe fizioterapia janë kombinimi perfekt për shërim:

Ortopedia kujdeset që kocka të vendoset dhe të shërohet në pozicionin e duhur, duke përdorur gips apo imobilizim, dhe monitoron ecurinë me kujdes.

Fizioterapia hyn në lojë pasi hiqet gipsi – rikthen lëvizshmërinë, forcon muskujt, ul dhimbjen dhe ndihmon të kthehesh më shpejt në aktivitetet e përditshme.

Kujdesi i duhur = shërim i plotë + funksion normal pa dhimbje.

📍Rruga Sadri Kelmendi - Pejë
☎️ +383 46 40 50 60

Kontrolli ortopedik në muajin e parë të foshnjës është i domosdoshëm për të identifikuar dhe trajtuar në kohë çrregullim...
18/09/2025

Kontrolli ortopedik në muajin e parë të foshnjës është i domosdoshëm për të identifikuar dhe trajtuar në kohë çrregullimet e mundshme të skeletit dhe kërdhokulave.

Pikat kryesore të kontrollit:
• Vlerësimi i kërdhokulave me anë të ultrazërit
• Vlerësimi i shtyllës kurrizore dhe zhvillimit muskulor
• Identifikimi i hershëm i deformimeve si displazia e kërdhokulave dhe deformimet e shputave

Benefitet:
• Diagnostikim i hershëm dhe trajtim efektiv
• Parandalim i komplikimeve në të ardhmen
• Sigurim i zhvillimit normal të këmbëve dhe shpinës

📍Rruga Sadri Kelmendi - Pejë
☎️ +383 46 40 50 60

12/09/2025

Nga kujdesi te rikuperimi – gjithçka në një vend.
Dr. Shkumbin Berisha - Specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë
Diona Gjemajli - Fizioterapeute

Me ekipin fantastik të KB Peja 🏀Shkumbin Berisha
24/08/2025

Me ekipin fantastik të KB Peja 🏀
Shkumbin Berisha

🔹 Dhimbje në thembër? Mund të jetë fascit plantar! Fasciti plantar është një inflamacion i shputës së këmbës, zakonisht ...
16/06/2025

🔹 Dhimbje në thembër? Mund të jetë fascit plantar!

Fasciti plantar është një inflamacion i shputës së këmbës, zakonisht i shoqëruar me dhimbje të mprehtë në thembër, sidomos gjatë hapave të parë në mëngjes. 🦶

👨‍⚕️ Si ndihmon ortopedi?
Ortopedi bën vlerësimin klinik dhe sugjeron trajtimin më të përshtatshëm, që mund të përfshijë:
✅ Këshilla për ulje të ngarkesës në këmbë
✅ Mbështetje ortopedike (sholla të personalizuara)
✅ Terapia medikamentoze kundër inflamacionit
✅ Injeksione në raste të dhimbjes së vazhdueshme

🩺 Mos e injoroni dhimbjen! Trajtimi i hershëm ndihmon në përmirësim më të shpejtë dhe shmangie të komplikimeve.

📞 Na kontaktoni në këtë numër për të caktuar terminin tuaj, 046405060

💥 Disa nga gjërat që duhet të dini për PRP (Platelet-Rich Plasma) në trajtimin e nyjeve:PRP është një trajtim modern dhe...
13/05/2025

💥 Disa nga gjërat që duhet të dini për PRP (Platelet-Rich Plasma) në trajtimin e nyjeve:

PRP është një trajtim modern dhe minimalisht invaziv që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në ortopedi. Ja çfarë duhet të dini:

1. Çfarë është PRP?
Është plazmë e pasuruar me trombocite, e marrë nga gjaku juaj, e cila përmban faktorë të rritjes që ndihmojnë në rigjenerimin e indeve.

2. Si ndihmon në nyje?
PRP ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes dhe inflamacionit, përmirëson lëvizshmërinë dhe mund të ngadalësojë përkeqësimin e sëmundjeve si artroza.

3. Përdorimet më të zakonshme:
• Artroza e gjurit
• Tendinitet kronike
• Lëndime të lehta të meniskut
• Dhimbje pas aktivititeteve sportive ose pas dëmtimeve

4. Procedura është e shpejtë dhe pa ndërhyrje kirurgjikale.
Trajtimi zakonisht zgjat rreth 30 minuta dhe pacienti kthehet në aktivitetet e përditshme brenda ditës.

5. A është për ju?
Konsultohuni me mjekun ortoped për të parë nëse PRP është opsioni i duhur për gjendjen tuaj.

Për termine na kontaktoni në këtë numër : 04640 50 60

🔹 Dhimbjet Muskulare🔹Dhimbjet muskulare janë një nga shqetësimet më të zakonshme, që shpesh mund të shkaktohen nga lodhj...
11/04/2025

🔹 Dhimbjet Muskulare🔹

Dhimbjet muskulare janë një nga shqetësimet më të zakonshme, që shpesh mund të shkaktohen nga lodhja fizike, tendosja muskulare, qëndrimi i keq dhe stresi.

Në ORTOPEDIA AR, ofrojmë diagnozë të saktë dhe trajtim të personalizuar për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes dhe rikthimin e lëvizshmërisë tuaj.

Për termine dhe konsulta, na kontaktoni në këtë numër 046 40 50 60

💥A ndjeni dhimbje ose shqetësime në pjesën e jashtme të krahut? Mund të jetë bursiti, një gjendje e zakonshme që shkakto...
24/03/2025

💥A ndjeni dhimbje ose shqetësime në pjesën e jashtme të krahut?

Mund të jetë bursiti, një gjendje e zakonshme që shkakton inflamacion të bursave.
Bursiti ndodh kur një bursë e caktuar në krahë inflamohet për shkak të fërkimeve të tepruara, dëmtimeve, apo aktiviteteve të përsëritura. Kjo mund të çojë në dhimbje të forta dhe vështirësi në lëvizjen e krahut.

Shkaqet e mundshme të bursitit të krahut:
Aktivitetet fizike që përfshijnë lëvizje të përsëritura të krahut.
Lëndime të krahut.
Infeksione ose inflamacion i lidhur me kushte të tjera si artriti.
Mosbalancimi i muskujve që rrethojnë shpatullën.
Simptomat kryesore për bursitin e krahut përfshijnë:
🔹 Dhimbje dhe ndjeshmëri në pjesën e jashtme të krahut.
🔹 Vështirësi gjatë lëvizjes ose ngurtësim i shpatullës.

Trajtimi përfshinë:

✔️ Terapinë fizikale për forcimin dhe stabilizimin e muskujve të shpatullës.
✔️ Medikamente për dhimbjen dhe inflamacionin.
✔️ Në disa raste preferohet injektimi i koritkosteroideve
✔️ Aplikimi i PRP ( Plazma e pasur me trombocite)

Për termine na kontaktoni në këtë numër 046 40 50 60

Address

Rr. Hasan Prishtina
Pejë
30000

Telephone

+38346405060

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ortopedia AR - Ordinanca Specialistike e Ortopedisë dhe Fizioterapisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category