04/05/2026
✨ Një kapitull i ri profesional ✨
Me shumë përkushtim dhe dashuri për profesionin, ju njoftoj se tashmë ofroj shërbime si Specialiste e Alergologjisë dhe Imunologjisë në Gjakovë në Inlab.ks
🌼 Alergjitë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, por me qasje të duhur ato mund të diagnostikohen saktë dhe të mbahen nën kontroll.
🔬 Vlerësim të detajuar dhe qasje individuale
🧪 Diagnostikim modern (skin prick test në alergjen inhalator dhe ushqimor , patch test dhe spirometrinë)
💊 Trajtim të personalizuar sipas nevojës
Qëllimi im është t’ju ndihmoj të jetoni më lehtë dhe pa shqetësime nga alergjitë.
📍 Gjakovë
Ju mirëpres për konsulta profesionale 🤍
Me kënaqësi të veçantë ju prezantojmë Dr. Greta Begolli Stavileci, Specialiste e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike, e cila i bashkohet ekipit tonë profesional.
Dr. Begolli Stavileci ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka kryer specializimin në Alergologji dhe Imunologji Klinike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ajo është candidate per titullin Doktor i Shkencave dhe gjithashtu e angazhuar në mësimdhënie si asistente në lëndën e Imunologjisë në Universitetin e Prishtinës, duke kontribuar në edukimin e gjeneratave të reja të mjekëve.
Angazhimi i saj akademik dhe pjesëmarrja aktive në kërkim shkencor ndërkombëtar e pozicionojnë si një profesioniste të përkushtuar ndaj kujdesit cilësor dhe inovativ për pacientët.
Shërbimet e ofruara nga Dr. Greta :
- Vlerësim klinik të detajuar dhe qasje të personalizuar diagnostike
- Testime alergjike të lëkurës (Prick test për alergjenë ajrorë dhe ushqimorë)
- Patch test për diagnostikimin e dermatiteve
- Spirometri për vlerësimin e funksionit pulmonar
Mirë se vini në një nivel të ri të kujdesit shëndetësor.
📞 Per termine na kontaktoni ne: 049-101-181
📍inLab - Gjakovë
🕖07:00 - 20:00🕗