30/01/2025
E nderuar familje e Dr. Bajramit, kolegë dhe miq të tij të dashur,
Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, njëherësh Nënkryetarit të FSSHK-së, Dr. Bajram Kryeziut. Humbja e tij është një boshllëk i pazëvendësueshëm, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të punonim me të.
Dr. Bajrami ishte më shumë se një profesionist i shkëlqyer; ai ishte një njeri fisnik, i përkushtuar ndaj pacientëve të tij, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë dhe të japë nga dija dhe përvoja e tij. Ai ishte një shembull dhe do të mbetet frymëzim për të gjithë ne.
Në këtë moment të vështirë, ne ndajmë dhimbjen me familjen e tij dhe lutemi që ta gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë të gjalla në mendjet dhe zemrat tona.
Ngushëllime të sinqerta!
Tevide Imeri
Kryetare e FSSHK-së