Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Pejë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Pejë QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE PEJË

APEL PËR DHURIM VULLNETAR TË GJAKUTTë nderuar qytetarë,Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në bashkëpunim me QKMF...
28/10/2025

APEL PËR DHURIM VULLNETAR TË GJAKUT

Të nderuar qytetarë,

Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në bashkëpunim me QKMF-në Pejë, ju fton që të bëheni pjesë e një akti fisnik e human: dhurimit vullnetar të gjakut.

Çdo pikë gjaku e dhuruar nga ju mund të shpëtojë jetë. Pacientët tanë në spitale, të lënduarit dhe të sëmurët kanë nevojë për ndihmën tonë. Dhurimi i gjakut është një gjest solidariteti që e bën shoqërinë tonë më të fortë dhe më humane.

Vendi: QKMF – Pejë
Dita: E mërkurë
Data: 29.10.2025
Ora: 11:00 – 14:00

Ftojmë të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë të përgjigjen kësaj thirrjeje me zemër. Le të kontribuojmë së bashku për të shpëtuar jetë dhe për të dhënë shpresë aty ku ajo është më së shumti e nevojshme.

Humanizmi është vepër. Eja dhe dhuro jetë!

Pas një karriere të gjatë e të përkushtuar në shërbim të pacientëve dhe institucionit tonë, infermierja Ferasete Beqiri ...
11/10/2025

Pas një karriere të gjatë e të përkushtuar në shërbim të pacientëve dhe institucionit tonë, infermierja Ferasete Beqiri po i jep fund rrugëtimit të saj profesional për t’u pensionuar.

Që nga viti 1979, ajo ka qenë pjesë e pandashme e ekipit tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor, me përkushtim, profesionalizëm dhe humanitet të rrallë.

Në emër të të gjithë kolektivit, i shprehim mirënjohje dhe falënderim të thellë për punën, korrektësinë dhe shembullin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve.

I urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të qeta e të bukura në këtë fazë të re të jetës!

Address

Madeleine Albright
Pejë
30.000

Telephone

+38339421418

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category