Qendra Terapeutike Jeté

Qendra Terapeutike Jeté Qendra Terapeutike Jetè ofron shërbime me qasje multidisiplinare.

1 Qershori – Gëzuar festën e fëmijëve!Në çdo buzëqeshje të tyre lind shpresa.Qendra Terapeutike Jetë është pranë çdo hap...
01/06/2025

1 Qershori – Gëzuar festën e fëmijëve!

Në çdo buzëqeshje të tyre lind shpresa.
Qendra Terapeutike Jetë është pranë çdo hapi të vogël me zemër të madhe. 💛

Muaji i ndërgjegjësimit për autizmin ishte frymëzimi për të ndarë njohuri dhe përvoja me edukatorët e kopshteve në Komun...
29/04/2025

Muaji i ndërgjegjësimit për autizmin ishte frymëzimi për të ndarë njohuri dhe përvoja me edukatorët e kopshteve në Komunën e Istogut, përmes një trajnimi praktik mbi menaxhimin e sjelljeve te fëmijët me autizëm në ambientet e kopshtit.

Faleminderit për hapësirën, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të krijuar një mjedis më gjithëpërfshirës për fëmijët tanë!

Bashkohuni me ne në misionin për të bërë ndryshim në jetën e fëmijëve!
22/04/2025

Bashkohuni me ne në misionin për të bërë ndryshim në jetën e fëmijëve!

Tringa Mahmuti ka përfunduar studimet bazike në Shkencat Shëndetësore Terapeutike, profili Logopedi, në Kolegjin Heimere...
16/04/2025

Tringa Mahmuti ka përfunduar studimet bazike në Shkencat Shëndetësore Terapeutike, profili Logopedi, në Kolegjin Heimerer në Prishtinë. Aktualisht, ajo është studente në nivelin master në programin Menaxhim i Institucioneve Shëndetësore, po ashtu në Kolegjin Heimerer.

Gjatë studimeve, Tringa ka qenë jashtëzakonisht aktive në praktika profesionale, si në institucione publike ashtu edhe në ato private. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të shumta vullnetare, që kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e saj profesional. Për më tepër, Tringa ka qenë pjesëmarrëse në seminare, konferenca, trajnime të ndryshme, duke dëshmuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj profesionit të logopedisë.

Pas përfundimit me sukses të praktikës profesionale në Qendrën Terapeutike jetè, Tringa është punësuar si terapiste logopede dhe tashmë është një anëtare e çmuar e ekipit tonë.

Aftësitë dhe përkushtimi i saj e bëjnë një shtyllë të rëndësishme në ekipin tonë.

Prilli – Muaji i Ndërgjegjësimit për Autizmin 💙Prilli është një mundësi për të mësuar më shumë, për të kuptuar më mirë d...
02/04/2025

Prilli – Muaji i Ndërgjegjësimit për Autizmin 💙
Prilli është një mundësi për të mësuar më shumë, për të kuptuar më mirë dhe për të mbështetur çdo individ në spektrin autik.

Autizmi nuk është një sëmundje – është një mënyrë unike e të menduarit dhe ndjeshmërisë.

Çdo fëmijë autik ka potencial të jashtëzakonshëm dhe meriton mbështetje dhe përfshirje!

Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë të ndihet i pranuar, i vlerësuar dhe i mbështetur. 💙

21 Mars – Dita Botërore e Sindromës DownNë këtë ditë, i kujtojmë vetes dhe komunitetit se diversiteti është pasuri dhe ç...
21/03/2025

21 Mars – Dita Botërore e Sindromës Down

Në këtë ditë, i kujtojmë vetes dhe komunitetit se diversiteti është pasuri dhe çdo individ meriton të pranohet, respektohet dhe mbështetet.

Personat me Sindromën Down janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë. Ata kanë potencial për të mësuar, për të kontribuar dhe për të qenë aktivë në komunitet.

Prano, përfshi dhe mbështet!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Logopedisë, po ofrojmë konsulta dhe testime falas për të ndihmuar në vlerësimin e zh...
06/03/2025

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Logopedisë, po ofrojmë konsulta dhe testime falas për të ndihmuar në vlerësimin e zhvillimit të të folurit të fëmijës suaj.

Konsulta dhe testimi përfshin një vlerësim të shkurtër të të folurit për të identifikuar nëse fëmija ka nevojë për mbështetje logopedike.

📍Rr. Ali Bajraktari, Fidanishte- Pejë
📆 06/03 - 14/03/2025
📞Per caktimin e terminit, kontakto ne 049-188-230

•Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Belbëzimin•
22/10/2024

•Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Belbëzimin•

Kur të rriturit duan që fëmijët të flasin, ata shpesh (pa dashje) ushtrojnë shumë presion mbi ta.Ky presion mund të duke...
13/09/2024

Kur të rriturit duan që fëmijët të flasin, ata shpesh (pa dashje) ushtrojnë shumë presion mbi ta.

Ky presion mund të duket kështu:
• Bërja e shumë pyetjeve,
• T'i thoni fëmijës tuaj të "thotë" fjalë,
• Mbajtja e objekteve në përpjekje për ta bërë fëmijën tuaj të flasë..

Me shumë mundësi, ky presion do ta bëjë fëmijën tuaj të tërhiqet dhe të komunikojë MË PAK.

Provoni këto mënyra pa presion për të inkurajuar komunikimin!
•Ofrimi i zgjedhjeve,
•Modelimi i gjuhës pa kërkuar që ata ta përsërisin atë,
•Plotësoni fjalitë e tyre..

Nëse ulni presionin rreth komunikimit, fëmija thjesht mund t'ju befasojë!

Progresi nuk është gjithmonë në linjë të drejtë.Zhvillimi i gjuhës së fëmijës tuaj mund të duket se arrin një pikë të ca...
12/09/2024

Progresi nuk është gjithmonë në linjë të drejtë.

Zhvillimi i gjuhës së fëmijës tuaj mund të duket se arrin një pikë të caktuar (ose madje të ketë një rënie) për periudha të shkurtra kohe. Sa kohë që përparimi i përgjithshëm është në drejtim të rritjes, këto "rënie" të përkohshme janë zakonisht tipike dhe nuk ka arsye për t'u shqetësuar

Udhëtimi i çdo fëmije, i çdo familjeje do të jetë unik për ta.Kur fillojmë terapinë, prindërit shpesh pyesin se sa kohë ...
11/09/2024

Udhëtimi i çdo fëmije, i çdo familjeje do të jetë unik për ta.

Kur fillojmë terapinë, prindërit shpesh pyesin se sa kohë do të zgjasë, sa shpejt do të përparojë fëmija i tyre dhe kur mund të presin të dëgjojnë më shumë fjalë.

Përgjigja e shkurtër është, nuk e di. Ajo ÇKA UNË DI është se drejtimi i një fëmije është shumë më i rëndësishëm se shpejtësia e tij.

Është krejtësisht normale që progresi të jetë më i ngadalshëm se i të tjerëve. Por nëse fëmija juaj po përparon, nëse ai po ecën në drejtimin përpara, ne vazhdojmë.

Drejtimi është shumë më i rëndësishëm se shpejtësia.

Address

Ali Bajraktari
Pejë

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
17:00 - 17:00

Telephone

+38349188230

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Terapeutike Jeté posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Terapeutike Jeté:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram