29/01/2026
🩺 Për çfarë përdoren testet Prick ajrore dhe ushqimore?
Testet Prick janë teste alergjie që ndihmojnë në zbulimin e shkaqeve të reaksioneve alergjike te fëmijët dhe të rriturit.
🌬️ Testet Prick ajrore përdoren për të identifikuar alergjitë ndaj faktorëve që thithen nga ajri, si:
• Poleni
• Pluhuri i shtëpisë
• Qimet e kafshëve
• Myku etj.
Këto teste janë të dobishme për persona që vuajnë nga teshtima e shpeshtë, hundë e zënë, sy të skuqur, kollë apo astmë alergjike.
🍎 Testet Prick ushqimore shërbejnë për të zbuluar alergjitë ndaj ushqimeve, si:
• Qumështi
• Veza
• Arrorët
• Peshku
• Gruri dhe ushqime të tjera
Ato rekomandohen në rastet kur shfaqen simptoma si skuqje të lëkurës, kruarje, ënjtje, dhimbje barku apo reaksione pas konsumimit të ushqimit.
✅ Testet Prick janë të shpejta, të sigurta dhe japin rezultate brenda pak minutash, duke ndihmuar mjekun të vendosë trajtimin e duhur dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientit.
Në Unilab Clinic Laboratories ofrohen këto shërbime nga Alergologu dhe Imunologu Dr. Denis Gorçi:
Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 18:30
E mërkurë: 15:30 - 18:30
E enjte: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 18:30
📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855