Dr.Vanina Kryeziu Gafuri

Dr.Vanina Kryeziu Gafuri Infeksioni i sistemit urinar fillon në rrugët tona urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, uret

22/05/2025

AutoNet - Platforma online për të blerë veturë në Evropë
Bëhu pjesë e tregut evropian të veturave!
🚗 | Shpejt,Lirë dhe sigurt.

10/01/2025

Çfarë është gripi?

Gripi (influenca) është një infeksion viral ngjitës i rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes. Vlerësohet që 5-20% e popullsisë vuan nga gripi çdo vit. Karakteristikat kryesore të gripit janë fillim i përnjëhershëm dhe ngritja e temperaturës, dhimbje muskujsh, dhimbje gryke dhe kollitje e thatë në fillim (pa ekspektorim).
Sëmundja prek të gjitha grup moshat. Edhe pse te shumica e njerëzve, sëmundja zgjat vetëm disa ditë, tek disa të tjerë sëmundja mund të marrë nje rrjedhë më të rëndë dhe serioze që shpesh kërkon dhe hospitalizim. Gripi mund të shkakton pneumoni dhe ka raste kur shkakton edhe vdekje ëek pac me imunodeficiencë Inlfluenza virusit A -B ,behet tel Laboratori DR VANINA rrug spitaalit e Pejë,rezultatin e merrni mbrenda h në tre tipe: A, B dhe C.
Tipi A dhe B janë përgjegjëse për epideminë e gripit që shfaqet pothuajse çdo dimër. Virusi i tipit A paraqet patogjenin më virulent human dhe shkakton sëmundjet më të shpeshta dhe më të rënda tek njerëzit.Antigjenët e brendshëm (proteinat M1 dhe NP ) janë proteina tip specifike (antigjenë specifike) të cilat përcaktojnë tipin e virusit A, B apo C. Proteinat M1 të çdo anëtari të secilit tip kryqëzohen mes veti. Edhe proteinat NP të anëtarëve të secilit tip gjithashtu tregojnë reaktivitet kryqëzues.
Antigjenët e jashtëm (HA dhe NA) kanë më tepër variacione dhe janë specifikë për nëntipet dhe antigjenet. Ato e përcaktojnë nënllojin e gripit A, i cili është përgjegjës për shpërthimin epidemik të sëmundjes.
Mutacioni i ngadaltë i virusit të tipit B dhe numri i vogël i të infektuarve bënë që të parandalohet pandemia e gripit të tipit B. Tipi C shkakton formën më të lehtë të sëmundjes siç është gripi pa simptoma. Ky lloj gripi nuk shkakton epidemi dhe nuk ka ndonjë ndikim në shëndetin publik, siç ka gripi i tipit A dhe B.
Gjenomi i virusit të tipit A përmban 11 gjene të cilët kodifikojnë sintezën e 11 produkteve gjenetike (proteinave), nga të cilët më të rëndësishmit janë hemaglutinina (HA) dhe neuraminidaza (NA). HA dhe NA gjendet në pjesën e jashtme të grimcës së virusit: HA ndërmjetëson në bashkimin e virusit me target qelizën në mukozën e rrugëvë të frymëmarrjes dhe në hyrjen e gjenomit viral ne atë qelizë, ndërsa NA është përgjegjëse për zbrazjen e përmbajtjes së virusit nga qelizat e infektuara dhe në përhapjen e infeksionit tek qelizat dhe tek njerëzit e painfektuar. HA dhe NA janë dhe antigjenë kundrejt te cilëve organizmi prodhon antitruptha (të rëndësishëm për zhvillimin e imunitetit dhe vaksinës), janë cak i veprimit të ilaçeve antivirale, dhe shërbejnë edhe si bazë për klasifikimin serologjik në nëntipe të virusit të tipit A (nëntipet më të njohur janë 16 H dhe 9 H, por vetëm H 1, H2 dhe H3, ose N 1 dhe N 2 jane vërejtur tek njerëzit).
Tipet të cilat transmetohen lehtësisht mes njerëzve (psh H1N) përmbajnë HA e cila lidhet në qelizat e mukozës së traktit të sipërm respirator, siç është hunda, gryka dhe goja. Nga ana tjetër, tipi më virulent dhe vdekjeprurës (psh H5N1, i njohur si gripi i shpëndëve) lidhet në qelizat që gjenden më thellë, në mushkëri. Ky dallim i vendit të hyrjes së virusit ndoshta është pjesërisht përgjegjës për faktin që lloji H5N1 shkakton forma të rënda të sëmundjes me inflamime virale te mushkerive (që më vështirë transmetohet), ndërsa H1N1 shkakton forma disi më të lehta të sëmundjes (që transmetohen më lehtë përmes kollitjes ose tështimës).
Viruset e gripit vazhdimisht pësojnë mutacione dhe ndryshime, gjë që pamundëson që antitrupat e „vjetër“ të fituar nga infeksionet e mëparshme si rezultat i përgjigjes së sistemit imunitar të organizmit, plotësisht të njohin viruset „e reja“ që kanë pësuar mutacion dhe veprojnë kundër tyre. Kështu që një person mund te vuajë nga gripi disa herë. Megjithatë, antitrupat e vjetër mundësojnë vetëm mbrojtje të pjesëshme dhe të shkurtër nga ri-infektimi nga gripi.
Aktualisht, tre janë viruset kryesore që qarkullojne nepër botë: dy jane të tipit A dhe një është virusi i tipit B. Me qëllim parandalimin e sëmundjes, çdo vit përgatitet lloj i ri i vaksinës e cila përmban lloje të tipeve të virusit që priten të shkaktojnë epidemi gjatë atij viti.

Çfare është sezoni i gripit?

Gripi çdo vit përhapet në epidemi. 3 deri në 5 milion njerëz çdo vit sëmuren rëndë nga gripi, nga të cilët 250.000 deri në 500.000 njerëz vdesin. Epidemitë zakonisht ndodhin në periudhën e dimrit në pjesën veriore dhe jugore të planetit, ndërsa në zonën përreth ekuadorit, epidemitë mund të zhvillohen në çdo stinë të vitit.
Epidemitë e një spektri më të gjërë qe kalojnë kufijtë e kontinenteve, të njohura si pandemi, janë duke u bërë më të shpeshta. Ne shekullin e 20-të ndodhën tri pandemi: gripi spanjoll i vitit 1918 (tipi A/H1N1), gripi aziatik i vitit 1958 (tipi A/H2N2), dhe gripi i honkongut HK i vitit 1968(tipi A/H3N2), dhe secili nga to mori më shumë se një milion jetë. Epidemia që shpërtheu nga i ashtëquajturi gripi i derrit (tipi A/H1N1) në vitin 2009 gjithashtu u shndërrua në pandemi (përveç njerëzve, nga ky grip u sëmurën dhe shumë kafshë: epidemitë tek derrat janë një dukuri e zakonshme, ndërsa shpendët konsiderohen si rezervuari bazë i kafshëve që mbartin virusin e gripit.
Numri i saktë i të vdekurve nga pandemia në periudhën 1918-1919 nuk është i njohur, por është vlerësuar në më shumë se 20 milion njerëz (rreth 2,5-5 % e numrit të përgjithshëm të popullsisë botërore të atëhershme). Mënyrat moderne dhe dinamike të lëvizjes së njerëzve kontribuojnë në përhapjen e shpejtë të virusit dhe në lehtësinë në kalimin e kufijve kontinental. Një studim shkencor ka vlerësuar se në kohën e sotme, në pandemi gripi e shkaktuar nga lloji i virusit të virulencës së lartë- te ngjashme me atë të vitit 1918 mund të shkaktojë vdekje te 50 deri në 80 milion njerëz.

Kush rrezikohet më shumë nga gripi??
Njerëzit që rrezikohen më shumë nga gripi, domethëne ai grup popullate që ka rrezik më të madh që gripi mund të shkaktojë komplikime dhe që mund të shndërrohet në një sëmundje të rëndë dhe të rrezikshme quhen persona me rrezikshmëri të lartë . Personave të tillë ju rekomandohet vaksina kundër gripit, me qëllim përforcimi të imunitetit dhe zvogëlim të rrezikut për zhvillim të komplikimeve , formave të rënda apo vdekshmërisë.Vdekshmëria nga gripi është më e shpeshtë te fëmijët (sistemi i tyre imunitar është ende i pazhvilluar) tek të rinjtë, te moshat e vjetra dhe te personat qe vuajnë nga probleme të tjera shëndetësore.

Si diagnostifikohet gripi ?
Gripi diagnostifikohet në bazë të simptomave kryesore gjatë epidemisë se gripit. Meqenëse simptomat e gripit mund të imitojnë simptomat e sëmundjeve të tjera, gjithmonë është mirë që të vizitoheni te mjeku. Infeksioni viral mund të konfirmohet nga analiza e materialit të marrë nga gryka, pështyma ose nga hunda. Ekzistojnë disa lloje analizash, në bazë të të cilave mund të konfirmohet shpejt prania e virusit. Gjithësesi, mund të ndodhë që infeksioni të jetë i pranishëm edhe kur analizat janë negative. Reaksioni zinxhiror polimerazë (PCR) që detekton acidin ribonukleinik të virusit ofron një metodë më të saktë.

Komplikimet e gripit
Pasojat e virusit të gripit janë më serioze dhe zgjasin më shumë se pasojat që shkaktohen nga virusi i ftohjes. Gjithsesi, pjesa më e madhe e të sëmurëve nga gripi shërohen plotësisht pas një ose dy javëve. Por një numër i vogël i të sëmurëve, siç janë personat më të vjetër se 50 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe personat e moshave të ndryshme që vuajne nga sëmundje kronike ose që kanë sistem imunitar të dobët janë më të rrezikuar nga komplikimet e gripit. Komplikimet e gripit mund të perfshijne inflamim viral te mushkërive dhe /ose bronhheve, pneumoninë bakteriale të shkallës së dytë, infeksionin e sinuseve dhe të vesh*t…Gripi mund të përkeqësojë problemet e tjera shëndetësore kronike ekzistuese, sidomos ato të lidhura me sistemin e frymëmarrjes dhe zemrën. Duhanpirësit shpesh vuajnë nga gripi dhe janë më të prirur për formën më të rëndë të kësaj sëmundje dhe kanë vdekshmërinë më të lartë nga gripi.
Në disa raste reagimi autoimunitar i nxitur nga infeksioni viral mund të kontribuojë në zhvillimin e komplikimeve, siç është dhe shëmbulli i sindromës Guillain-Barré.

Call now to connect with business.

15/08/2022
30/11/2021

Diagnostifikim i avancuaur Helicobacter Pylori ēshte nje bakter qe infekton stomakun,duodenin(pjesė e pare te zorres se holle)shkatare te Gastritis (inflamacion i mukozes se stomakut),Ulqera peptike,Cancer i stomakut.Rritja e thartires,dhembje stomaku,fryrje,gogesira,ere e keqe e gojes,perzierje,dhembje gryke nga refluxi,vjellje,humbje peshe,prishje e flores normale etj .

10/09/2021

Varianti Delta i SARS-COV-2

Varianti Delta, i njohur edhe si B.1.617.2, u shfaq për herë të parë në Indi, dhe deri më tani është detektuar në më shumë se 70 shtete sipas WHO
Varianti Delta i SARS-COV-2 po shfaqet më infektues se variantet e deritanishme dhe po sjell efekte serioze. Shqetësimi ngrihet sidomos për personat e pavaksinuar dhe për ata që kanë një sistem imunitar më të dobët.
Simptomat më të zakonshme të shfaqura pas infektimit me variantin Delta janë: temperaturë, dhimbje koke, kollë dhe rrufë.
Cilat jane simptomat që shkakton Varianti Delta?
Temperatura e lartë është simptoma e vënë re më shpesh. Niveli i virusit në trup (ngarkesa virale) është më i lartë senë rastin e varianteve të mëparshme. Njerëzit e infektuar me Variantin Delta, fillojnë të shfaqin simptoma serioze në një kohë më të shkurter (3-4 ditë).
Ne Angli, ku varianti Delta përbën 91% të rasteve të reja të infektuara , simptomat më shpesh të hasura janë: dhimbja e kokës, tharje fyti dhe rrufë
Personat në moshë të re mund ta kalojnë në formën e një gripi ose pa simptoma, por ata mund ta transmetojnë virusin te personat më vulnerabël dhe te ato që nuk kanë përfunduar ende ciklin vaksinimit.
Ashtu si dhe për variantet e tjera, duhet treguar kujdes i vecantë kur shfaqen simptoma më serioze si : kollë, marrje fryme, lodhje ose humbje e shijes apo nuhatjes
Sa infektues është Varianti Delta?
Varianti Delta është 30-60% më infektues sesa varianti Alpha (që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar). Ky i fundit po ashtu ka treguar të jetë 30-60% më infektues sesa varianti origjinal që doli për herë të parë në Wuhan, Kinë
Sa të rënda janë pasojat e infektimit nga Varianti Delta në krahasim me Variantet e tjera?
Nga të dhënat e fundit të vëzhguara nga Instituti i Shëndetit Publik në Angli (PHE), varianti Delta mund të shtojë rrezikun e rasteve të rënda që kërkojnë shtrim në spital, në krahasim me variantin Alpha
Në një analizë të bërë nga ky institut (PHE) në më shumë se 38,000 raste të prekura nga Covid-19 në Angli, personat e prekur nga varianti Delta kishin një incidencë 2.61 herë më të lartë, për
Një studim i ri amerikan, tregon, se varianti Delta i virusit Corona mund të depërtojë më lehtë se të tjerët mburojën imunitare të vaksinës. Megjithatë ajo mbron nga sëmundja e rëndë e vdekja.Sasia e virusit tek të infektuarit me variantin Delta është dukshëm më e lartë dhe infektimi mund të transmentohet me lehtësi, thuhet në një raport të brendshëm tëCDC,
Vaksina edhe në rastet e infektimit me Delta mbron me gjasë të madhe nga ecuria e rëndë e sëmundjes apo vdekja.
Studimi ka gjetur se personat e vaksinuar, që kanë nivele më të larta të antitrupave, kanë më pak gjasa që të infektohen me koronavirus.
Sipas raportit të CDC-së, varianti Delta është më i transmetueshëm se variantet e tjera, të cilat thuhet se e kanë fuqinë e transmetimit po aq sa edhe gripi sezonal. Kjo nënkupton se në kushte të caktuara, një person i infektuar me variantin fillestar të COVID-19 mesatarisht mund të infektojë dy deri në tre persona të tjerë. Por, një person i infektur me variantin Delta mund të infektojë deri në nëntë persona të tjerëSipas raportit të CDC-së, varianti Delta është më i transmetueshëm se variantet e tjera, të cilat thuhet se e kanë fuqinë e transmetimit po aq sa edhe gripi sezonal. Kjo nënkupton se në kushte të caktuara, një person i infektuar me variantin fillestar të COVID-19 mesatarisht mund të infektojë dy deri në tre persona të tjerë. Por, një person i infektur me variantin Delta mund të infektojë deri në nëntë persona të tjerëv
Thirje per vakcinim, mbroni veten dhe te tjeret.

02/08/2021

Përdorimi i vitaminës D

Vitamina D është e nevojshme për formimin dhe ruajtjen e kockave të shëndetshme për arsyen e thjeshtë se absorbimi i kalciumit (përbërësi kryesor i kockave) ndodh vetëm nëse vitamina D është e pranishme në trup. Vetë trupi prodhon vitaminë D duke thithur rrezet e diellit nëpërmjet lëkurës, të cilat më pas shndërrohen në formë aktive të vitaminës D – kalciferolit.
se është i rëndësishëm?
Vitamina D e ndihmon trupin të absorbojë mineralin kalcium, i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave të forta. Shenjat e mungesës së vitaminës D përfshijnë prirjen ndaj ftohjeve, lodhjes së shpejtë, brishtësisë së eshtrave dhe kockave, depresionit dhe anksiozitetit.
Vitamina D të mbron nga shumë sëmundjeVitamina D të mbron nga shumë sëmundjeVitamina D të mbron nga shumë sëmundje
Përparësitë e vitaminës D3
Katalizator esencial në riparimin e indeve të kockave tek fëmijët dhekockave tek të rriturit
Forcon absorbimin e kalciumit dhe fosforit
Ndihmon në krijimin e qelizave të reja të lëkurës
Ndihmon në mirëmbajtjen e balancës së sistemit nervor
Mbron nga diabeti
Jep fuqi muskujve
Rrit imunitetin
Sasia e vitaminës D që prodhon trupi juaj varet nga shumë faktorë, përfshirë periudhën e ditës, sezonin, sipërfaqen dhe pigmentimin e lëkurës suaj, në varësi të vendit ku jetoni dhe mënyrës tuaj të jetesës.
Prodhimi i vitaminës D mund të reduktohet ose zhduket plotësisht gjatë muajve të dimrit. Studimet e kohëve të fundit tregojnë se mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë më shumë sëmundje të rrezikshme sesa mendohej më parë. Ndër këto sëmundje studimi përfshin diabetin e tipit 1, sklerozën e shumëfishtë, reumatizmin dhe sëmundje infektive, si tuberkulozi e gripi.Shkencëtarët e dinë prej kohësh se mungesa e vitaminës D çon në sëmundje të kockave si rakitizmi. Por tani ata kanë gjetur edhe lidhjen midis nivelit të ulët të vitaminës D dhe një numër sëmundjesh, përfshi kancerin.
Vitamina D të mbron nga shumë sëmundje
Rekomandim

Për shkak të mungesës së vitaminës D, kockat mund të bëhen të dobëta, të hollë dhe të thyeshme. Mungesa e vitaminës D lidhet gjithashtu me osteoporozën dhe me disa lloje të kancerit. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D me anë të rrezeve të diellit ose me anë të konsumit të ushqimeve të pasura me këtë vitaminë, rekomandohet të përdorni suplemente të vitaminës D. Për personat që vuajnë nga sëmundje të caktuara kronike, doza e Vitaminës D përcaktohet nga mjeku që trajton pacientin.Ushqimet që sigurojnë vitaminën D
Ushqimet e pasura me vitaminë D janë: Peshku yndyror si: ton, skumbri dhe salmoni. Ushqime të fortifikuara me vitaminë D si disa produkte të qumështit, lëng portokalli, qumësht soje dhe drithëra. Mëlçi viçi, djathi, vezët dhe kërpudhat.
Dozimi
Për foshnjat e moshave 0-12 muaj, rekomandohet niveli i marrjes adekuate prej 400 IU në ditë;
1-50 vjeç, 400 deri 800 IU në ditë;
Mbi 50 vjeç e lartë, 800 deri 1000 UI në ditë;
Gratë shtatzëna dhe gjidhënëse 600 IU në ditë.
Shumica e vitaminave përmbajnë vetëm 400 IU (10 mcg) vitaminë D.

01/06/2021

Vaksina anti-COVID

Në botë, ka disa vaksina të autorizuara ose të aprovuara për të parandaluar sëmundjen COVID- 19. Vaksinat ndaj COVID-19 do të ndihmojnë në parandalimin e kesaj sëmundjeje të e rrezikshme dhe vdekjeprurëse.
Duhet te behet caktimi i vlerave te antitupave IgG dhe IgM para marjes se vakcines. Vaksinat e autorizuara ose të miratuara do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes duke zhvilluar në mënyrë të sigurt mbrojtjen (imunitetin) ndaj sëmundjes. Informacioni në vazhdim shpjegon se si trupi lufton infeksionin dhe si funksionojnë vaksinat COVID-19 për të mbrojtur njerëzit duke prodhuar imunitetin ndaj këtij infeksioni. Vaksinat ndaj COVID-19 ndihmojnë trupat tanë të zhvillojnë imunitet ndaj virusit që shkakton këtë sëmundje pa pasur nevojë të sëmuremi. funksionojnë në mënyra të ndryshme për të ofruar mbrojtje, por me të gjitha llojet e vaksinave, trupi mbetet me një sasi të limfociteve T të kujtesës si dhe limfociteve B që do të kujtojnë se si të luftojnë atë virus në të ardhmen.
Zakonisht duhen disa javë që trupi të prodhojë limfocite T dhe limfocite B pas vaksinimit. Ndonjëherë pas vaksinimit, procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë shenja të tilla si ethe etj. Këto shenja janë normale dhe janë një tregues që trupi po përpiqet për të krijuar imuniteVaksinat e m-ARN-së (ARN mesazhere) përmbajnë material nga virusi që shkakton COVID-19 dhe që u jep qelizave tona udhëzime se si të krijojmë një proteinë të padëmshme Ato nuk mund të shkaktojnë COVID-19.
Vaksinat e mARN-së nuk përdorin virusin e gjallë që shkakton COVID-19.
Ato nuk ndikojnë ose nuk ndërveprojnë me ADN-në tonë në asnjë mënyrë.
mARN nuk hyn asnjëherë në bërthamën e qelizës, aty ku mbahet ADN-ja (materiali ynë
gjenetik).
Qeliza copëton dhe eleminon mARN e ardhur nga vaksina pas nje procesi.që është unike për virusin. Qelizat tona pasi bëjnë kopje të proteines, shkatërrojnë materialin gjenetik të ardhur nga vaksina. Trupat tanë e njohin faktin që proteina nuk duhet të jetë aty dhe zhvillojne limfocitet T dhe B të cilet do të kujtojnë se si të luftojmë virusin që shkakton COVID-19 nëse infektohemi në të ardhmen.
Vaksinat me pjesëza të proteinave përfshijnë pjesë (proteina) të padëmshme të virusit që shkakton COVID-19 në vend së të tërë virusit. Pas marrjes së vaksinës, sistemi ynë imunitar njeh proteinat nuk i përkasin trupit dhe fillon të krijojë limfocite T dhe antitrupa. Nëse infektohemi në të ardhmen, qelizat e kujtesës do ta njohin dhe luftojnë virusin.Bazuar në të dhënat që kemi deri tani, ato duken të sigurta. Tre kompanitë e barnave që kanë ndarë rezultatet e studimeve të hershme thanë se nuk ka patur shqetësime serioze të sigurisë midis dhjetëra mijëra njerëzve vullnetarë te cilet moren pjesë në prova. .Vaksinat Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca administrohen secila në dy doza. Pfizer-it i jepet 21 ditë diferencë, Moderna-s 28 ditë, dhe AstraZeneca të paktën me diferencë një muaj. Është e paqartë nëse imuniteti i pjesshëm do të fitohej pas marrjes së dozes se parë, sepse provat janë përqendruar në atë se sa mirë funksionojnë vaksinat pas dy dozave. Vaksinat e tjera, të tilla si ajo që po zhvillohet nga Johnson & Johnson, mund të administrohen në një doza.
Njohja e fakteve është me rëndësi thelbësore për t’u përgatitur siç duhet dhe për ta mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t'iu referoheni vetëm burimeve të besueshme kur kërkoni informacione dhe këshilla ,higjiena dhe ngritja e vetedijes ne lidhje me Sars Cov-19.
Percjellen antitrupat nga specialistet e fushes dhe gjithmone ne konsulltime me Dr

19/10/2020

Proteina C-Reaktive CRP

Proteina C-reaktive (CRP) është një proteinë e prodhuar në mëlçi, sasia e të cilës matet në gjak. Ajo shfaqet në përqëndrime të larta, kur ka ndonjë inflamacion në trup, ndryshe nuk gjendet vetëm në sasi gjurmë.

Normalisht, përqendrimet e proteinës C-reaktive në gjak janë të ulëta.

Vlerat normale të CRP-së:
< 6mg / L

Analiza nuk lejon për të kuptuar se ku është i lokalizuar inflamacioni dhe për këtë arsye nuk lejon gjetjen e saktë të diagnozës, por është tregues i një situate të inflamacionit që mund të kërkojnë hetim të mëtejshëm; për shembull, ajo mund të jetë e nevojshme për të zbuluar ose të monitoruar situatat si:
●Një infeksion i rëndë bakterial, të tilla si sepsis,
●Një infeksion fungal,
●Sëmundje inflamatore pelvike (PID).

Analiza është gjithashtu e dobishme në monitorimin e pacientëve me sëmundje kronike inflamatore për të konfirmuar efektivitetin e trajtimit:
▪Sëmundja inflamatore e zorrëve,
▪Disa forma të artritit
▪Sëmundjet autoimune, të tilla si lupus ose vaskulit

Analiza Proteina C-reaktive mund të përdoret gjithashtu për të vlerësuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve së arterieve koronare, një gjendje në të cilën arteriet e zemrës ngushtohen derisa arrijnë të shkaktojnë një atak në zemër.

Faktorët që ndikojnë në vlerat e analizës

Disa medikamente - të tilla si pilula e kontrollit të lindjes, statinat, barnat anti inflamatore (NSAIDs), duke përfshirë ibubrofen dhe Acetaminophen (paracetamol), mund të ndryshojë rezultatin e analizës.

Edhe obeziteti mund të ndikojë në rezultat, si dhe gratë shtatzëna në moshat e avancuara.Proteina reaktive C (CRP) është një proteinë që rritet në gjak me inflamacion dhe infeksion, si dhe pas një sulmi në zemër, operacionit ose traumës. Studimet kanë sugjeruar që një nivel i ulët i vazhdueshëm i inflamacionit luan një rol kryesor në arteriosklerozën, ngushtimin e enëve të gjakut për shkak të ngritjes së kolesterolit dhe lipideve të tjera, e cila shpesh shoqërohet me sëmundje kardiovaskulare (CVD).
Testi hs-CRP saktë mat nivele të ulëta të CRP për të identifikuar nivele të ulëta por të vazhdueshme të inflamacionit dhe kështu ndihmon në parashikimin e rrezikut të një personi për zhvillimin e CVD.CRP është një shënues i inflamacionit, një proces që mund të ndikojë në një numër sistemesh apo organesh. Shumica e studimeve deri më tani janë përqendruar në sëmundjet e zemrës, por hulumtimet e reja tregojnë se të kesh CRP në interval të lartë normal mund të shoqërohet edhe me sëmundje të tjera si kanceri i zorrës së trashë, ndërlikimet e diabetit dhe mbipesha etj .
Këto nivele normale por pak të larta të CRP në individë ndryshe të shëndetshëm mund të parashikojnë rrezikun e ardhshëm të një sulmi në zemër, goditje në tru, vdekje të papritur kardiake dhe sëmundje arteriale periferike, edhe kur nivelet e kolesterolit janë brenda një kufiri të pranueshëm.hs-CRP mund të jetë një shënues jo vetëm tek njerëzit me sa duket të shëndetshëm, kanë treguar studimet e fundit. Të rriturit me sëmundje kongjenitale të zemrës (ACHD) me CRP të ngritur kanë status më të dobët funksional dhe aftësie ushtrimore, rrezik më të madh për vdekje ose shtrimin në spital kardiovaskular jo të zgjedhur.

PYETJE DHE PËRGJIGJE TË SHPESHTAVIRUSI DHE SËMUNDJA NGA COVID-19 Çfarë është koronavirusi?Koronaviruset (CoV) janё një f...
15/07/2020

PYETJE DHE PËRGJIGJE TË SHPESHTA

VIRUSI DHE SËMUNDJA NGA COVID-19



Çfarë është koronavirusi?
Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Ato janë të përhapur në shumë lloje të kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.

Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin 1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm si: 229E (alpha coronavirus), NL63 (alpha coronavirus, OC43 (beta coronavirus) dhe HKU1 (beta coronavirus).

Në shekullin 21 dy koronavirus me patogenitet të lartë si SARS – CoV që shkakton Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dhe MERS – CoV që shkakton Sindromin Respirator të Lindjes së Mesme u transmetuan nga rezevuaret e kafshëve si: nje nga llojet maceve te egra dhe devete tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë.

Koronavirusi i ri COVID- 19

Në 31 dhjetor 2019, pati disa raste me pneumoni në Wuhan, provinca Hubei, Kinë ku shumica e tyre raportonin ekspozim në një treg të madh të produkteve të detit ku sh*teshin shumë lloje të kafshëve të gjalla. Të dhënat paraprake tregojnë se 2019 – nCoV ka homologji për disa amino acide me SARS – CoV dhe mund të përdorë si receptor ACE2. Që prej 11 shkurt 2020 sëmundja e shkaktuar nga ky virus u quajt COVID-19 (CO- lidhet me Koronavirus; VI- lidhet me virusin; D-lidhet me sëmundjen (Disease) dhe ’19 lidhet me vitin) ndersa virusi u emertuar SARS-CoV-2.



Nga vjen Koronavirusi?
Koronavirusi qarkullon në kafshë, dhe disa prej koronaviruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që koronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu.



SIMPTOMAT

Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me Koronavirus?
Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Sa i rrezikshëm është virusi i ri?
Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ri nga COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje. Rrallëherë mund të jetë fatale.

Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Cili është ndryshimi midis simptomave të gripit, një ftohje të zakonshme dhe Koronavirus i ri?
Simptomat janë të ngjashme dhe përbëhen nga kollë, ethe, ftohje. Sidoqoftë, ato shkaktohen nga viruse të ndryshme, prandaj, në rast të dyshimit për Koronavirus, është e nevojshme të kryhen teste laboratorike për të konfirmuar diagnozën.

Sa zgjat periudha e inkubacionit?
Periudha e inkubacionit paraqet periudhën e kohës midis infeksionit dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri në maksimumi 14 ditë.



MËNYRA E TRANSMETIMIT TË INFEKSIONIT NGA COVID-19

A mund të transmetohen Koronaviruset dhe Koronavirus i ri nga një person tek tjetri?
Po, disa koronaviruse mund të transmetohen nga një person tek tjetri, zakonisht pas kontaktit të ngushtë me një pacient të infektuar, për shembull midis anëtarëve të familjes ose në një mjedis të kujdesit shëndetësor.

Koronavirus i ri, përgjegjës për sëmundjen e COVID-19 gjithashtu mund të transmetohet nga një person tek tjetri përmes kontaktit të ngushtë me një rast të infektuar.



Si transmetohet Koronavirus i ri nga një person tek tjetri?
Koronavirus i ri është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë. Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet:

pështymës, kollitjes dhe teshtitjes
kontakteve personale të drejtpërdrejta
duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën apo sytë
në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal.
Zakonisht sëmundjet e frymëmarrjes nuk transmetohen me ushqim, i cili në çdo rast duhet të trajtohet duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar.

Gjithsesi, ende vazhdojnë studimet për të kuptuar më mirë se si transmetohet ky lloj virusi.



Cili është përkufizimi i “kontaktit të ngushtë”?
Sipas ECDC, “kontakt i ngushtë” do të konsiderohen:

Çdo person qe jeton në të njëjtën shtëpi.
Çdo person qe ka kontakt menjëherë me një rast ose me lëngjet trupore ose mostrat laboratorike.
Çdo punonjes shendetesor qe ka dhene direkt kujdes shendetesor per pacientet me 2019-nCoV, ka punuar me punonjes shendetesor te infektuar me 2019-nCoV.
Çdo person apo persona qe kane vizituar paciente, apo kane qendruar ne te njejtin mjedis te kujdesit shëndetësor me pacient me 2019-nCoV sidomos, kur rasti i është nënshtruar një procedure që gjeneron aerosol.
Çdo person qe punon ne afersi dhe ngushtesisht apo ka qene ne te njejtin mjedis te mbyllur si psh. klase ne shkolle me pacient me 2019-nCoV.
Çdo person qe ka qëndruar brenda 2 metrave në distancë nga rasti, në çdo mjedis që nuk është përmendur më lart për çfarëdolloj kohe.
Çdo person qe ka udhetuar sebashku me nje pacient ose me shume paciente me 2019-nCoV me cfaredo lloj mjeti.
Personat që udhëtojnë në avion në të njëjtin rresht ose në dy rreshtat para dhe pas një rasti të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19; shoqëruesit e udhëtimit ose kujdestarët; dhe anëtarët e ekuipazhit që kanë shërbyer në seksionin e avionit ku ishte ulur “rasti”. Nëse “rasti” ka një simptomatologji të rëndë ose ka lëvizur brenda avionit, çka tregon ekspozim më të madh të pasagjerëve, duhen konsideruar si kontakte të ngushta të gjithë pasagjerët të ulur në të njëjtin seksion të avionit ose në të gjithë avionin.


Si të trajtojmë “kontaktin e ngushtë” të një rasti të konfirmuar me COVID-19?
Çdo individ që raporton çfaredolloj kontakti me një rast të dyshuar, të mundshëm ose të konfirmuar me 2019 n-CoV duhet të raportohet pranë NJVKSH-së përkatëse menjëherë, dhe më pas, prej NJVKSH ose pranë ISHP-së me formularin e hetimit. Kjo procedurë duhet të kryhet menjëherë dhe brenda 24 orëve.

Sa më shpejt të jetë e mundur, NJVKSH në bashkëpunim me ISHP-në, fillon identifikimin e personave që kanë patur të njëjtin ekspozim si rasti i dyshuar apo i mundshëm (subjekte të ko- ekspozuara) dhe subjekteve që kishin kontakt të ngushtë me rastin gjatë periudhës së tij simptomatike ose dhe perpara shfaqjes se shenjave klinike .

Në pritje të konfirmimit të rastit, për shkak të paqartësive të rëndësishme të deritanishme në lidhje me këtë sëmundje cdo kontakt duhet te mbahet ne vetekarantine dhe pas konfirmimit te rastit, kontaktet qendrojne ne vetekarantine apo ne nje mjedis te pershtatur si karantine per te siguruar distancimin social te tyre duke zbatuar rregullat e karantines.



Kush mund të infektohet nga Koronavirus i ri?
Personat të cilët jetojnë ose kanë udhëtuar në zona të infektuara me Koronavirus-in e ri mund të rrezikojnë infeksionin. Aktualisht, Koronavirusi i ri po qarkullon në Kinë ku raportohet numri më i madh i rasteve. Në vendet e tjera, shumica e rasteve të raportuara kohët e fundit kanë udhëtuar në Kinë. Pak raste të tjera kanë ndodhur tek ata që kanë jetuar ose bashkëpunuar ngushtë me njerëz të infektuar në Kinë. Po ashtu ka vende ku ka qarkullim komunitar si psh ne Korene e Jugut, Hong Kong, Japoni, Tailande, si dhe kohet e fundit ne Itali.



A mund të përhapet infeksioni nga Koronavirus i ri nga një rast që nuk ka simptoma (rast asimptomatik)?
Sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, njerëzit simptomatikë janë shkaku më i shpeshtë i përhapjes së virusit. OBSH e konsideron të rrallë infeksionin nga Koronavirusi përpara se të shfaqen simptomat megjithse eshe kjo mundesi ekziston.



A është e vërtetë që Koronavirusi i ri mund të transmetohet përmes kontaktit me shufrat apo dorezat mbajtëse të autobusëve duke qenë afër një personi që kollitet?
Bazuar në të dhënat e disponueshme, konsiderohet shumë e pamundur që një infeksion të mund të merret përmes shufrave apo dorezave mbajtëse të autobusit. Nga ana tjetër, aktualisht jemi në mes të sezonit të gripit. Prandaj, nëse shfaqen simptoma të tilla si ethe, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje koke dhe, veçanërisht, vështirësi në frymëmarrje, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Sidoqoftë, për të parandaluar infeksionet, përfshirë infeksionet e frymëmarrjes, është praktikë e mirë të lani duart shpesh dhe me kujdes pasi të prekni objektet dhe sipërfaqet potencialisht të ndotura para se të prekni fytyrën, sytë dhe gojën.



A janë profesionistët e kujdesit shëndetësor në rrezik për t’u nfektuar nga Koronavirus i ri?
Po, ky grup profesionistësh është në rrezik, pasi ata bien në kontakt me pacientët më shpesh sesa popullata e përgjithshme. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon që profesionistët e kujdesit shëndetësor të zbatojnë masat e duhura parandaluese dhe kontrolluese për infeksionet në përgjithësi dhe infeksionet e frymëmarrjes në veçanti.





SIPËRFAQET DHE HIGJIENA



Cilat janë rregullat për dezinfektimin / larjen e duarve?
Larja e duarve dhe dezinfektimi janë çelësi për parandalimin e infeksionit. Duhet të lani duart shpesh dhe tërësisht me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdoret gjithashtu një solucion për duart me bazë alkooli (përqendrimi i alkoolit të paktën 60%).



Sa kohë mbijeton Koronavirus i ri në sipërfaqe?
Informacionet paraprake tregojnë që virusi mund të mbijetojë disa orë, edhe pse është ende në studim. Përdorimi i dezinfektuesve të thjeshtë është në gjendje të vrasë virusin duke frenuar aftësinë e tij për të infektuar njerëzit, për shembull dezinfektuesit që përmbajnë 75% alkool (etanol) ose 1% me bazë klori (zbardhues).



A është e sigurt marrja e pakove nga Kina ose vendet e tjera ku është identifikuar virusi?
PO, është e sigurt. OBSH deklaron se njerëzit që marrin pako nuk rrezikojnë të bien në kontakt me Koronavirus-in e ri, sepse ai nuk është në gjendje të mbijetojë në sipërfaqe për një kohë të gjatë.





KAFSHËT



A mund të infektohen njerëzit me Koronavirusin e ri, nga kafshët?
Hetimet e hollësishme kanë zbuluar se, në Kinë në 2002, SARS-CoV u transmetua nga macet te njerëzit dhe, në vitin 2012 në Arabinë Saudite, MERS-CoV nga gamilet te njerëzit. Njihen shumë koronaviruse që qarkullojnë në kafshë, por që ende nuk kanë infektuar njerëzit. Ndërsa sistemi i survejancës përmirësohet në të gjithë botën, ka të ngjarë të identifikohen më shumë koronaviruse. Burimi i kafshëve të Koronavirusit të ri nuk është identifikuar ende. Supozohet se rastet e para njerëzore në Kinë rrjedhin nga një burim shtazor.



A mund të infektohem nga kafshët që unë kam?
JO, për momentin nuk ka asnjë provë shkencore që kafshët shtëpiake, si qen dhe mace, bartin virusin ose mund ta përhapin atë. Por, rekomandohet të lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose duke përdorur solucion me bazë alkooli pas kontaktit me kafshët.



A është e mundur importi i kafshëve ose produkteve shtazore nga Kina?
Për shkak të pranisë së disa sëmundjeve ngjitëse të kafshëve në Kinë, vetëm disa kafshë të gjalla dhe produkte të kafshëve të papërpunuara janë të autorizuar për tu importuar në Bashkimin Evropian nga Kina.

Nuk ka asnjë provë që ndonjë prej kafshëve, ose produktet me origjinë shtazore, të autorizuar për të hyrë në Bashkimin Evropian paraqesin një rrezik shëndetësor për qytetarët e BE-së për shkak të pranisë së SARS-CoV-2 në Kinë.



A është e mundur të importojmë produkte ushqimore nga Kina?
Ashtu si me importet e kafshëve dhe produkteve shtazore, për shkak të situatës së shëndetit të kafshëve në Kinë, vetëm disa produkte ushqimore me origjinë shtazore janë të autorizuara për import në BE nga Kina, me kusht që ato të plotësojnë kërkesat e rrepta shëndetësore dhe të jenë të kontrolluar.

Për të njëjtat arsye, udhëtarët që hyjnë në territorin doganor të BE-së nuk u lejohet të mbajnë në bagazhin e tyre mish, produkte mishi, qumësht ose produkte të qumështit.



PARANDALIMI, DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI



Si mund ta mbroj veten nga Koronavirusi i ri?
Koronavirusi shkakton simptoma tipike respiratore. Më poshtë paraqiten rekomandimet kryesore:

Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;
Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;
Mbani një distancë të caktuar – të paktën një metër – nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur kolliten ose teshtijnë ose nëse kanë ethe, sepse virusi gjendet në spërklat e pështymës dhe mund të transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes në distancë të afërt.
Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;
Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë Koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;
Mënjanoni konsumin e produkteve të mish*t të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;
Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë;
Mos harroni se ka disa shkaktarë të sëmundjeve respiratore dhe Koronavirusi i ri mund të jetë njëri prej tyre. Nëse keni simptoma të lehta dhe nuk keni qenë kohët e fundit në Kinë, qëndroni në shtëpi derisa simptomat të lehtësohen duke zbatuar masa higjenike, të cilat përfshijnë higjienën e duarve dhe atë respiratore.


A transmetohet virusi përmes rrugës ushqimore?
Zakonisht sëmundjet respiratore nuk transmetohen me ushqim, i cili megjithatë duhet të trajtohet duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar.

A duhet të mbaj maskë për tu mbrojtur?
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mbani një maskë vetëm nëse dyshoni se mund të jeni infektuar me Koronavirusin e ri dhe keni simptomave të tilla si kollë, teshtitje ose nëse jeni duke u kujdesur për një person të dyshuar për infeksion me Koronavirusin e ri (udhëtimi i fundit në Kinë dhe simptomat e frymëmarrjes). Përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e sperklave dhe nepermjet tyre te virusit, por duhet të ndiqet edhe me masat e tjera të higjienës respiratore dhe të duarve. Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura).

Si duhet ta vesh dhe heq maskën?
Ja se si duhet të veproni:

përpara se të vendosni maskën, lani duart tuaja me sapun dhe ujë ose me një solucion me bazë alkooli.
mbuloni gojën dhe hundën me maskë, duke u siguruar që të përshtatet mirë me fytyrën tuaj.
mos e prekni maskën gjatë vendosjes- nëse e prekni, lani duart.
kur maska laget apo zbutet nga lagështira, zëvendësojeni atë me një të re dhe mos e përdorni përsëri; në fakt ato janë maska me një përdorim.
hiqeni maskën duke e kapur atë nga llastiku dhe mos prekni pjesën e përparme të maskës;
hidheni menjëherë në një çantë të mbyllur dhe lani duart.
Kur një rast quhet i konfimuar me Koronavirus të ri?
Kur ai rezulton pozitiv gjatë testimit me metoda molekulare për 2019-nCoV
Çfarë duhet bërë kur dyshohet për një rast me Koronavirusin e ri?
Në kontekstin e shfaqjes së një agjenti infektiv, për të cilin nuk njihet mire menyra e transmetimit të drejtpërdrejtë nga njeriu te njeriu dhe rreziku epidemik dhe biologjik, çdo rast i dyshuar duhet të trajtohet sipas procedurës së përgjithshme bazuar ne ligjin per semundjet infektive,te lajmrohet ne QKMF pastaj ne repartin e infektives.

A ka vaksinë për këtë lloj të ri të Koronavirusit?
Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re.

A ka trajtim për COVID-19?
Aktualisht nuk ka një trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga koronavirusi. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit. Kujdesi mbështetës mund të jetë shumë efektiv. Vazhdon studimi për terapitë specifike.

A mund të jenë antibiotikët të dobishëm në parandalimin e infeksionit të ri të Koronavirusit?
JO, antibiotikët nuk janë efektivë kundër viruseve, por funksionojnë vetëm kundër infeksioneve bakteriale si preventive.


REKOMANDIME PER UDHËTARËT

Çfarë rekomandohet për udhëtar

Nëse shkoni në Kinë, në zonat në rrezik, rekomandohet të vaksinoheni kundër gripit sezonal të paktën dy javë para udhëtimit.Vaksinimi ndaj gripit të paktën dy javë para nisjes është për të bërë më të lehtë diagnozën dhe menaxhimin e rasteve të dyshuara, duke pasur parasysh simptoma të ngjashme midis koronavirusit dhe gripit, për të shmangur bashkëjetesën e dy viruseve në të njëjtin organizëm dhe për të zvogëluar hyrjen në dhomën e urgjencës për komplikime nga gripi.

Rekomandohet gjithashtu të shmangni vizitat në tregjet e produkteve ushqimore të freskëta me origjinë shtazore dhe kafshëve të gjalla, të shmangni kontaktin me njerëzit që kanë simptoma të frymëmarrjes dhe të lani duart shpesh.

Nëse një person zhvillon simptoma të frymëmarrjes (kollë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje) ndërsa është në zonat e rrezikut, duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Vishni një maskë kirurgjikale nëse jeni në kontakt me persona të tjerë
lani rregullisht duart.


Sa do të zgjasë ky shpërthim epidemik?
Aktualisht nuk është e mundur të parashikohet se sa do të zgjasë shpërthimi epidemik nga Koronavirusi i ri dhe si do të zhvillohet. Kemi të bëjmë me një virus të ri dhe prandaj mbeten shumë paqartësi. Për shembull, nuk dihet nëse transmetimi do të ulet gjatë verës, siç vërehet për gripin sezonal.



SHTATZËNIA

A kanë gratë shtatzëna ndonjë rrezik më të lartë për të zhvilluar forma të rënda të COVID-19?
Nuk ka të dhëna shkencore mbi ndjeshmërinë e grave shtatzëna ndaj virusit. Shtatzënia përfshin ndryshime në sistemin imunitar që mund të rrisin rrezikun e marrjes së infeksioneve virale të frymëmarrjes, përfshirë edhe ato nga Koronaviruset. Përveç kësaj, gratë shtatzëna mund të tregojnë një rrezik të rritur të zhvillimit të një forme të rëndë të infeksioneve virale të frymëmarrjes.

Gjithsesi, lidhur me transmetimin e COVID-19 edhe për gratë shtatzëna, rekomandohet të ndërmarrin veprime normale parandaluese për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, siç është larja e duarve shpesh dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë.
KUJDES,HIGJIENE,MASKA ,DISTANCA-PA PANIKE

Address

Pejë
30000

Telephone

037744328470

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Vanina Kryeziu Gafuri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category