Dr. Teeth Clinic

Dr. Teeth Clinic Kujdes dentar & Estetikë moderne

Rikonstruksion estetik dhe funksional me kompozit!Tek ky rast është realizuar mbushje me kompozit me qëllim rikthimin e ...
12/04/2026

Rikonstruksion estetik dhe funksional me kompozit!

Tek ky rast është realizuar mbushje me kompozit me qëllim rikthimin e kafshimit korrekt dhe përmirësimin e estetikës. Është punuar me kujdes për të arritur një harmoni natyrale të formës dhe funksionit, duke respektuar morfologjinë individuale të dhëmbëve.

Ngjyra është përzgjedhur në bashkëpunim me pacientin, sipas dëshirës së tij për një pamje sa më natyrale, jo artificiale, duke ruajtur transparencën dhe karakteristikat reale të smaltit.

Dr. Teeth Clinic 👌

Në Dr Teeth Clinic, rikthim i estetikës dhe funksionit përmes trajtimit protetik. Nga një gjendje me konsumim, diskolori...
10/04/2026

Në Dr Teeth Clinic, rikthim i estetikës dhe funksionit përmes trajtimit protetik. Nga një gjendje me konsumim, diskolorim dhe mungesë harmonie dentare, në një buzëqeshje të rregullt, natyrale dhe të balancuar.

Punim protetik fiks 👌Estetikë natyrale, formë e harmonizuar dhe përshtatje perfekte për një buzëqeshje të bukur dhe funk...
03/04/2026

Punim protetik fiks 👌
Estetikë natyrale, formë e harmonizuar dhe përshtatje perfekte për një buzëqeshje të bukur dhe funksionale

Dr. Teeth Clinic🦷

Falënderim i veçantë për Shkollën “Mileniumi i Tretë” dhe për mësuesen Drita Halitaj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe b...
19/03/2026

Falënderim i veçantë për Shkollën “Mileniumi i Tretë” dhe për mësuesen Drita Halitaj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e dhënë. Ishte një kënaqësi e madhe të mirëprisnim nxënësit në klinikën tonë dhe të ndanim me ta njohuri mbi rëndësinë e shëndetit oral dhe kujdesit për buzëqeshjen. Momente të tilla na motivojnë të vazhdojmë të kontribuojmë në edukimin e brezave të rinj, pasi një buzëqeshje e shëndetshme fillon me dije dhe kujdes që në moshë të hershme.

Falemnderit për besimin dhe vizitën e këtyre nxënësve të mrekullueshëm 😀
19/03/2026

Falemnderit për besimin dhe vizitën e këtyre nxënësve të mrekullueshëm 😀

⚠️ Një dhimbje e vogël sot… mund të bëhet një problem i madh nesër.Ky është një shembull real i një dhëmbi me infeksion ...
10/03/2026

⚠️ Një dhimbje e vogël sot… mund të bëhet një problem i madh nesër.
Ky është një shembull real i një dhëmbi me infeksion të avancuar, ku për shkak të dëmtimit të madh dhe përhapjes së infeksionit, nxjerrja ishte trajtimi i vetëm i sigurt për pacientin.
Ndërhyrja u realizua në mënyrë profesionale dhe të kontrolluar, duke eliminuar burimin e infeksionit dhe duke lehtësuar menjëherë dhimbjen.
Kujdesi dentar në kohë mund të shpëtojë dhëmbin dhe të shmangë ndërhyrje më të mëdha.

Mos e injoroni dhimbjen – shëndeti i buzëqeshjes suaj fillon me një kontroll në kohë.

Zëvendësimi i dhëmbit  të humbur me urë zirkoni ✨Rikthe buzëqeshjen dhe funksionin me estetikë maksimale 🦷Urat me zirkon...
23/02/2026

Zëvendësimi i dhëmbit të humbur me urë zirkoni ✨

Rikthe buzëqeshjen dhe funksionin me estetikë maksimale 🦷
Urat me zirkon ofrojnë qëndrueshmëri të lartë, pamje shumë natyrale dhe rezistencë afatgjatë.

Një buzëqeshje e bardhë është aksesor perfekt. Për pak kohë, shijoni 25% zbritje në seancat tona të zbardhjes. ✨
12/02/2026

Një buzëqeshje e bardhë është aksesor perfekt. Për pak kohë, shijoni 25% zbritje në seancat tona të zbardhjes. ✨

11/02/2026
23/01/2026

🦷 Vizitë edukative e nxënësve të German School of Kosova në Dr. Teeth Clinic

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e German School of Kosova në një vizitë edukative në Dr. Teeth Clinic. Gjatë kësaj vizite, fëmijët u njohën nga afër me ambientin e klinikës stomatologjike, instrumentet bazë dhe rëndësinë e higjienës orale në përditshmëri.

Nëpërmjet një prezantimi të thjeshtë dhe interaktiv, nxënësit mësuan si të kujdesen për dhëmbët e tyre, sa shpesh duhet t’i lajnë, si dhe pse vizitat e rregullta te dentisti janë shumë të rëndësishme për shëndetin oral. Vizita u shoqërua me pyetje interesante nga fëmijët dhe këshilla praktike nga stafi ynë profesional.

Kjo përvojë synon të krijojë tek fëmijët një raport pozitiv me stomatologun dhe të nxisë zakone të shëndetshme që në moshë të vogël. Falënderojmë German School of Kosova për bashkëpunimin dhe interesimin e treguar! 😊

Ambient modern, teknologji bashkëkohore dhe kujdes maksimal për çdo buzëqeshje. 🦷✨Në Dr. Teeth, komoditeti dhe profesion...
19/01/2026

Ambient modern, teknologji bashkëkohore dhe kujdes maksimal për çdo buzëqeshje. 🦷✨

Në Dr. Teeth, komoditeti dhe profesionalizmi bashkohen për t’ju ofruar një përvojë të sigurt dhe të këndshme dentare.

COMPOSITE BONDING ✨Nga para te pas – një transformim i vogël që bën dallim të madh! 😁Me composite bonding, buzëqeshja ju...
16/01/2026

COMPOSITE BONDING ✨

Nga para te pas – një transformim i vogël që bën dallim të madh! 😁

Me composite bonding, buzëqeshja juaj fiton formë, harmoni dhe shkëlqim natyral, pa ndërhyrje të komplikuara.

📍 Zgjidhje estetike, e shpejtë dhe efektive
💎 Rezultat natyral dhe elegant

📞 Na kontaktoni dhe bëni hapin e parë drejt buzëqeshjes që meritoni.

Address

Rr. Malush Kosova, Kryqëzimi I Rrugës A & B
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 11:00 - 19:00
Tuesday 11:00 - 19:00
Wednesday 11:00 - 19:00
Thursday 11:00 - 19:00
Friday 11:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 13:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Teeth Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share